TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Vitia: Meme kanseri olan kadınların %53.4'üne birinci ve ikinci evrelerde teşhis konulmaktadır.

Meme kanseri hastalarına dayanışma kurdelesi

Fotoğraf: İllüstrasyon

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë, duke theksuar se zbulimi i hershëm rrit mundësitë për sukses të trajtimit dhe mbijetesë, raporton Ekonomia Online.

Këto deklarata Vitia i bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për rëndësinë e ndërgjegjësimit, diagnostikimit të hershëm dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai theksoi se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa këtë vit pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komuna ku kanë munguar këto pajisje.

“Për herë të parë, Kosova e ka edhe planin e veprimit të skriningut për kancerin e gjirit 2026-2028, dhe mamografia tashmë një kohë po ofrohet falas në të gjitha institucionet tona shëndetësore publike. Këtë vit po shtohen edhe 8 mamografë të tjerë digjitalë në komunat ku kanë munguar, ndërsa përmes mamografit mobil po ofrojmë edhe shërbimin edhe për gratë në komunat ku nuk ka aparatura për momentin. Nga viti 2024, siç e thashë, falë këtij angazhimi e falë punës suaj, 53.4% e grave janë diagnostikuar në stadin e parë dhe të dytë”, ka theksuar Vitia.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, tha se gjatë vitit 2025, në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, janë realizuar 1 mijë e 847 mamografi, prej të cilave 463 vetëm gjatë muajit tetor.

Ai bëri të ditur se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, rreth 150 prej tyre gjatë muajit tetor.