TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Bashkëbisedim me Meli Qenën

Biz, fırıncının çocukları, nasıl sanatçı olduk?

Surroi: Përshëndetje, në Pikë, një mysafire e veçantë, Meli Qena artiste.
E kam shumë thjesht me të përshkru, por do të shtoj edhe një gjë tjetër... 
Mirë se vjen, fillimisht, Meli.

Qena: Teşekkür ederim!

Surroi: E kam edhe një formë tjetër me të përshkru, jo vetëm artiste, po e familjes së artistëve. Prej Qenave ju njoh disa gjenerata, e tue filluar nga e para, domethënë nga Muharremi e Xhevati e Nehati e motrat, dhe te kjo gjenerata tjetër, te Beni, Nebi Qena, i cili është...

Qena: Nipat...

Surroi: I cili është... ndoshta një nga gazetarët më të talentuar që kam njohur dhe kam punuar me të. 
Si u bë Meli që, e ke përshkru disa herë, që fëmijët e furrës, e furraxhiut, babai ka qenë furraxhi në Mitrovicë, si u bë që krejt u bëtë artistë?

Qena: Po, edhe, furrtaria është njëfarë lloj arti. Madje Agimi thojke, “E kam babën skulptor”.
Edhe njerëzit, “UUU, po ju qenket familje përparimtare, skulptore. Ku e kry ai shkollën? Çfarë skulptori?” 
“I skulpturon simitat e kiflet, e perecat e bukët më të mira i ka qitë në Mitrovicë”. 
Kështu që është një farë skulpture edhe ajo.

Surroi: Keni qenë dhjetë me sa mbaj mend...

Qena: Nëntë. Nëntë fëmijë.

Surroi: Nëntë fëmijë keni qenë dhe si nëntë fëmijë në kohën e Marshall Titos ju ka taku me qenë... me e pasë atë kumbarë.

Qena: Po, kumbarë e kemi Marshall Titon, kështu që kini kujdes qysh po folni me mua.

Surroi: Po... ndodh diçka e veçantë, e kumbarisë, kur vjen ai gjenerali me jua dhënë lajmin...

Qena: Gjenerali erdh në Mitrovicë, edhe më besoni, na veshën krejt si në teatër: bluza të bardha, funda të kaltërt, djemtë, gjithashtu, pantallona të kaltër, bluza, sandale... krejt u bëmë si në teatër para shfaqjes.
Edhe na çuan në park, se s’kishim na as shtëpi, as kurrgjë..., në park aty te Ibri i kishin shtru tavolinat. Para se me shku atje e nëna na i mbledhi betë: “Mos gaboni mu shtre mbi tavolinë aty me marr diçka me hangër e... këqyrni qysh po silleni!”
Edhe tash kur shkuam aty, na veç mujshim me këqyr çka ka. Tavolinat shumë të gjana. U duhshe me u shtre mbi tavolina për me marrë diçka. 
Nejse kaluan ato fazat e para, erdh gjenerali e mur Agimin... Agimi e ka pasë emrin Ndërtim, ia pat ngjit Muharremi emrin, Ndërtim, edhe ai po vetë çka domethënë kjo, ia përkthyn. “S’po më pëlqen, hajde një emër tjetër”. E emrin tjetër, nana ka pasë qejf gjithmonë “Agim” 
“Hajde, Agim! Çka domethënë Agim?”
“Zoran”. 
“Eh, bash mirë!” 
Edhe e mur djalin kështu e çoi nalt tha: “Prej sotit ky është Agimi dhe është kumbar me Titon”, e ai për-për-për...

Surroi: I mbushi pelenat.

Qena: Këta njerëzit... u bë njëfarë qetësie aty, nëna shpejt ngajti e mur djalin, kështu që u pa prej fillimit që karikaturist ka me u bo.

Surroi: Agimi, domethënë, aty e fitoi, me gjeneralin, e fitoi dellin e artit.

Qena: Hemen.

Surroi: E ti si e fitove?

Qena: Dhe veç më falni t’ju tregoj këtë se, 15 vjet kanë ardhë paketat për 29 Nëntor, Ditën e Republikës, me urim, me krejt, edhe aty kishte çokollata, sheqer... bajagi paketë e madhe.
Kështu që na, meqë gjatë vitit s’hajshim kurrë çokollata, s’i kërkofshim vijshin çokollatat ato të mirat të “Krashit”, shumë të mira kanë qenë, po e dike krejt mahalla që na vjen paketa dhe si hike nandori, “Erdh paketa, erdh paketa”,

Surroi: Vijshin edhe kojshitë...

Qena: Po, krejt fëmijët.

Surroi: Ju në kurriz të Agimit...

Qena: ...në kurriz të Agimit na ëmbëlsoheshim pak në kurriz të Agimit..., mirëpo shumë mirë që vijshin edhe kojshitë, se mos vet m’i pasë hangër na krejt ato për një ditë edhe ishim smu me siguri. 
Dhe deri në moshën 15-vjeçare, vazhdimisht kishte paketa.

Surroi: Të Agimit?

Qena: Po. Në moshën 15-vjeçare një paketë me libra, në mes të atyre: “Daleko je sunce” e Dobrica Qosiqit, me të kallëzu që “Larg jeni, hala”, edhe libra të tilla. Kryesisht të Qosiqit dhe më s’ka.

Surroi: Domethënë, mbas moshës 18 vjeç, s’ka pasë më paketa dhe janë kryer.

Qena: U kry, shkuan çokollatat, shkoi... sheqeri shkuan...

Surroi: Kjo ka qenë cili vit?

Qena: 1965-66, ashtu diçka

Surroi: Ndoshta edhe më vonë. Por, si u orientove ti, domethënë, si u orientua i pari prej jush, prej Muharremit e tutje, edhe pse me sa di unë, edhe baba ka pasë një dell të atillë...

Qena: Jo, ndoshta dellin e artit e kemi ndoshta prej nënës.
Sepse nënën e kam prej Pllanës, ajo dyndja e madhe kur kanë ardhë. Kështu që dajtë e mi kanë pasë kafe me violina, me piano, me kanë qenë shumë ma përparimtarë sesa baba që ka ardhë prej Hasit. Mirëpo ia kemi pa hairin, valla, bajagi.

Surroi: Kujt?

Qena: Po artit.

Surroi: Prej të parit.

Qena: Po çfarë arti, po çfarë... E si të shkoni i pari, mandej tjerët mbas të parit.

Surroi: Mirë, domethënë çdonjëri ka qenë i talentum në formën e vet, që është e jashtëzakonshme për një familje. Domethënë çdo njeri e ka pasë dellin e vet dhe ndonëse ju konsiderojmë si tanësi, nuk është se jeni kopje e njëri-tjetrit.

