TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

"Agim Ramadani" caddesinde trafik ışığı denemeleri uzun kuyruklara neden oldu.

"Agim Ramadani" caddesi sütunu

Komuna e Prishtinës ka nisur të mërkurën në mëngjes fazën testuese të sinjalizimit të ri semaforik në dy udhëkryqe në rrugën “Agim Ramadani”. Testimi i sistemit të ri ka ndikuar në rrjedhën e komunikacionit, duke shkaktuar kolona të gjata të automjeteve gjatë orëve të mëngjesit.

Drejtori i Mobilitetit në Komunën e Prishtinës, Pëllumb Bajçinovci, ka thënë se aktualisht po bëhen përgatitjet përfundimtare para lëshimit të sinjalizimit të ri në funksion të plotë.

“Sot në rrugën ‘Agim Ramadani’ jemi duke testuar sinjalizimin e ri semaforik në dy udhëkryqe. Jemi në fazën testuese dhe se a e kanë rënduar komunikacionin... Sigurisht se jemi duke bërë ato përgatitjet finale para lëshimit final të sinjalizimit. Jemi duke përfunduar edhe pjesën finale të infrastrukturës që ndërlidhë rrugën me ‘Agim Ramadani’ ”, ka thënë ai për “KosovaPress”.

Sipas tij, në kuadër të ndërhyrjeve është ndryshuar edhe qasja në vendkalimet për këmbësorë, me synim rritjen e sigurisë së tyre.

“Kemi ndryshuar edhe qasjen e vendkalimeve dhe sigurisht që në të ardhmen do të jenë më të sigurta për këmbësorët. Lutja për komunitetin prishtinas dhe për të gjithë ata që janë në Prishtinë të kenë kujdes në trafik, të respektojnë shenjat e komunikacionit dhe të jenë ata që do të bëjnë më të qëndrueshëm trafikun”, shtoi Bajqinovci.

Ai u ka bërë thirrje ngasësve të veturave e këmbësorëve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.