TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Surroi: İnsanlığa karşı suçlara dair kanıt bulunmaması, bu tür suçların KLA'da var olmadığını kanıtlıyor.

Veton Surroi

reklamcı Veton Surroi ka thënë se pika më e rëndësishme e aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte rrëzimi i akuzave për krime kundër njerëzimit. 

Surroi në “Konfront” të KTV-së ka thënë se kjo vërtetoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka bërë krime kundër njerëzimit. 

“Në aktgjykim thuhet shprehimisht se nuk gjykohet lufta e UÇK-së dhe se nuk ka pasoja për çlirimin e Kosovës dhe për pavarësinë e vendit. E rrjedhimisht nuk ekziston krimi kundër popullatës civile, nuk ekziston krimi kundër njerëzimit, që ishte akuza kryesore në këtë 30 vjetësh ndaj UÇK-së”, ka thënë Surroi. 

Ai ka thënë se për krime kundër njerëzimit janë akuzuar dhe dënuar udhëheqësit serbë, qoftë politikë e ushtarakë, sepse ka ekzistuar një ndërlidhje mes urdhrave e synimeve politike dhe veprimeve ushtarake. 

“Te lufta e UÇK-së nuk ka ekzistuar, ajo është cilësuar si e drejtë, e drejta për ta mbrojtur vendin, e drejta për ta mbrojtur vendin nga okupimi. Në asnjë rast nuk ka ekzistuar as urdhri e as veprimi kundër njerëzimit...Kjo është jashtëzakonisht me rëndësi pasi pastaj të gjitha veprimet tjera që kanë të bëjnë me aktgjykim, kanë të bëjnë me personalizim të akuzave. Pra, katër të akuzuarit akuzohen e janë dënuar për krime individuale”, ka thënë Surroi. 

Ai ka thënë se në publik po adoptohet një narracion që vjen nga Serbia. 

“Ky narracion është që aktgjykimi ka të bëjë me dënimin e UÇK-së dhe e konsideron UÇK-në kriminale, e rrjedhimisht pavarësia e Kosovës rrjedh nga një veprim kriminal. Është e kundërta e interesave të Kosovës”, tha Surroi. 

Hashim Thaçi është dënuar më 16 shtator me 25 vjet burgim për krime lufte, ndërsa me 25 vjet  u dënua edhe Jakup Krasniqi. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim, e Rexhep Selimi 13 vjet.