Qena: Unë po mendoj që ndoshta kjo që kemi shku në një degë ndoshta është çështje inercioni. Çka të shkon i pari shkojnë edhe këta tjerë, sepse, në kohën tonë nuk ka pasë dikush me të udhëzu, me thënë studio këto a studio këtë..., 
Baba im më thoshte çka po ban ti atje në Beograd? 
Po unë, po qe..., 
Po a s’mujte bre tjetër çka me ba?

Surroi: Po aktore.

Qena: Po çfarë aktore? Te tanë po baheni xhamalla qashtu?
Dhe mandej i thashë “po”. 
Dhe ai: “Po Muharremi i ka fajet, Muharremi i ka fajet, në të vërtetë”.

Surroi: E pse Muharremi? Pse i pari?

Qena: I pari. Jo, në kohën time ke mujt me studiu. Komuna ta kanë dhënë bursën, për shembull, për disa degë. Atëherë kur unë e kryva maturën për biologji jepshin, për anglisht edhe rusisht. Një motër imja e mori anglishten dhe nuk mbet tjetër, për biologji ish mbush vendi dhe mua m’u desht me marr rusishten. E mora rusishten pa e ditë asnjë gjysmë fjale, ato shkronjat qysh i kanë... Mandej udhëtojsha prej Mitrovicës. Atëherë s’ka pasë autobusa.

Surroi: Ku udhëtojshe?

Qena: Në Prishtinë. Në Prishtinë pata fillu njëherë rusishten me studiu 1967-in.

Surroi: Edhe ajo, domethënë, në serbisht, rusishten. Por profesorët kanë qenë serbë.

Qena: Po vijshin prej Novi Sadit, vijshin prej Beogradit, edhe i kemi pasë profesorë të jashtëzakonisht të mirë, korrektë, asnjëherë m’u vonu, asnjëherë shumë të përpikte në mësim, mirëpo, unë udhëtojsha prej Mitrovicës, me tren. Në pesë u çojsha, e nëna thojke: “Qet çikën kanë me e hangër qentë, se në pesë, në terr shko, hip në tren... 
Atëherë sa u patën ndërtu ajo pjesa e universitetit. Si hijsha aty nxehtë, më merrte gjumi. Edhe ajo... një profesoreshë e kemi pasë: “Unë s’di çka po vjen ti, veç po flen! Thashë, “Unë tue flejt ju ndigjoj juve, hiq mos keni gajle”.
Kështu që në atë kohë u hap konkursi për Akademi. Edhe unë thashë hajde ta provoj.

Surroi: Ndërkohë që Muharremi ka qenë veç...

Qena: ...ndërkohë që isha tue studiu... Muharremi, mandej pat ardhë te na asistent në klasën tonë, në atë kohë Muharremi ka punu në Prishtinë.

Surroi: Ndërsa Nehati ka qenë në Prizren, me sa mbaj mend...

Qena: Jo, jo, mandej kemi shku. Nehati ka qenë në “Rilindje”.
Mirëpo, meqë u hap ajo klasë në gjuhën shqipe, ma së pari gabimi katastrofal se u lajmëruan shumë të rinj e të reja.

Surroi: Kjo është gjenerata e parë e Akademisë faktikisht.

Qena: Po,në Prishtinë po. 
U lajmëruan shumë të rinj e të reja. Në të vërtetë, ata... ka qenë njëfarë marrëveshje me ardhë profesorët këtu. Kushton shumë shtrenjtë. Atëherë po e çojmë një grup të rinjsh me u shkollu atje që domethënë s’kemi shku vetë si Begolli, për shembull, a Petrovci, që kanë shku në mënyrë individuale, edhe që i kanë dhënë..., po neve na kanë çu kështu grup.
Po gabimi më i madh u bë se këtu u paraqit një numër i madh të rinjsh e të rejash, shumë të mirë, shumë të talentum, po i rrëzuan këtu gjysmën e ma shumë, kishe po i rrëzojmë, e po get ma të këqijtë na kanë lanë atje me shku. 
Qashtu ra, se krejt do kanë qenë të bukur e të kultivum, veç kur pi shoh, në Beograd s’janë asnjëri. Në Beograd patën ardhë nja tri-katër vajza edhe disa djem.
Po në atë rrethin e ngushtë, gjysmën i rrëzuan, ata nja tridhjetë veta shkuan, mbetëm nja pesëmbëdhjetë, kur po këqyri asnjë vajzë. Një vajzë veç mbet, e Pejës, një shumë e bukur... Bërlajolli e ka pasë mbiemrin, po emri s’më kujtohet, shumë grua e bukur, “vamp”, kështu si aktore, si Ava Gardneri... unë kështu si skraja aty, edhe plus kishe po veshna mirë, e huazova një fustan prej motrës, ajo pat shku në Itali, sharrova në to krejt. Edhe do këpucë të reja, se na duhen, mbasi po shkon në Beograd, këpucët e reja... e t’mu bon kambët gjak krejt, s’mujsha me nejt veç kështu. Menzi që durova.
Tha “Meli...”, e pranuan atë në rrethin e ngushtë, tha “Meli, unë po kthena në Pejë”. 
”Pse?”
”Jam e fejume, vallai. I fejumi më ka thanë: ose shkollën ose mu. Qysh t’dush!” 
Të kisha qenë e fejume edhe unë po m’e lanë krejt, po mbeta unë vetëm. Shtatë djem edhe unë. Bile një profesor bojke hajgare: “Po çka po mërzitesh ti, ma e bukura në klasë”. 
Po ma e bukura valla, mbasi s’ka tjera. 
Kështu që një ditë në orë të mësimit, veç po vjen Muharremi, pa e ditë hiç. 
“E ti?”. 
“Po qe unë”.
”Po dreqi të hajë. Po a ke fol me dikend? A e ke vetë dikend?”
S’e pata vetë kurrkend, po unë për mos me më bërtitë shumë Muharremi, thashë: 
“E kam vetë Xhevatin”. 
“Aaaa, Xhevat, Xhevat!” 
Nejse, ai e ka ditë që kjo punë është shumë e zorshme. E ka ditë që s’është bash për mua se bajagi jam e ndjeshme, nejse, tha: “Ju paskan zgjedhë ma të këqijtë!”
Na qitke me rend. Unë, Xhevat Qorraj, Ali Ahmeti... ka qenë një Ali Gojani i Gjakovës, shumë i talentum, si Woody Alleni diçka, mirëpo e rrëzuan atë. Ismail Rama ka qenë, një Faik Ymeri i Mitrovicës, i cili shkoi për në Amerikë. Prej këtyre veç unë, kam mbetë, po më duket. Edhe Xhemil Vraniqi ka qenë.

Surroi: Hajde!

Qena: Xhemili shkoi në Francë, ky Faiku shkoi në Amerikë, në Los Angeles është. Edhe ne që mbetëm këtu, e kënaqëm krejt.

