Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e ka ndaluar përcaktimin e çmimit maksimal për derivatet. Prej sot, çmimi i naftës de benzinës do të caktohet prej vetë tregut.
Ministrja në detyrë, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se baza ligjore përcakton që çmimi maksimal mund të vendoset nga Ministria për 90 ditë, ndërsa Ministria e ka zgjatur deri në 150 ditë.
Bununla birlikte, zaman zaman sınırlayıcı bir düzenleme yapılmadı, operatör ekonomik olarak yeni ve uzun bir süre boyunca gerçek zamanlı olarak gerçekleştirebildi, ancak bu süre zarfında beni minimum düzeyde çalıştırabilir, bu da uygun bir şekilde olur.
Benim için çok önemli ve çok önemli, bazen de çok fazla para harcamadan türetiyorum. Kompanité, önemli bir zaman dilimine sahip olmayan, ithal edilen malların ithalatından türetilmiş bir şey değildir.
“Udhëzimi administrativ e përcakton që çmimi mund të përcaktohet deri në 90 ditë, ne kemi vazhduar deri në 150 ditë. Këtu dua t’i falënderoj edhe përfaqësuesit e operatorëve, për shkak se ka pasur në njëfarë forme një mirëkuptim, se gjatë gjithë kësaj periudhe, përkundër se mund të mendohet se operatorët ekonomikë apo naftëtarët kanë pasur fitime, ata kanë operuar me marzhë minimale ose pa fitim fare në një periudhë të caktuar kohore kur maskohej. Ne tashmë, sipas bazës ligjore, prej ditës së sotme, e kemi ndalur përcaktimin e çmimit maksimal. Në ditët në vijim do të bëjmë një monitorim të afërt të çmimit. I kemi njoftuar, kemi pasur takim edhe me shoqatën e naftëtarëve, përfaqësuesit e importuesve më të mëdhenj. Është çmimi i tregut, po, është çmimi i tregut sipas sasisë së importuar dhe marzhës që ata e përcaktojnë. Por, kjo është nën monitorim të afërt, ne jemi dashur ta kemi këtë hapësirë kohore, në të cilën e bëjmë një pauzë nga përcaktimi”, ka deklaruar ajo për KosovaPress.
Në fillim të marsit, MINTI pati caktuar çmimet tavan pas shtrenjtimeve si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme. Marzha tregtare maksimale e lejuar në shitjen me shumicë qe 2 centë për litër, ndërsa me pakicë 12 centë për litër.