Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, i ka kërkuar sot takim kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës së Kuvendit.
Tahiri ka bërë të ditur se kërkesa për takim i është drejtuar Deharit gjatë ditës, me qëllim që të koordinohen për seancën e ardhshme, e cila, sipas tij, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe afatit 48-orësh, duhet të mbahet të premten (nesër).
“Sot i kam drejtuar një kërkesë Kryesuesit të Seancës Konstituive, z. Avni Dehari, për zhvillimin e një takimi lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës, e cila, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka propozuar që takimi të zhvillohet deri në orën 13:30, në ambientet e Kuvendit, duke theksuar se kjo bëhet në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe respektimit të procedurave parlamentare.
“Pres konfirmimin e kohës dhe vendit të takimit”, ka deklaruar Tahiri.
Ayrıca
PDK ve İttifak, Parlamento'da bir araya geldi.
Pas takimit, Tahiri ka njoftuar se do t’u drejtohen mediave në hollin e Kuvendit.
PDK-ja e Aleanca vazhdimisht po i bëjnë thirrje Deharit që të caktojë vazhdimin e seancës konstituive çdo 48 orë. Megjithatë, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se seanca nuk do të thirret pa një marrëveshje mes partive.