Surroi: Xhemili është në Zelandë të Re tash.

Qena: Apo?

Surroi: Edhe ma larg.

Qena: Apo? Se moti s’jam ndëgju.
Edhe Muharremi tha: “Ju paskan zgjedh ma të këqijtë”. Na e bani bajat krejt.
Vitin e parë shumë jam mërzitë. Shumë, se mbeta vetëm edhe Beogradi, më pengojke zhurma, as që jam mësu, për herë të parë po dal prej Mitrovicës. Nja një javë ditë, mise isha e coftë kështu dhe s’hajsha kurrgjë, gati me lëshoi shpirti krejt. Bile mendojsha me u kthy.
Asnjë shoqe, as kurrkend, e në shqiptarët bash, a din, hajt, ato gjenerata sidomos, rrijnë pak në distancë, plus prej Muharremit u distancojshin krejt edhe unë vetëm. 
Mirëpo më ka shpëtu shoqata “Përpjekja”. 
Aty kanë qenë plot njerëz të njoftun. Bile aty e kam njoftu edhe Ukshin Hotin, ai ka ardhë në postdiplomike.

Surroi: Për Shkenca politike.

Qena: Po, po. Edhe u mbledhshim aty, këndojshim, instrumentet krejt, televizioni... qajo më ka shpëtu se... Mandej kur shkojsha në konvikt, kajsha nja dy orë edhe ato cimerët shumë kanë shpëtu edhe gjakovaret, ka pasë shumë gjakovare, në degë të ndryshme... edhe unë s’di, bravo ju qoftë gjakovarëve! Në degë të ndryshme, plot vajza, në farmaci, në medicinë, në histori...

Surroi: Të gjitha rrëfimet e studentëve shqiptarë në fakt janë të këtilla dhe po të shkosh edhe në Zagreb ka qenë komuniteti i studentëve... e kanë ndihmuar njëri-tjetrin.

Qena: Po, sigurisht... Bile ka qenë shoqja... e kam pasë Donikën, Lucin, e ajo historinë e studiojke... dhe më folshin ato, më vijshin, “Mos, mos... hajt rri edhe sonte, e nesër..., hajt edhe sonte, nesër shkon që nuk mundesh me pajtu, kthehesh për Mitrovicë...

Surroi: Ti s’u ktheve disa vjet.

Qena: Po s’u ktheva, se në mëngjes thojsha hajt po shkoj edhe sot në mësim, e kështu vitin e parë e kam shty qashtu me çykë të zorit, gati kam ngelë në vitin e parë, sepse s’e kam pasë asnjë ushtrim. 
Këta djemtë ushtrojshin mes veti, mu s’më thirrke kurrkush as me ushtru as kurrgjë... e kemi pasë mësimin ndamas... aktrimin ndamas prej serbëve. Landët e tjera bashkë.
Kështu që në vitin e parë gati-gati më ngelën, asnjë ushtrim, veç... Të më kishin ngelë, më kishin shpëtu. Kurrgjë. E kisha kry rusishten... mandej, unë i jepsha provimet në rusisht. 
Edhe derisa unë diplomova në Akademi, këtu veç shokët e mi ishin ba profesorë. Edhe më thoshin hajde bre..., s’kam diplomu rusisht... hajde, tash veç e ke diplomën. Në të vërtetë, në gjuhët e huaja, diploma është pjesa më e vështirë se duhesh krejt në rusisht me shkru, e me folë e krejt... s’kam diplomu kurrë, mirëpo mendoj që e di gjuhën sepse kam lexu vazhdimisht ...

Surroi: Kthimi këtu?

Qena: Kur u ktheva këtu, bursën e kam pasë prej Teatrit Kombëtar. Kur u ktheva, e patëm na një shfaqje këtu. Kanë qenë ato takimet “Joakim Vujiq”, edhe e patëm në shfaqjen e diplomës të Beogradit...

Surroi: Takimet kanë qenë ku? Në Beograd?

Qena: Në Beograd na diplomuam, e dhamë shfaqjen, mirëpo erdhëm këtu si mysafirë, në “Joakim Vujiq”.

Surroi: Në çfarë gjuhe?

Qena: Në shqip, në shqip, në shqip.
Në shqip ka qenë “Lavirja e denjë për respekt” e Sartrit – një vajzë edhe katër djem, tamam sa ishim në grup edhe mbas shfaqjes ata kanë shku darkë në “Bozhur” krejt grupi me profesor... profesor e kemi pasë në vitin e tretë edhe të katërt Ravasin, Sllavolub Stefanoviq Ravasi.
A e njihni Ravasin? 
Ravasi ka qenë dhëndër i Abdurrahman Shalës. Meribanin e ka pasë grua dhe ajo thonë që ka qenë një dashuni shumë e madhe dhe ai vazhdimisht ka ardhë në Prishtinë, i ka vizitu varrezat e nejse... 
...edhe ata shkojnë krejt në darkë në “Bozhur”. E mu më merr Xhevati e shkuam në dikah tjetër, te Muslim Mulliqi, më duket... Edhe mbas disa dite..., ata qat natë i kishin nënshkru kontratat, kishin hy në punë.

Surroi: Në Teatrin Krahinor, asokohe.

Qena: Po. Unë mbas disa dite po shkoj. Po trokas në derë, thashë: “Drejtor, unë e kam kry akademinë, ju e dini, erdha për punësim”. 
Tha, “Valla me të thanë, s’kemi nevojë”.

Surroi: Drejtor ka qenë kush?

Qena: Azem Shkreli. Poet shumë i mirë dhe drejtor ndoshta i mirë, po...

Surroi: ...po jo ndaj teje

Qena: Jo ndaj meje. Tha: “Jo, s’kemi nevojë”. Tash, “Po qysh s’keni nevojë? E kam marrë bursin katër vjet. 
Derisa unë kam studiu katër vjet, këtu në Shkollën e Lartë Pedagogjike veç dy gjenerata ishin punësu. Drita Krasniqi e Kumrie (Hoxha, v.r.), e Fatimja..., plot!
Tha, “Veç ndaq me ndejt. Që don”, tha, “rri, po nevojë s’kemi”. 
“Jo, mbasi s’keni nevojë, edhe bursën ma keni dhënë”.
Tha, “S’është me rëndësi!”
I thashë, “Ditën e mirë!” 
Tha, “Ngjeh deri deri në dhjetë”. 
I thashë: “As deri në pesë”. 
Dola. M’u sill njëherë Prishtina, sepse isha absolvente e rusishtes plus Akademinë, çka me thonë tash në shpi? Se ka qenë njëfarë rregulli, pak m’u punësu nja dy-tri vjet me ju ndihmu...
Secili e ka e ka kry detyrë...

Surroi: ...edhe me i ndihmu vëllezërit e motrat tjera që janë më të vegjël për me ecë përpara.

