---
description: Vetëm 31 për qind e fëmijëve romë, ashkalinj dhe egjiptianë arrijnë arsimin e mesëm të lartë krahasuar me 87 për qind, sa është mesatarja në të gjithë vendin th
title: Vetëm 31% e fëmijëve romë, ashkalinj e egjiptianë arrijnë arsimin e mesëm të lartë
image: https://resources.koha.net/images/2025/November/16/9cbaa781-5df1-450b-a9b1-1e2530c5b5c5.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Vetëm 31% e fëmijëve romë, ashkalinj e egjiptianë arrijnë arsimin e mesëm të lartë

- Nga: [Ardona Popova](https://www.koha.net/autori/ardona-popova/articles) [![Ardona Popova](https://resources.koha.net/authors/2025/September/10/5d0824d3-6ff9-434a-a964-c6f0b2f71abb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/ardona-popova/articles)
- 16 nëntor 2025 21:20
- Shpërndaje në:

- Nga: [Ardona Popova](https://www.koha.net/autori/ardona-popova/articles) [![Ardona Popova](https://resources.koha.net/authors/2025/September/10/5d0824d3-6ff9-434a-a964-c6f0b2f71abb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/ardona-popova/articles)
- 16 nëntor 2025 21:20
- Shpërndaje në:

## Kushtet e rënda ekonomike, braktisja e shkollës dhe martesat e hershme janë disa prej faktorëve që, sipas përfaqësuesve të këtyre komuniteteve, ndikojnë drejtpërdrejt në këtë shifër. Bajram Ilazi, zyrtar i lartë i programit të edukimit në organizatën “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”, vlerëson se kjo përqindje është shqetësuese

Vetëm 31 për qind e fëmijëve romë, ashkalinj dhe egjiptianë arrijnë arsimin e mesëm të lartë krahasuar me 87 për qind, sa është mesatarja në të gjithë vendin thuhet në Raportin e Progresit për Kosovën. 

Kushtet e rënda ekonomike, braktisja e shkollës dhe martesat e hershme janë disa prej faktorëve që, sipas përfaqësuesve të këtyre komuniteteve, ndikojnë drejtpërdrejt në këtë shifër.

Bajram Ilazi, zyrtar i lartë i programit të edukimit në organizatën “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”, vlerëson se kjo përqindje është shqetësuese.

“Kjo dëshmon që pjesëmarrja e nxënësve të këtyre komuniteteve në arsimin e mesëm është tepër në një shkallë të ulët dhe fatkeqësisht institucionet tona përkundër disa nismave apo hapave që i kanë marrë prapëseprapë ata hapa nuk kanë qenë të mjaftueshëm për të rritur pjesëmarrjen e këtyre komuniteteve në arsimin e mesëm”, ka thënë Ilazi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, 146 nxënës nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë braktisur shkollën gjatë vitit të kaluar shkollor.

[Edhe ![Vetëm 27% e fëmijëve nga komunitetet e margjinalizuara vijojnë shkollimin e mesëm të lartë](https://resources.koha.net/images/2026/September/13/f26eff40-8515-4ae2-85db-fd2759191e94.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 sht 2026 Vetëm 27% e fëmijëve nga komunitetet e margjinalizuara vijojnë shkollimin e mesëm të lartë](https://www.koha.net/arberi/vetem-27percent-e-femijeve-nga-komunitetet-e-margjinalizuara-vijojne-shkollimin-e-mesem-te-larte)

Ilazi thotë se braktisja nuk lidhet vetëm me gjendjen ekonomike.

“Pra nuk qëndron vetëm faktori ekonomik te këto komuniteteve por qëndrojnë edhe faktor të tjerë si p.sh martesat e hershme, pastaj mund të jetë që pjesa më e madhe e djemve të këtyre komuniteteve detyrohen në njëfarë mënyre të punojnë dhe të mbështesin familjen e tyre e në këtë raste edhe të mos e ndjekin shkollimin e mesëm. Duhet të theksojmë edhe bullizmi që bëhet nga bashkëmoshatarët apo edhe mësimdhënësit kjo gjë shkakton që pastaj një pjesë e fëmijëve të këtyre komuniteteve të mos ndjekin shkollimet”, ka thënë ai.

E njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, thekson se mospërfshirja e këtyre fëmijëve në shkollim krijon pasoja afatgjata.

“Mospërfshirja e tyre në shkollimin e obligueshëm ka pasoja goxha afatgjate. Rikujtoj që shumë probleme brenda komunitetit janë të ndërlidhura edhe me mungesë të shkollimit. Andaj edhe impakti i kësaj problematike është shumë më i madh sesa një përfshirje e thjeshtë në proces të mësimnxënies. Ka mbi të gjitha një karakter shumë të fuqishëm socio-ekonomik të një përfshirjeje të garantuar dhe një mirëqenie të barabartë të të gjitha komuniteteve në vend”, ka thënë Qehaja.

