Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka thënë se bllokimi i Kuvendit të Kosovës nuk është më vetëm “krizë politike, por çështje e mbrojtjes së rendit kushtetues, institucioneve dhe vetë Republikës”.
Tahiri ka folur pas seancës së tretë të iniciuar nga PDK-ja, në përputhje me afatin prej 48 orësh të paraparë me Rregulloren e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive.
Tahiri tha se Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të refuzojë thirrjen dhe zhvillimin e seancës, duke e mbajtur Kuvendin të bllokuar dhe institucionet peng të kalkulimeve politike.
“Sot nuk po flasim vetëm për një krizë politike. Sot po flasim për Republikën, për Kushtetutën dhe për Kuvendin – për institucione që nuk i përkasin asnjë individi dhe asnjë partie politike”, deklaroi Tahiri.
Ai ka thënë se askush s’guxon t’i trajtojë institucionet e Republikës së Kosovës si prona personale apo si instrument për interesa partiake.
Ayrıca
Taraflar, ablukayı aşmak için diyalog girişimlerinde bulunmadan
“Kushtetuta nuk është një dokument që respektohet vetëm atëherë kur i konvenon pushtetit. Kushtetuta është kufiri i pushtetit. Është garancia se institucionet nuk mund të shndërrohen në instrument të një individi dhe se askush nuk është mbi Republikën. As Albin Kurti”, tha ai.
Tahiri tha se Kosova nuk mund të mbahet peng derisa kryeministri në detyrë Albin Kurti “t’i zgjidhë problemet dhe kalkulimet e veta politike”.
“Vota të jep mandat. Vota nuk të jep pronësi mbi shtetin. Pushteti në demokraci nuk është privilegj personal. Është përgjegjësi, është i kufizuar dhe është i përkohshëm. Mbi të qëndron Kushtetuta”, deklaroi ai.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së theksoi se kjo betejë nuk bëhet për privilegje apo për pushtet, por për një standard kushtetues që duhet të vlejë njësoj për secilën parti, pavarësisht se kush është në qeverisje dhe kush në opozitë.
“Ne nuk kërkojmë privilegj. Nuk kërkojmë përjashtim. Nuk kërkojmë pushtet në tavolinë. Kërkojmë funksionimin e Republikës. Kërkojmë që Kuvendi ta ushtrojë rolin e tij dhe që institucionet të mos mbahen peng i kalkulimeve të një partie”, theksoi Tahiri.
Tahiri shtoi se PDK-ja do të vazhdojë të kërkojë rikthimin e menjëhershëm të funksionimit kushtetues të Kuvendit dhe lirimin e institucioneve nga kalkulimet politike.
“Mbi deputetin është ligji. Mbi kryeministrin është Kushtetuta. Mbi partinë është institucioni. Mbi pushtetin është Republika. Askush mbi Kushtetutën, askush mbi ligjin, askush mbi institucionet dhe askush mbi Republikën – as sot, as nesër, asnjëherë”, tha Tahiri.
Ayrıca
Partiler seçimler için harcanan milyonlarca avroyu "üzüyor", ancak cumhurbaşkanı konusundaki pozisyonlarından geri adım atmıyorlar.
Şimdiye kadar, 7 Haziran seçimleri sonucunda oluşacak yasama organını oluşturmak için milletvekilleri iki kez davet edildi. Milletvekilleri yemin etti, ancak gündem maddesi olan meclis başkanını önerme konusunda Kurti söz aldı ve cumhurbaşkanı konusunda siyasi partilerle henüz bir anlaşmaya varılmadığı gerekçesiyle öneriyi yapmayı reddetti. Ona göre, bu anlaşma olmadan Meclis oluşturulamaz, aksi takdirde cumhurbaşkanını seçmek için verilen 60 günlük süre dolmuş olur ve yeni erken seçimler yapılır.
Vetëvendosje Hareketi, topluluklardaki müttefikleriyle birlikte, Meclisi oluşturmak ve Hükümeti seçmek için yeterli oya sahip. Ancak cumhurbaşkanı seçilebilmesi için ilk iki turda en az 80 milletvekilinin oy kullanması gerekiyor. Seçim 60 gün içinde yapılamazsa, Meclis feshedilir ve yeni erken seçimler ilan edilir.
Taraflar neredeyse iki yıldır siyasi çıkmazı aşmaya yaklaşamadılar. Kosova, Şubat 2025 seçimlerinden bu yana sürekli bir kriz döngüsü içinde. Önce anayasa ile ilgili sorunlar yaşandı, ardından hükümet kurulamaması Aralık ayında seçimlere yol açtı. Seçimlerden sonra bir anayasa kabul edildi, ancak yeni cumhurbaşkanı için bir çözüm bulunamadı. 7 Haziran'da yeni seçimler yapıldı.