Qena: Edhe shkova unë. “Çka u ba?”, “S’më pranuan”. U mërzitsha shumë, se mua më patën thënë profesorët në qoftë se donë me ndejt në Beograd, mundesh me ndejt. Se e flas mirë gjuhën. Mirëpo unë e dijsha që Beogradi absolutisht s’ka nevojë për mua, se njëqind janë ma të mira se unë në Beograd çka kam... me e marrë një tabëll a një diçka dhe edhe ata a t’kishin marrë a s’të kishin marrë, është pikëpyetje. 
Bekimin që e kanë marrë, Bekimi ka qenë jashtëzakonisht punëtor i madh. Bekimi ka shku në krejt provat, i ka ditë krejt, përmendsh e ka ditë secilën shfaqje edhe më pat tregu Bekimi... bile në një shfaqje një aktor është smu dhe ky e ka zavendësu... ata e kanë ditë çfarë kapaciteti është Bekimi, sepse profesorët gjithmonë e lavdojshin dhe thojshin në qoftë se dikush ka mbërri me punën e vet... i pari në Akademi, me ushtrime e krejt, është Bekim Fehmiu.

Surroi: Edhe ata kanë një dell të jashtëzakonshëm si familje. Të gjithë vëllezërit kanë pasë memorie...

Qena: Absolutisht, absolutisht. Veç ata bile kanë shku në drejtime të ndryshme. Qajo është shumë, shumë pozitive.

Surroi: Bashkim Fehmiu ka qenë po aq aktor sa ka qenë edhe Bekimi.

Qena: E vërtetë po...

Surroi: Edhe se ka qenë arkitekt, natyrisht.

Qena: Arkitekt. Fatmiri...

Surroi: Jurist.

Qena: Jurist. Mandej... Krejt vllaznit në degë të ndryshme. Të kishim shku na njeni në medicinë, njeni juridikun, njeni ekonominë, ekonomia aq e nevojshme për familjen tonë... e jo veç krejt në një...

Surroi:.. Krejt e keni pasë po atë të dell të artistit. Unë e mbaj mend me Benin për shembull, me Nebiun... ai është brilant në shkrim, por është po ashtu muziktar. Ka sensin e muzikës, i bie kitarës, domethënë ka diçka në sjelljen e juaj që i çon te arti.

Qena: Sigurisht, por kish qenë ma e dobishme ndoshta edhe për familje, edhe për krejt.

Surroi: Është një moment kur ti shkon në Prizren me Nehatin...

Qena: Po, qe puna e Prizrenit... 
Mandej unë mbeta në shpi. Edhe një koleg imi, i cili jepte rusisht në normale, Bajram Elshani, tha: “Meli, mu më kanë thirrë me shku në Prishtinë, në fakultet, a po don ti me ardhë me dhënë rusisht, se s’ka profesor të rusishtes”.
Thashë “...me gjithë dëshirë, veç a m’pranojnë”. Edhe shkova me bisedu me ta, ata thanë “Po, se s’kemi profesor”. 
Kur po vjen baba në shtëpi. “Paaa, dreqi t’marrtë, a s’paske pasë tjetër punë. Thashë: “Pse, çka u ba?” Paska konkurru një serb i Banjskës me dhanë rusisht aty, e ai i ka thënë babës e ka taku para “Jadranit”, ka thanë, “Çika jote ma kanë zanë vendin, unë kam fëmijë, unë kam familje, unë s’po di qysh kam më i mbajtë t’mitë”.
“A s’pate tjetër punë ti?” 
Thashë, “Po vendi u kon zbraztë”.
“Po çfarë zbraztë? Shko merri dokumentet”.
Shkova unë. 
“Çka erdhe?” 
Qeshtu, qeshtu. 
Jo thanë se ai ka gjetë punë në Banjskë. Kish gjetë punë në Bansjkë, edhe mbeta në normale, meqë kryesisht klasat serbe mësojshin rusisht, se shqiptarët hiç s’ishin ngusht për rusisht... 
Kur shkojsha në orë... hiç! As me lexu as kurrgjë. Ju thojsha po mësoni bre pak, se keni shansin me mësu një gjuhë... 
“O ti”, i thosha njenit, “pse s’po mëson pak?”
“O mësuese, mos i bërtit atij se ai i ka tre fëmijë!”
Po thashë, “...tre fëmijë që i ka, duhet me mësu ma shumë”.
“Kurrë!”
Kur mbas ku me ditë sa vitesh, po shkoj me një katund, se po kaloj prej temës në temë. Po shkoj me një katund me shfaqje.

Surroi: Tash si çka, me teatër?

Qena: Me teatër të kukullave.

Surroi: Të kukullave, po?

Qena: Edhe po del njeni e thotë: “Mësuese”.
“Kush je ti bre?”
“Po ti më ke dhënë rusisht mu!”
Baba i Agron Blakçorit. 
Mandej më ka ndihmu Agroni, për shkak të babës, me m’i punu kukullat në nja dy-tri shfaqje, normal, por ne s’kemi pasë...

Surroi: Hajde të hyjmë te kukullat, mbasi hyre vet.

Qena: Hadi!

Surroi: Kukullat janë diçka me të cilat je rritë ti si fëmijë, domethënë është një dell i fëmijërisë i cili tash ekstrapozohet në këtë moshë. Pse bash kukullat në atë moment, kur veç ke pasë degë të ndryshme të teatrit.

Qena: Unë veç në teatrin e kukullave e kam gjetë veten. Më së pari, kurrë s’i kam dashtë vendet ku ka shumë tollovi, ku ka shumë... jo konkurrencë me thonë, po... hajde ta quajmë konkurrencë, se s’di ku trusën të tantë... bile është një fjali e Indira Gandit, i kish thënë baba, “Shiko çika ime, bija ime... në jetë ka me pasë njerëz që punojnë dhe njerëz që i marrin meritat. Shko te ata që punojnë se konkurrenca më e vogël është”. 
Kështu që edhe unë shkova. E kurrkush te kukullat.

Surroi :S’kishe konkurrencë aty fare?

Qena: Hiç. Pa konkurrencë.

Surroi: Ky është viti?

Qena: Është viti... qe sivjet bahen 40 vjet, 1986. Në të vërtetë unë kam shku një vjet më vonë, 1987. Ka qenë një profesor i Zagrebit, një Borisllav Markshiq, dramaturg, regjisor në Pragë e ka kry regjinë. Ka qenë një kohë drejtori i HNK-së (Hrvatsko Narodno Kazaliste, v.r.), mandej ka pasë në televizion pozita të ndryshme, mirëpo po thotë: “Te kukullat e kam gjetë veten. Shumë më ka pëlqye ky profesion”, edhe më s’ka lëvizë, s’ka shëtitë.
Ka qenë një njeri erudit që ke mujt me bisedu ditë e natë, edhe mos mu mërzit në të gjitha lëmitë. U mundoje me na mësu neve, pak rregull, por pak zor!

