---
description: Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka bërë thirrje për reformim të menjëhershëm të degës së partisë në Podujevë. Ai ka thënë se
title: "Veliu: Nëse nuk ndryshojmë tani, humbjet vetëm do të vazhdojnë"
image: https://resources.koha.net/images/2026/January/11/39f3682d-0a6a-49f5-b85e-47d26317d11a.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Veliu: Nëse nuk ndryshojmë tani, humbjet vetëm do të vazhdojnë

![Agim Veliu - Lumir Abdixhiku](https://resources.koha.net/images/2026/January/11/39f3682d-0a6a-49f5-b85e-47d26317d11a.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Arkiv

- 27 janar 2026 12:16
- Shpërndaje në:

- 27 janar 2026 12:16
- Shpërndaje në:

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka bërë thirrje për reformim të menjëhershëm të degës së partisë në Podujevë. 

Ai ka thënë se kjo degë ndodhet në krizë të thellë politike dhe organizative. “Partia nuk i përket një individi, apo një grupi të vogël. LDK është e anëtarëve dhe votuesve të saj. Nëse nuk ndryshojmë tani, humbjet vetëm do të vazhdojnë”, ka shkruar Veliu në një status në rrjetin social Facebook. 

Veliu për humbjet e LDK-së në Podujevë e ka fajësuar kryetarin e degës Ekrem Hyseni. 

“Pesë humbje rresht janë pasojë direkte e një kryetari të komanduar që ka humbur besimin e anëtarësisë, pa marrë asnjëherë përgjegjësi. Për më shumë se 30 vjet Dega jonë ka qenë shembull i organizimit dhe fitoreve, ndërsa për mbi 20 vjet qytetarët ma kanë besuar pesë herë drejtimin e Komunës. Kjo tregon se partia di të fitojë kur respektohen parimet, demokracia e brendshme dhe baza e saj”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Ai ka thënë se pas largimit të tij dhe marrjes së kompetencave të kryesisë, siç ka theksuar, me një vendim kundërstatutor dhe të padrejtë, “degës i janë imponuar vendime të mbyllura, përjashtuese dhe pa legjitimitet”.

“Rezultati është i qartë: humbje, demotivim dhe largim i anëtarësisë. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, dega e LDK-së në Podujevë nuk është e përfaqësuar me deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Prandaj, sot bëj thirrje të hapur dhe publike për ndryshime të menjëhershme në degën e LDK-së në Podujevë”, ka shkruar Veliu.

[Edhe ![Veliu: Abdixhiku të marrë përgjegjësinë për dështimin](https://resources.koha.net/images/2026/January/11/39f3682d-0a6a-49f5-b85e-47d26317d11a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 25 qer 2026 Veliu: Abdixhiku të marrë përgjegjësinë për dështimin](https://www.koha.net/arberi/veliu-abdixhiku-te-marre-persiper-pergjegjesine-per-deshtimin)

Ai ka thënë se në këtë situatë janë të domosdoshme disa veprime. 

“Marrje përgjegjësie politike për dështimet e njëpasnjëshme. Hapje e degës ndaj anëtarësisë, jo drejtim i mbyllur dhe i kapur nga interesa personale. Zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente, pa imponime dhe pa lista të parapërgatitura. Rikthim i unitetit, meritokracisë dhe respektit për kontributin e secilit. Kjo është thirrje për shpëtim politik të LDK-së”, ka shkruar ai.

[#Agim Veliu](https://www.koha.net/tag/agim-veliu) [#ldk](https://www.koha.net/tag/ldk) [#Ekrem Hyseni](https://www.koha.net/tag/ekrem-hyseni)

