TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

İhbarcı, yolsuzluk kanıtlarını teslim etmekte ısrar ediyor ve savcılığı "abluka" uygulamakla eleştiriyor.

özel kovuşturma

Sinjalizuesi i dytë që ka ngritur pretendime për keqpërdorime në Komunën e Prishtinës thotë se nuk po arrin t’ia dërgojë Prokurorisë Speciale dokumentet dhe provat që, sipas tij, i mbështesin pretendimet.

Në një email të dërguar edhe në media, sinjalizuesi ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë dhe t’ia dorëzojë Prokurorisë të gjitha provat që posedon, por se të njëjtin  email me këto të dhëna, nuk po arrin ta dërgojë në adresën elektronike të Prokurorisë Speciale.

“Jam në gjendje të dëshmoj për një pjesë të rrethanave që përmenden te to, të identifikoj lëndë dhe zyrtarë konkretë dhe t’i drejtoj tek organet kompetente, institucionet dhe mediat te personat përmes të cilëve këto pretendime mund të verifikohen”, ka thënë sinjalizuesi.

Sipas nenit 14 të Ligjit Nr. 06/L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, sinjalizimi mund të bëhet me shkrim, përmes postës elektronike ose gojarisht. 

Ndërsa neni 15 përcakton se raportimi i pranuar duhet të regjistrohet dhe sinjalizuesit duhet t’i jepet vërtetim për raportimin dhe lista e dokumenteve të dorëzuara.

Në këtë rast, sinjalizuesi i ka thënë KOHËS se ka tentuar disa herë t’ia dërgojë Prokurorisë materialet përmes emailit, por mesazhet i janë kthyer.

“Adresa elektronike e Prokurorisë nuk funksionon. Kemi provuar disa herë t’ua dërgojmë materialet, por emaili na është kthyer çdo herë si i padërgueshëm”, ka thënë sinjalizuesi.

KOHA ka kërkuar nga Prokuroria Speciale të sqarojë nëse emaili është pranuar, nëse sinjalizuesi është kontaktuar apo intervistuar dhe nëse ekziston ndonjë filtër që mund të bllokojë mesazhet anonime apo materialet e dërguara përmes postës elektronike. 

Prokuroria nuk u është përgjigjur këtyre pyetjeve prej ditësh.

Por, në një konferencë për media ditë më parë, KOHA ia ka shtruar të njëjtën pyetje kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Ai ka thënë se nuk mund të japë përgjigje për këtë çështje.

“S’muj, s’muj me dhënë përgjigje në këtë pyetjen tuaj, kërkoj mirëkuptim”, ka thënë ai.

Pretendimet e sinjalizuesit lidhen me parregullsi në Komunën e Prishtinës, përfshirë procesin e legalizimeve, marrëdhënie të dyshuara me zyrtarë dhe keqpërdorim të mundshëm të parasë publike.
Por atë që nuk po mund ta bëjë sinjalizuesi e ka bërë në dy raste Lëvizja Vetëvendosje, zyrtarët e të cilës kanë dorëzuar në Prokurori dosje që, sipas tyre, përmbajnë materialet e sinjalizuesit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ditë më parë i ka thënë KOHËS se lidhur me këto pretendime, nuk është kontaktuar nga asnjë autoritet i Kosovës.

Nga Prokuroria Speciale, KOHA nuk ka marrë përgjigje konkrete për pyetjet e parashtruara për më shumë se një muaj. Nga ky institucion, në një përgjigje të përgjithshme kanë thënë vetëm se “rasti është duke u hetuar”.