Rreth katër mijë fëmijë nga mosha pesë deri në tetëmbëdhjetëvjeçare të komunitetit rom dhe ashkali janë jashtë bankave shkollore.

[Edhe ![Rreth 4 mijë fëmijë romë e ashkalinj jashtë bankave shkollore](https://resources.koha.net/images/2024/December/30/218cfa6c-f9c1-4d3b-be70-2c2b4d2f7b3d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 11 jan 2025 Rreth 4 mijë fëmijë romë e ashkalinj jashtë bankave shkollore](https://www.koha.net/arberi/rreth-4-mije-femije-rome-e-ashkalinj-jashte-bankave-shkollore)

Bazuar në regjistrimin e fundit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në Kosovë janë rreth 8.500 fëmijë të komuniteteve rom, ashkali e egjiptian që janë në moshën kur shkollimi është i obligueshëm.

E sipas Ministrisë së Arsimit, vetëm rreth 4 mijë prej tyre janë të përfshirë në sistemin arsimor.  
 

[#komuniteti rom](https://www.koha.net/tag/komuniteti-rom) [#komuniteti ashkali](https://www.koha.net/tag/komuniteti-ashkali) [#komuniteti egjiptian](https://www.koha.net/tag/komuniteti-egjiptian) [#raporti i progresit](https://www.koha.net/tag/raporti-i-progresit) [#vorae](https://www.koha.net/tag/vorae) [#shkollimi](https://www.koha.net/tag/shkollimi)

Artikuj të ngjashëm

- [Opinion 19 tet 2026 Growing Up in Kosovo: Equal Opportunities for Every Child](https://www.koha.net/opinion/growing-up-in-kosovo-equal-opportunities-for-every-child)
- [Opinion 19 tet 2026 Të rritesh në Kosovë: Mundësi të barabarta për çdo fëmijë](https://www.koha.net/opinion/te-rritesh-ne-kosove-mundesi-te-barabarta-per-cdo-femije)
- [![Serbia josh me nga 40 euro në muaj nxënësit romë e ashkalinj në Mitrovicë](https://resources.koha.net/images/2026/August/01/2d7c753c-f18b-440e-8bda-474ce58b62da.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 gus 2026 Serbia josh me nga 40 euro në muaj nxënësit romë e ashkalinj në Mitrovicë](https://www.koha.net/arberi/per-para-nxenesit-rome-e-ashkalinj-ne-mitrovice-ndjekin-sistemin-paralel-serb)

[Botë.]() [Zgjedhjet në Izrael: Çka ndodh pasi përfundon votimi?](https://www.koha.net/bote/zgjedhjet-ne-izrael-cka-ndodh-pasi-perfundon-votimi)

[Sporte të tjera.]() [Kosova me tre sportistë në Lojërat Olimpike për të Rinj](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosova-me-tre-sportiste-ne-lojerat-olimpike-per-te-rinj)

[Arbëri.]() [Supremja e hedh poshtë ankesën e Isufajt për shkarkim](https://www.koha.net/arberi/supremja-e-hedh-poshte-ankesen-e-isufajt-per-shkarkim)

[Arbëri.]() [Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, djali i saj 12-vjeçar merret në kujdes nga shteti](https://www.koha.net/arberi/pas-vrasjes-se-arlinda-zekajt-djali-i-saj-12-vjecar-merret-ne-kujdes-ne-shteti)

[Arbëri.]() [Kurti për shqiptarët në Luginë: Bashkimi s’duhet të përfundojë](https://www.koha.net/arberi/kurti-per-shqiptaret-ne-lugine-bashkimi-sduhet-te-perfundoje)

[Arbëri.]() [Peci: Prokuroria pushoi hetimet ndaj meje, zyrtarët e LDK-së do të përballen me kallëzim penal](https://www.koha.net/arberi/peci-prokuroria-pushoi-hetimet-ndaj-meje-zyrtaret-e-ldk-se-do-te-perballen-me-kallezim-penal)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Vetëm 31% e fëmijëve romë, ashkalinj e egjiptianë arrijnë arsimin e mesëm të lartë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/vetem-31-e-femijeve-rome-ashkalinj-e-egjiptiane-arrijne-arsimin-e-mesem-te-larte","datePublished":"2025-11-16T21:20:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:30:08+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":512,"author":[{"@type":"Person","name":"Ardona Popova","url":"https://www.koha.net/autori/ardona-popova/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Vetëm 31 për qind e fëmijëve romë, ashkalinj dhe egjiptianë arrijnë arsimin e mesëm të lartë krahasuar me 87 për qind, sa është mesatarja në të gjithë vendin th","url":"https://www.koha.net/arberi/vetem-31-e-femijeve-rome-ashkalinj-e-egjiptiane-arrijne-arsimin-e-mesem-te-larte","keywords":"komuniteti rom, komuniteti ashkali, komuniteti egjiptian, raporti i progresit, vorae, shkollimi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/November/16/9cbaa781-5df1-450b-a9b1-1e2530c5b5c5.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
