TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Ukshini: Lahey kararıyla birlikte Kosova'nın uluslararası arenadaki yolu zorlaşacak.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ka thënë se me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte, rruga e Kosovës në planin ndërkombëtar do të jetë më e vështirë, pasi sipas tij, do të dëmtohet imazhi i Kosovës.

Të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, Ukshini ka thënë se këtë vendim Serbia do ta përdorë për lobim kundër njohjeve, si dhe në procesin e çnjohjeve të shtetit të Kosovës. 

“Është e pamundur të mos ketë implikime në rrafshin ndërkombëtar, sepse ajo që thotë Fatmir Sejdiu, Serbia do të thotë se Thaçi e ka shpallur pavarësinë e Kosovës, por ja ky është vendimi që është dënuar dhe Serbia do të lobojë kundër njohjeve dhe do të lobojë në procesin e çnjohjeve. Por mbi të gjitha rruga e Kosovës në planin ndërkombëtar, në integrimin në organizata ndërkombëtare do të jetë më e vështirë. Dëmtohet imazhi i Kosovës jashtëzakonisht shumë, do të jetë goxha vështirë për të operuar”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosovës i nevojitet unitet, jo gjetje e fajtorëve të brendshëm.

Ukshini ka shtuar se partitë politike duhet ta kërkojnë zhbërjen e marrëveshjes së vitit 2013 për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. 

“Mendoj se Partia Demokratike në mbledhjet e ardhshme të Parlamentit të Kosovës duhet në mënyrë urgjente ta kërkojë zhbërjen e marrëveshjes së vitit 2013, të cilën nuk e dëshiron as Lëvizja Vetëvendosje. Mendoj se nuk ka asnjë arsye morale, juridike ta pranojë një marrëveshje të tillë”, ka theksuar ai.

Ish-ambasadori ka vlerësuar se gjyqtari kryesor, Charles Smith, ka “urrejtje patologjike ndaj UÇK-së”.