Surroi: Ky është fillimi i Dodonës. Dodona filloi si teatri i kukullave.

Qena: Rabija (Rabije Bajrami, v.r.) e ka formu: “Teatri i të rinjve, fëmijëve dhe kukullave”.

Surroi: Nana e Agron Bajramit.

Qena: I falënderohem asaj që i ka shku mendja me e formu një teatër të tillë. Në të vërtetë, edhe nja dy herë po më duket që u formu teatri kukullave, po s’ka pasë jetëgjatësi se e na festojmë edhe “uraaa” derisa ta prejmë shiritin, mandej në qoftë se vazhdon dikush, vazhdon, në qoftë se jo, jo.
Kështu që, unë me qat grup, që kanë qenë në fillim 17, e mandej e kanë pa që s’ka kurrgjë prej asaj pune, shko një, shko një, shko një...

Surroi: Edhe mbete ti.

Qena: Mbeta unë, me tri-katër vajza edhe katër-pesë... tash prej atij grupi kanë mbetë katër veta. Në pension janë do. Disa e kanë lëshu me kohë se e kanë pa qe s’ka... 
Ne në fillim kemi punu pa rroga, veç unë kam pasë rrogë edhe Valdet Rama, si një organizator edhe aktor. Të tjerët kanë punu... prej biletave i merrshim, i ndajshim paret, mirëpo në fillim s’kemi pasë publik. Hiç s’vijshin fëmijët.
Unë disa blejsha tri-katër bileta qaty në Dodonë.
“Po hajdeni me pa”
“Po, a është Cima e Leci”
“Po s’është Cima e Leci, hajde këqyrni çka”.
Dalëngadalë. 
Shkollat mandej... shkojshim pesë-gjashtë herë me një shkollë, tue i lutë me ardhë. E tash, fatkeqësisht, që kemi mjaft publik, tash s’kemi shfaqje. 
Tash i kemi veç dy-tri shfaqje të cilat sillen sepse... s’kemi buxhet, s’kemi xhirollogari, punojmë... s’kemi të drejtë me i nda paret e biletave i dorëzojmë në Komunë.

Surroi: Është Dodona apo Teatri i Kukullave në përgjithësi?

Qena: Dodona është teatri njësoj ka mbetë, edhe skena e mbrëmjes. Skena e mbrëmjes moti ma o shkatërru krejt... e skena e fëmijëve, publik kemi, por shfaqje s’kemi.

Surroi: Pse është me rëndësi me pasë shfaqje?

Qena: Të kukullave?

Surroi: Po, sot në kohë të telefonave, kompjuterëve...

Qena: Unë mendoj që absolutisht teatri jonë i varfër ashtu qysh është nuk mund t’i bëjë konkurrencë as Cineplexit, as Albi-Mallit, as sepse unë kur kam shku një ditë kam mbetë pa mend çka kanë ata.

Surroi: Po pse? Pse duhet fëmija me...

Qena: Sepse, unë mendoj, që meqë janë të kaplum me teknikë në të katër anët, vijnë dikund ku e ndëgjojnë frymëmarrjen e aktorit, ku është diçka, është i gjallë ai aktor. Edhe ndoshta edhe me gabimet, ose me ngjirjen e zanit njëherë a diçka, megjithatë, rrah një zemër aty.
Unë mendoj që, ta zëmë se si fëmija që teknikat i ka krejt në shtëpi, ka dëshirë me e dëgju nji përrallë prej nënës ose prej babës, ose prej gjyshes. Gjyshet janë tash luksi i madh, s’ka veç nëna dhe baba, në qoftë se kanë kohë më... 
Mendoj që është e pazavendësueshme dhe unë shpesh ma kanë bo këtë pyetje, dhe po them: “A dini çka është ky teatër? Ky teatër është si tash që e shëtitin krejt pijacën edhe e lypni patlixhan. Jo të plastikës, jo të bukur nga jashtë, por që ka shije”. 
Mendoj që ky teatër ka shije, edhe që s’është vizëllimë krejt çka nuk vizëllon, që nuk shkëlqen.

Surroi: Edhe unë e kam një përsiatje pak më të gjatë rreth kësaj pune, e kjo është se teatri po i kthehet sensit të vetë të parë, antik të Greqisë, që është Mimesis, që është imitimi. Por, imitimi, nëse nuk është i drejtpërdrejtë, nëse nuk e ka atë interaksion për të cilin ti po flet, frymëmarrje, ngjirje zëri, etj., gabueshmëria njerëzore është e transmetuar në teatër, përderisa perfeksioni synohet me këto, në epokën digjitale, dhe teatri prandaj është i nevojshëm për komunikim njerëzor bazik.

Qena: Derisa nuk përparon teknika qaq shumë, sa me dalë fëmijët prej epruvetës, derisa lind fëmiu në mënyrë natyrale, ka me pasë gjithmonë nevojë për nanën, për babën, për gjyshen, për bile-bile, tash me ia nisë me hi llugave pak, e unë mendoj që çerdhet do të duhej me u mbyllë.

Surroi: Neden?

Qena: Së paku deri në moshën pesëvjeçare, sepse është një trend, madje shumë, shumë raste pa punu nana hiç... “Po e çoj në çerdhe”.
”Pse?”
”M’u socializu”. 
“Po ai nuk është socializu me ty, hala s’po të ngjeh, po e kap e çon në çerdhe”.
Çerdhen e kam ngat shtëpisë që aty ku banoj. Kajnë fëmijët...

Surroi: Ta marrim Dodonën, teatrin e kukullave. Ai shërbeu si një lloj qendre e rezistencës, jo vetëm kulturore, po edhe kombëtare.

Qena: Në një kohë po. Edhe besoni edhe kur ka ardhë drejtoria e dhunshme, në fillim e kemi pasë një Zoran Kosovac, njeri s’këqyrte se pinte gjithë ditën... me siguri e ka pa edhe vetë që...

Surroi: ...s’ka ndonjë punë aty...

Qena: ...s’ka ndonjë punë. Mandej e prunë Radosllav Zllatanoviqin,

Surroi: ...që ka qenë poet,

Qena: ...po, po poet. E mbas Petrovcit erdh Zllatanoviqi.

Surroi: E Faruku (Begolli, v.r.)? Faruku ishte aty?

