---
description: Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është konfir
title: "Vitia: Konfirmohet shtatzënia e parë pas IVF-së në QKUK"
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/12/30efb4bd-0882-4e62-b4e0-84c0a9140ba8.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Vitia: Konfirmohet shtatzënia e parë pas IVF-së në QKUK

![QKUK](https://resources.koha.net/images/2026/March/12/30efb4bd-0882-4e62-b4e0-84c0a9140ba8.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 12 mars 2026 18:38
- Shpërndaje në:

- 12 mars 2026 18:38
- Shpërndaje në:

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF).

Lajmin e bëri të ditur nga ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Vitia e ka cilësuar këtë si moment të rëndësishëm për shëndetësinë publike në vend.

Sipas tij, ky zhvillim sjell shpresë për shumë gra dhe çifte që synojnë të bëhen prindër, pasi procedurat e fertilizimit të asistuar tashmë mund të realizohen edhe në QKUK.

Vitia theksoi se në kuadër të shërbimeve që ofrohen në sektorin publik, dy procedurat e para të IVF-it do të mund të kryhen pa pagesë.

“Një lajm që jep shpresë për shumë gra që presin të bëhen nëna, e që tashmë këtë procedurë mund ta realizojnë në QKUK, ku dy procedurat e para ofrohen pa pagesë. Falënderojmë ekipin profesional të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm”, ka shkruar ai. 

[Edhe ![Ndrejaj: IVF-ja, e arritura më e madhe e shëndetësisë në Kosovën e pasluftës](https://resources.koha.net/images/2026/March/20/cc4a8dd6-cf98-4b97-bb72-57c345a223e8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 mar 2026 Ndrejaj: IVF-ja, e arritura më e madhe e shëndetësisë në Kosovën e pasluftës](https://www.koha.net/arberi/ndrejaj-ivf-ja-e-arritura-me-e-madhe-e-shendetesise-ne-kosoven-e-pasluftes)

Në institucionet private, ky shërbim kushton nga 3 deri në 4 mijë euro, ndërkaq në QKUK do të ofrohet falas për dy herët e para, ndërsa më pas çmimi për një procedurë do të jetë 670 euro.

KOHA raportoi javë më parë se shërbimi i fertilizimit të asistuar mjekësor në QKU përballet me mungesë të 11 barnave të domosdoshme. Për pasojë, çiftet që duan ta nisin menjëherë trajtimin, i blejnë vetë ato. Pas dështimit të blerjes së barnave nga QKUK-ja, udhëheqja e procedurave të prokurimit pati kaluar në Ministri të Shëndetësisë, e cila ka hapur tenderin, por për katër lloje medikamentesh nuk ka pasur asnjë ofertues.

[#IVF](https://www.koha.net/tag/ivf) [#ministria e shendetesise](https://www.koha.net/tag/ministria-e-shendetesise) [#qkuk](https://www.koha.net/tag/qkuk) [#arben vitia](https://www.koha.net/tag/arben-vitia)

Artikuj të ngjashëm

- [![Mbetet i parealizuar premtimi për frytnim të asistuar në QKUK](https://resources.koha.net/images/2025/July/26/d9925926-8006-4a0c-a125-6c0b6f193f0c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 kor 2025 Mbetet i parealizuar premtimi për frytnim të asistuar në QKUK](https://www.koha.net/arberi/mbetet-i-parealizuar-premtimi-per-frytnim-te-asistuar-ne-qkuk)
- [![Vitia, për të katërtën herë ministër, ani se s’iu dha zgjidhje pritjeve të pacientëve](https://resources.koha.net/images/2026/February/12/05c55c16-47fc-4676-a67f-bfd906455494.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 shk 2026 Vitia, për të katërtën herë ministër, ani se s’iu dha zgjidhje pritjeve të pacientëve](https://www.koha.net/arberi/vitia-per-te-katerten-here-minister-ani-se-siu-dha-zgjidhje-pritjeve-te-pacienteve)
- [![Mungojnë 11 barna për ta realizuar IVF-në në QKUK](https://resources.koha.net/images/2026/February/07/d6c29910-7501-4024-8d36-8dcd732dcc42.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 shk 2026 Mungojnë 11 barna për ta realizuar IVF-në në QKUK](https://www.koha.net/arberi/mungojne-11-barna-per-ta-realizuar-ivf-ne-ne-qkuk)
- [![Vitia pranon se “herë pas here” ka mungesë të barnave në Onkologji](https://resources.koha.net/images/2026/October/22/c755085c-2fdf-4846-89f2-974f7f710278.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 tet 2026 Vitia pranon se “herë pas here” ka mungesë të barnave në Onkologji](https://www.koha.net/arberi/vitia-pranon-se-here-pas-here-ka-mungese-te-barnave-ne-onkologji)

[Kronikë.]() [Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-albert-sylaj-i-dyshuari-per-vrasjen-e-arlinda-zekajt)

[Arbëri.]() [Vrasja e Zekajt, Sijarina: Komisioni hetimor strategji e Qeverisë për të blerë kohë](https://www.koha.net/arberi/vrasja-e-zekajt-sijarina-komisioni-hetimor-strategji-e-qeverise-per-te-blere-kohe)

[Futboll.]() [Sabitzer ia siguron Dortmundit fitoren](https://www.koha.net/futboll/sabitzer-ia-siguron-dortmundit-fitoren)

[Futboll.]() [Kolni kalon tutje, El Mala shkëlqen me dy gola](https://www.koha.net/futboll/kolni-kalon-tutje-el-mala-shkelqen-me-dy-gola)

[Futboll.]() [Como vazhdon me fitore](https://www.koha.net/futboll/como-vazhdon-me-fitore)

[Futboll.]() [Roma kthehet te fitorja](https://www.koha.net/futboll/roma-kthehet-te-fitorja)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Vitia: Konfirmohet shtatzënia e parë pas IVF-së në QKUK","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/vitia-konfirmohet-shtatzenia-e-pare-pas-ivf-s-ne-qkuk","datePublished":"2026-03-12T18:38:59+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:10:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":321,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është konfir","url":"https://www.koha.net/arberi/vitia-konfirmohet-shtatzenia-e-pare-pas-ivf-s-ne-qkuk","keywords":"IVF, ministria e shendetesise, qkuk, arben vitia","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/12/30efb4bd-0882-4e62-b4e0-84c0a9140ba8.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