Artikuj të ngjashëm

- [![Veliu: Nëse LDK-ja dëshiron ta rikthejë besimin, ndryshimi duhet të fillojë nga maja e saj](https://resources.koha.net/images/2023/March/19/Agim-Veliu1679246988.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 18 qer 2026 Veliu: Nëse LDK-ja dëshiron ta rikthejë besimin, ndryshimi duhet të fillojë nga maja e saj](https://www.koha.net/arberi/veliu-nese-ldk-ja-deshiron-ta-riktheje-besimin-ndryshimi-duhet-te-filloje-nga-maja-e-saj)
- [![Agim Veliu propozohet për deputet nga dega e LDK-së në Podujevë](https://resources.koha.net/images/2026/May/11/991c0327-d357-4921-bb80-b3913525c04c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 11 maj 2026 Agim Veliu propozohet për deputet nga dega e LDK-së në Podujevë](https://www.koha.net/arberi/agim-veliu-perfshihet-ne-listen-e-ldk-se)
- [![Veliu: Humbja nuk mund të kalohet me heshtje, dera është e hapur](https://resources.koha.net/images/2025/November/29/c6b2007b-aa65-48c7-bfda-fe38d5cf9ee8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 11 jan 2026 Veliu: Humbja nuk mund të kalohet me heshtje, dera është e hapur](https://www.koha.net/arberi/veliu-humbja-nuk-mund-te-kalohet-me-heshtje-dera-eshte-e-hapur)
- [![Veliu: Kapja e vendimmarrjes e ka dëmtuar LDK-në, humbjet s’janë rastësi](https://resources.koha.net/images/2025/December/07/0afd260e-5a52-4106-be94-1c798d5ce603.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2025 29 dhj 2025 Veliu: Kapja e vendimmarrjes e ka dëmtuar LDK-në, humbjet s’janë rastësi](https://www.koha.net/zgjedhjet-2025/veliu-kapja-e-vendimmarrjes-e-ka-demtuar-ldk-ne-humbjet-sjane-rastesi)

[Arbëri.]() [Haxhimusa: Edhe këtë vit Kosova pritet të importojë energji elektrike deri në 250 milionë euro](https://www.koha.net/arberi/haxhimusa-edhe-kete-vit-kosova-pritet-te-importoje-energji-elektrike-deri-ne-250-milione-euro)

[Arbëri.]() [Sveçla për Ramën: Po vazhdon të mashtrojë, këtë shkatërrues mund ta ndalin vetëm qytetarët](https://www.koha.net/arberi/svecla-per-ramen-po-vazhdon-te-mashtroje-kete-shkaterrues-mund-ta-ndalin-vetem-qytetaret)

[Arbëri.]() [Kërçeli për sheshin “Xhorxh Bush”: Në kontratë ka shpërputhje aritmetike, duhej të anulohej tenderi](https://www.koha.net/arberi/kerceli-per-sheshin-xhorxh-bush-ne-kontrate-ka-shperputhje-aritmetike-duhej-te-anulohej-tenderi)

[Arbëri.]() [Kurti në Francë thekson rëndësinë që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe anëtarësimin në NATO](https://www.koha.net/arberi/kurti-pritet-ne-takim-nga-presidenti-i-senatit-te-frances-thekson-rendesine-qe-kosoves-ti-jepet-statusi-i-vendit-kandidat-dhe-anetaresimin-ne-nato)

[Futboll.]() [Presidentja Shiroka Pula viziton Përfaqësuesen e Kosovës: Vendi ynë beson në ju](https://www.koha.net/futboll/presidentja-shiroka-pula-viziton-perfaqesuesen-e-kosoves-vendi-yne-beson-ne-ju)

[Lifestyle.]() [FDA-ja kërkon paralajmërime të reja për rrezikun e dëmtimit të shikimit nga ilaçet për humbje peshe](https://www.koha.net/lifestyle/fda-ja-kerkon-paralajmerime-te-reja-per-rrezikun-e-demtimit-te-shikimit-nga-ilacet-per-humbje-peshe)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Veliu: Nëse nuk ndryshojmë tani, humbjet vetëm do të vazhdojnë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/veliu-nese-nuk-ndryshojme-tani-humbjet-vetem-do-te-vazhdojne","datePublished":"2026-01-27T12:16:40+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:20:10+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":377,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka bërë thirrje për reformim të menjëhershëm të degës së partisë në Podujevë. Ai ka thënë se","url":"https://www.koha.net/arberi/veliu-nese-nuk-ndryshojme-tani-humbjet-vetem-do-te-vazhdojne","keywords":"Agim Veliu, ldk, Ekrem Hyseni","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/January/11/39f3682d-0a6a-49f5-b85e-47d26317d11a.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