Qena: Faruku aty. Na punojshim në saje të FTT-së (Film Teater Televizion, v.r.), jo teatri i kukullave, po skena e mbrëmjes... e kanë pasë ata njëfarë shoqate, Faruku me Hazir Miftarin.
E kanë pasë qat shoqatë private edhe thoshin na vetëm po e shfrytëzojmë këtë sallën, hapësinën. E neve na jepshin parët për një shfaqje. Zllatanoviqi kur erdh.
Më duhet me thënë që ai njeri u sjell shumë mirë. Aspak s’na ka ba presion. Asgjë. Thojke: “Po unë po dal, ju bëni çka doni se valëviteshin aty flamuj me shqiponja! Na e fituam lirinë e pavarësinë, e hajde me tupana. Pra, s’na ka pengu.
Mirëpo, një ditë po më thërret në zyrë dhe tha: “Meli, ti duhesh me përgatit edhe një shfaqje në gjuhën serbokroate, se s’bën”.
Unë: “Me gjithë dëshirë, veç a je ti i sigurt se kur të nënshkruna unë, vjen dikush me e pa?” 
“Jo valla, s’vjen kurrkush. S’kam mendu për atë, po kurrkush s’vjen...”... kishin marrë hov, edhe e tha: “Ani çka me bo? A mundesh ti një shfaqje me ia dhanë dikujt me u nënshkru, dikush si regjisor, e ti me përgatitë shfaqjen?” 
Thashë, “Me gjithë dëshirë”. Edhe ashtu mbrapa paravanit nuk shihet kush luan, luajnë aktorët e mi me kukulla, e le të vijnë këta, le të lexojnë tekstin mbrapa paravanit. 
Erdh Uglesha Vujoviqi... tash është në Beograd, aktor ka qenë Uglesha me çikën e vet, i lexojshin qashtu kur mbërrijshin... “prekëm me kambë, kur të kom me lexu...”, nejse...
“Kësulëkuqen”, mirëpo një “Kësulëkuqe” tjetër, jo ajo klasike. Në këtë përrallë që e pata bo une, ujku nuk e han gjyshen, por gjyshja e han ujkun. Sepse kjo vajza që e tregon përrallën, e lazdrume, nuk e din përrallën edhe një djalë tjetër që ka dëshirë me tregu përrallën qysh është, thotë ti çfarë përralla është koha e kompjuterëve e ti po më kallxon përralla.
Mandej, “jo unë po e tregoj, unë po e tregoj”. Edhe del gjyshja. Barkun. Çka u ba? E hangri gjyshja ujkun! 
“Po s’bën”, tash intervenojnë edhe fëmijët... e nejse... 
Shkon ky me një festival edhe fiton shpërblimin për regji

Surroi: Të veprës tënde

Qena: Po, edhe ato më pare. Po vjen Uglesha në bife, i them: “Ugleshë, qato pare!”
“Jo bre, i kemi pi me shokë atje, çfarë pare, e çfarë...! Veç muj me jua qarros nga një pije...,”
“E jo. Nga një pije pa meze ta qerasim na”... e kryem qat detyrë qashtu që ish e domosdoshme, mandej e shihke ai që s’ka kurrgjë, thojke e shoh çfarë budallakie është, por s’kom çka me ba... Zllatanoviqi

Surroi:. Tash kjo pika e rezistencës e Dodonës e ka mbajtë për një kohë. Për çka reziston Dodona mas luftës?

Qena: Jo, mas luftës Dodona ka sharru krejt.

Surroi:. Ku po reziston?

Qena: Dodona, mbas luftës... Kam fillu me mendu që na pa e pasë dikë në mbi kry s’dimë me funksionu.
E fitove lirinë. E fitove gjithë ditën, është Dodona e zbrazët. Përpara kanë ardhë studentat.
Kanë ushtru studentat. Kanë flejtë studentat... mësimi është mbajt aty... Kanë flejtë në atë dhomën e kush s’ka pasë konvikt a diçka? Ka qenë në shtëpi. Ka qenë në strofull.

Surroi: Bile ua ke tërheq vërejtjen, po më duket, disa herë aty studentëve...

Qena: Në fillim, në fillim po, por mandej u mësuan. E u mësuan edhe kojshitë me neve se mendojshin që ku me ditë çka janë pak..., nejse s’kanë pasë faj, se edhe Dilaver Kryeziu ushtrojke qaty me tupana..., e nuk pushojke Dodona., veç hyjke një grup...
Tash nuk është më ajo Dodonë. Tash nuk janë më shfaqjet, s’po mund të luhen, sepse unë s’i kam më aktorët e vjetër, e këta të rinjtë që kanë ardhë, s’kanë dëshirë me lujt me kukulla fare, se kanë dëshirë me dalë, me e tregu profilin edhe anfazin... 
U thosha: “Loja me kukulla është shumë e rëndësishme, sepse aty je vetë regjisor, vetë aktor, vet s’të përzihet kurrkush. Ti e ngjall një cukël, e ajo është punë veç Zoti që ta ka falë ty shpirtin e tij, e ngjall një kukull! Domethënë, shumë punë e rëndësishme për fëmijët, sidomos”. 
“Jo, bre, ne s’kemi mësu kurrgjë”.
“More që s’keni mësu, ajo po shihet. po megjithatë mundeni, në qoftë se ushtroni”. S’janë të interesum fare dhe është e dhimbshme që tash kur e kemi gjithë atë publik, s’kem shfaqje.

Surroi: A ekziston ndonjë analogji mes teatrit të kukullave dhe jetës politike?

Qena: Këta mendojnë që teatri i kukullave është vetëm teatri i fëmijëve.
Jo! Teatri i kukullave. Unë e kam pa “Shtërngatën”, në Butrint, të Shekspirit, me kukulla. Bullgaria, i fitoi krejt shpërblimet.
Një tabelë e shahut dhe luajshin kukullat, mbreti mbretesha... fantastike..., mandej, për ditën e sotit, për çka po ndodh në politikë, me pasë na “grand guignol”, me kukulla të mëdhaja e luhet, ajo ish bo bash diçka edhe e kohës edhe ndoshta kukullave s’ua kishin pa bash për të madhe se thonë: “Hajt se kukull është si që mundesh me u ra disa problemeve që po na sillen neve”.

Surroi: Pse është ky kontrast i madh: Kosova po mbërrin me u zhvillu në film, për shembull, por ka degradim, ose degradim mos ta quajmë, por ka rënie, dramatike në kapacitetin, kapacitetet fizike për teatër, për teatrin e kukullave.

Qena: Po, po Teatrin e Kukullave, s’e marrin te na seriozisht.
Teatrin e Kukullave? Hajde me kukulla! 
Kukulla është vetvetiu simbol edhe kukulla nuk mund të jetë kurrë qaq banale sa mund të jetë një aktor i dobët kur sillet nëpër skenë aty.

Surroi: Është edhe e çuditshme që... sa po i bie tash gati, sa ke qenë ti te teatri i kukullave...

Qena: Katërdhjetë vjet

Surroi: Katërdhjetë vjet... Dodona është sot skena e vetme normale në Prishtinë.

