Ka vdekur në moshën 78-vjeçare, veprimtari dhe njëri prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Birinde İleti në Facebook ai ka shkruar se Kosova sot humbi një intelektual të shquar, një veprimtar të orëve të para dhe një shërbyes të përkushtuar të institucioneve të saj.
Ka shkruar se Lidhja Demokratike e Kosovës humbi njërën prej figurave të saj më të rëndësishme, ndërsa Prizreni një prej personaliteteve që e përfaqësoi dhe e udhëhoqi me dinjitet.
“Profesor Eqremi ishte pjesë e brezit themeltar të LDK-së dhe bashkudhëtar i palëkundur i Presidentit Rugova. Për më shumë se dy dekada udhëhoqi Degën e LDK-së në Prizren, shërbeu si nënkryetar i parë i LDK-së, deputet e kryetar i Komunës së Prizrenit në vitet e para e më të vështira të lirisë”, ka shkruar ai.
Abdixhiku ka shtuar se Kryeziu ishte profesor, intelektual e veprimtar politik me mendim të lirë, fjalë të drejtpërdrejtë dhe karakter të veçantë. Ai ka thënë se Kryeziu LDK-së i dha vite të tëra angazhimi, besnikërie dhe shërbimi; Kosovës i shërbeu në arsim, në politikë dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike.
Ayrıca
Agim Çeku neden bağımsızlığını ilan etmedi?
“Në emrin tim dhe të gjithë Lidhjes Demokratike të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kryeziu, miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Prizrenit. Profesor Eqrem, faleminderit për gjithë kontributin dhe gjurmën që le pas”, ka shkruar ai.
Familjarë të Kryeziut kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet sot.
-
Salı günü yakıt fiyatlarında değişiklik olmadı.
-
PDK meclis üyeleri, yöneticileri ve aktivistleri hükümet binası önündeki protestoya katıldı.
-
Bugün hava çoğunlukla güneşli, yer yer bulutlu.
-
25 yaşındaki Musa adlı kadın, hamileliğinin sekizinci ayında öldürüldü: Bu olay, nitelikli cinayet olarak değerlendirilebilir.