Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka zhvilluar aksion simbolik para zyrave të KEK-ut duke vendosur edhe fotografitë e katër punëtorëve që humbën jetën në vendin e punës. Me anë të këtij aksioni u kërkuan kushte më të mira e të sigurta për punëtorët.
Brenda një muaji, tre punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës humbën jetën në vendin e punës.
Yeni KEK Sendikası Başkanı Xhelal Jashari, Kosova'daki işçilerin yeterli yasal korumaya sahip olmadığını vurguladı.
“Ne sot si sindikatë e KEK-ut, me një aksion simbolik para drejtorisë dhe menaxhmentit të KEK-ut, vendosëm disa fotografi të kolegëve tanë që kanë humbur jetën në vendin e punës. Edhe njëherë, të gjitha familjeve u shprehim ngushëllime, kolegëve të korporatës dhe të gjithë atyre që i kanë njohur këta djem punëtorë, këta djem të mirë. Kaq është çka mundem me thënë për këtë moment. Nesër, në ora 8:00, në tri divizionet do të kemi protestë solidarizuese me të gjitha familjet e punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e punës”, ka thënë Jashari.
Ai kërkoi që të respektohet Ligji i Punës dhe vdekja e të riut së fundmi që ishte punëtor i KEK-ut, të jetë e fundit.
“Është e dhimbshme, është jashtëzakonisht e rëndë edhe për neve punëtorët e korporatës, por edhe për të gjithë familjet që po i humbin të dashurit e tyre nëpër vendet e punës. Ndoshta me një menaxhim më të mirë, me një siguri më të madhe, sot ata do të ishin në mesin tonë. Edhe njëherë ju falënderoj nga zemra, se pa juve punëtorët me të vërtetë kishin me vuajtur edhe më shumë. Ju jeni ata që po e bëni të mundurën që të vijë në pah padrejtesia ndaj punëtorëve”, tha Jashari.
Ayrıca
Soğuyan havalar yüksek hava kirliliğini geri getiriyor.
Kurse, nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica ka thënë se aksioni simbolik do të vazhdojë edhe para Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), duke kritikuar kryetarin e BSPK-së për, siç ka thënë, mungesë reagimi ndaj rasteve të vdekjeve të punëtorëve.
“Ne sot kemi vendosur, përveç atyre që tha kryetari dhe i shpalli punëtorët e vdekur aksidentalisht në vitin 2026 heronj, me vendimin e kryesisë të shkojmë dhe me një aksion simbolik të bëjmë te Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, përkatësisht kryetari i vetëquajtur, i cili asnjëherë nuk e ngriti zërin për asnjë punëtor. Kryetari i punëtorëve nuk flet për punëtorët! Paramendoni, kjo tregon qartë se sa aktiv është kryetari i BSPK-së bashkë me BSPK-në e vetëquajtur. Prandaj nga këtu ne nisemi edhe atje në një aksion simbolik ku do të vëmë edhe fotografinë e këtyre katër punëtorëve si shenjë revolte që nuk ka folur asnjëherë deri më dje, që dje e kishim pasur këtë menaxhmentin e KEK-ut në një takim e ja kanë qitur ndërmend që është sindikalist. Nuk e ka ditur as vetë, e as nuk e di që është zgjedhur, e nuk flet për punëtorët, e kjo është e tmerrshme”, ka deklaruar Llumnica.
Për ditën e nesërme është paralajmëruar protestë, duke filluar nga ora 08:00 në tri divizione të KEK-ut.
-
Mahkeme, MLGA'nın Priştine Belediyesi aleyhine üç müdürlük kurulması talebiyle açtığı davayı reddetti.
-
Prizren'in eski belediye başkanı Ekrem Kryeziu hayatını kaybetti
-
Salı günü yakıt fiyatlarında değişiklik olmadı.
-
PDK meclis üyeleri, yöneticileri ve aktivistleri hükümet binası önündeki protestoya katıldı.