Qena: Një sezon na ka hupë renovimi i Dodonës. Erdhën në mars. Inxhinierët mat, çmat, nalt- poshtë. Njëzet veta, thashë, “O bre vëlla, s’po ju nxën Dodona, ku po shkoni?”
“Po jo, qe po pik, ku po pik...”, pikte në sallë të leximit. Thashë: “Qit pik, në qoftë se mundeni me qitë në skenë kemi edhe leverdi se na vyn për efekte.
E tha: “Ti po bën hajgare”.
Thashë: “Jo, hajgare jeni tu bo ju, se keni ardhur në mars, në pikë të sezonës me ndreqë kulmin”.
“Po jo, kjo kryhet për një muaj”. 
Mars, prill, maj, qershor, korrik, gusht, shtator..., shtatori u lëshu. Shiu i parë, po pik!

Surroi: Ju edhe keni fat, Teatri Kombëtar i ka nja pesë vjet që po renovohet, apo s’di sa u bënë.

Qena: Po veç ata edhe me ujin kanë pasë kanalizimin e diçka... të na veç kulmin. Kur në shtator, kur ia nisi shiu, po pik! 
Nga na... mule me e qit një kovë, se s’ke çka bën. Edhe po pik teatri.
Erdhën ata.
Po thashë “Njëzet veta këtë bre vëlla, qysh...”
“Po nuk pikke”
“Jo valla, kur s’bjen shi nuk pik zakonisht, po si ra shiu i parë, tak tak..., nejse e mbuluan. Po na humbi një sezon, ajo është... s’di a ndodh, jo s’ ndodh kurrkund kjo. 
Në renovim është Teatri Kombëtar, në renovim Oda. E tash, Zana (Hoxha, v.r.) që e ka çelë “Stacionin kulturor”, s’ke qenë?

Surroi: Hayır.

Qena: Një mrekulli e ka ba prej një, çka ka qenë ajo, më thonë, magazinë, depo, ka dalë një vend jashtëzakonisht i mirë, dy salla të mëdhaja. Edhe aty... Zana është jashtëzakonisht punëtore. Unë po thom t’i kish Kosova dy qasi sa i përket teatrit. Edhe i ka hapë dyert për studentët, por krejt në qoftë se ke një ide, mundesh me ardhë.

Surroi: Domethënë, ky është tash Dodona e 2026-s.

Qena: Bash. Dodona e 2026-s. Ishalla punon si Dodona që ka punu, sepse i ka hap dyert për studenta, i ka hap dyert për muzicientë, për të gjitha llojet e arteve, kush don me provu veten, ka me qenë e hapun gjithmonë, edhe kanë me pasë vend ku me ushtru ku me jashtëzakonisht mirë, pastër, krejt e mbajnë vetë, po mendoj në mënyrë vullnetare mbahet ajo. 
Ndoshta ne as nuk dimë kur ia nisë me u pagu, ja nisin me ngjeh sa po merr ti, sapo merr ai, sepse Dodona ka funksionuar jashtëzakonisht mirë derisa s’kemi pasë qaq pare. 
Flejshin studentat nalt. Një ditë unë e kam shfaqjen “Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqat”. Këtë mesele e kam tregu disa herë, po qaq interesante, sepse, kanë ardhë studentat, i kanë marrë dyshekat e shkurtabiqave dhe po flejnë nalt. Po don me ia fillu shfaqja, s’i kam kurrkund dyshekat. Lyp andej, lyp këndej, kur më thanë shko në sallë të leximit. I mora dyshekat.
“Begolli! Po këta studentat këtu po flejë në dyshekat kukullave”.
“Po, ani a ma mirë studentët me fletjë, a kukullat e tua”. 
Po mendoj kemi qenë si një familje ku ka funksionu çdo gjë...

Surroi: Meli, si është e mundur që ka lind një gjeneratë e atillë, domethënë po të kthehesh mbrapa, ke një gjeneratë aktorësh të jashtëzakonshëm, regjisorësh... a ka të bëjë me shtetndërtim? Pse është ai moment i cili e prodhon atë gjeneratë me Bekim, e me Faruk, e me Enver e me disa gjenerata?

Qena: Unë kam fillu me besu, me mendu, s’po kam qejf me besu, që na pa e pasë njëfarë zori të madh, na s’dimë me funksionu. Me iu tregu atyne serbëve se të kanë ne gjithmonë mbi krye, me iu tregu që dimë, që mundemi...

Surroi: Ka qenë garë, jo vetëm në art, domethënë ka qenë gjitha në të gjitha lëmitë.
Mirëpo kur ta sheh njeriu artin, kështu Myslim Mulliqin e ke pasë në atë kohë, i cili ka qenë në majat e artës e pikturës.

Qena: E tash në qoftë se e bën krahasimin mes Muslim Mulliqit dhe kësaj gjenerate që vjen tash këtu, unë s’di ose si ta fitojmë ne lirinë, ç’lirohem edhe mendojmë që... po për liri duhesh me punu pesë herë më shumë. Duhesh... 
Mua a e din çka m’thonë: “Ka kalu ajo kohë kur keni punu ju”.
Me punu duhet gjithmonë, s’di qysh kalon koha e punës, s’di qysh kalon gjithë..., e tash aktorët e ri, ambicia e tyne, m’u gjuajt me njëfarë seriali, serialet që janë jashtë çdo niveli.
Iu thashë bile, “O djem e vajza, për qeto seriale s’keni pasë bre nevojë me shku në shkollë hiç. Dilni në pjacë aty, merreni një... Tutët një prej një gjarpni aty në pijacë, dhe e merr njëfarë kaishi, ia gjuajnë, dhe aaaa krejt keshim tash! Qashtu sa po bëni, kurrgjë s’po bëni diçka, vetë ia nisin me shkru skenarë, vetë me lujtë, vetë krejt”.
Po mendoj që ka devalvu, kemi devalvu katastrofë, ka devalu arti, ka devalu. Mos të flas njerëzia e ka devalvu etika e ka devalvu s’e di, mo...

Surroi: Është kontrast i madh. Nga njëra anë ke devalvimin, nga ana tjetër ke film, i cili po zhvillohet.

Qena: Po, filmi po. Filmi po, muzika po, teatri po më duket, është më së keqi.
Ndoshta, se meqë tash po lidhen krejt me teknikë, është një... 
Për mu filmi s’është art. Në qoftë se duhem unë pesëdhjetë herë me e përsërit një kuadër, “s’është mirë, s’e ke mirë profilin, këqyre qat pikë edhe një herë, përsërit edhe një herë...”

Surroi: E ti tash po flet me paragjykimin e teatrit.

Qena: Unë e du teatrin, sepse teatri është moment. Teatri është çast. 
Teatri është njësoj si jeta: e luan e shfaqen, s’ka më përsëritje.

Surroi: Po supozojmë se po të thërrasin ty edhe disa shokë. Thonë, Meli zgjedhi disa shoqe e shokë. Po ju thërrasim në Qeveri edhe po na vyen vizioni juaj për zhvillimin. Çka është keq në këtë vend në art dhe si mendoni se duhet me u zgjidhë?

Qena: Unë me pasë ditë me zgjedh i kisha zgjidh në teatër tem, mirëpo unë jam krejtësisht e humbur në këtë në këtë tollovi. Unë s’po kuptoj kurrgjë. Unë s’di as çka me thanë, me më çu në komunë, me thanë çka po don, s’di çka po du.

Surroi: Çka po do për Dodonë ti?

Qena: Për Dodonë është i domosdoshëm buxheti, sepse nuk punohet në teatër të fëmijëve me projekte.
Konkurrojnë me projekte, e fitojnë projektin, luan shfaqja. Me ba m’i lexu CV-të e atyre që konkurrojnë, thu ti a kam more, a kam shans m’u taku me këtë njeri? Edhe kur të vjen e sheh shfaqjen, s’ka lidhje e shfaqjeje as me mizanskenë, as me kualitet, as me... madje-madje edhe titullin gabimisht të shfaqjes. Profesor po thotë jam, s’di ku jap mësim atje. Pra, ka shumë formalitete, ka pak kualitet, jepet shfaqja edhe e vetsha, “Për cilën moshë është kjo shfaqje?”
Një herë më tha “Për klasat e pesta”.
I pruna klasat e pesta. Ata keshshin, se i lëshonte do sillta prej së nalti. O, po shihet sillti... tash bëjnë hajgare me ato efekte. Mos i bën hiq, kur s’mundesh.
“Jo, është për fëmijë”.
I pruna fëmijët. Fëmijët s’dojshin hiç me e pa.
Nejse, s’është një. Ka plot qasi shfaqje që kanë ardhë, janë punu edhe s’ka luajt dy-tri herë, sepse s’vjen kurrkush. Edhe me ardhë, dhjetë repriza janë në kuadër të atij projekti, edhe bjen ajo shfaqje. E na me dhjetë repriza nuk mund me mbulu asnjë shkollë. Prandaj, nuk është zgjidhje. E di që tash krejt me projekte, mirëpo për teatër të kukullave, e për teatër të fëmijëve nuk është zgjidhje projekti duhet me pasë një farë baze.

Surroi: Po imagjinojmë, po e përdorim imagjinatën tënde dhe po të kthejmë mbrapa në Mitrovicë. Jeni ulë rreth tryezës, familja, te baba edhe po të pyesin ty: “Meli tregon me i përcaktu profesionet e fëmijëve në të ardhmen, nisja prej Agimit, prej Tafë Kusurit”. Kujt çka i kishe përcaktu?

Qena: Agimi edhe ashtu ka pasë fillu me studiu ndërtimtarinë.

Surroi: Edhe emrin e ka pasë...

Qena: Dy vjet i ka kry me sukses jashtëzakonisht të mirë,

Surroi: Ka qenë vizatues i mirë...

Qena: Por mandej ka kalu. Motra tjetër, njëra medicinën me e kry. Njena me e kry letërsinë e kam një motër shumë të talentume Resmija... Ka qenë shumë e talentume, ka shkru, po mandej e ka lanë. Njena shkrimtare, njeni m’u bo jurist, njeni mu bo... dhe i kishim pasë krejt profesionistë, nëntë profesionistë të ndryshme. Hajde Muharremin po e lëmë.

Surroi: E ti?

Qena: Unë mësuese në katund, me një katund. Kam pasë dëshirë me qenë mësuese në katund, me u martu për një mësues, me i pasë nja pesë fëmijë a gjashtë; një oborr me pula, me... mirëpo s’mu ka plotësu ajo dëshirë. Teatrin e kisha bo në shkollë dhe s’kam pasë ambicie të mëdhaja kurrë.
Kam dashtë veç një rreth të vogël, që më përcjellin që e punojnë qat punë me dëshirë, se mu tash në teatër mu me këto gjenerata të reja veç më thonë: “Ka kalu koha jote, s’bën më ashtu, nuk bën më ashtu”. Dhe më lënë. Unë punoj gjithë ditën aty. Ja, s’ka më. 
Në qoftë se e lëvizi qito prej qetu deri qatje, honorar lypin, pare lypin. Sa vlen ajo punë, ajo është diçka tjetër.

Surroi: Që shfaqja e radhës ka me qenë shtëpia në fshat me pesë fëmijë dhe me pula. Shfaqja e radhës në teatrin e kukullave të cilën ke me e ba ti...

Qena: Shfaqja e radhës ka me qenë “Moza dhe problemi 36”. Është një vajzë e vogël që përpëlitet, në të vërtetë s’i pëlqen matematika e që i ndihmon ariu, i ndihmon lepuroshi, i ndihmon një grup qensh, i ndihmon edhe mësuesja, kështu që më në fund e zgjidh problemin edhe kthehet kah rruga e drejtë, se pak shkon anash.

Surroi: Nëse prej tridhjetë fëmijëve që shkojnë me shiku, njëri del me imazhet të cilat ti ke kriju, ti ke kriju çdo vit dikund njëqind, dyqind, treqind fëmijë të cilët shkojnë me imazhet e rikrijume të shfaqjes tënde.

Qena: Ndoshta. Shumë ka te ne paragjykime, shumë ka, jo kjo s’vyn, jo kjo s’duhet.
Për shembull, mu më pëlqen me pasë shfaqje për Vit të Ri me babën dimër, edhe po vjen një gazetar tha: “Ti zonja Qena, a i beson Babës Dimër, a?” 
I thashë, “Pos Babës dimër, unë kurrkujt tjetër s’i besoj. E kujt duhet m’i besu tjetër?”
Te na ndodhin aq gjana, që duhesh me i besu Babës Dimër, saqë brenda natës ku më ditë çka bahet, kështu që fiton poste, fiton edhe atë që s’ta ka marr mendja as në ëndërr. Po kujna pra me i besu pos Babës dimër? Pik prej oxhakut një dhuratë e madhe edhe... 
Një drejtor bile e kishim, “Po jo, po mo, fëmijët s’i besojnë Babës Dimër”.
Po i thashë, “S’është bre me rëndësi ai besojnë, a s’i besojnë. Po e kënaq një fëmijë. Krejt bota e feston, çka ka lidhje a ekziston, ku me ditë ne çka ekziston e çka s’ekziston, për Zotin”.
Ashtu pra edhe e fëmija e lyp rrugës në Iëpirëse, se jo mos e merr se s’ke kurrgjë prej asaj, s’është ajo... është një çast që mundesh me e gëzu fëmijën, kur me ditë ma në jetë a gëzohet a s’gëzohet a... Ndoshta i mbet veç qaj gëzimi i Babës Dimër.
Ka mandej filma të ndryshëm që kam parë bash, që e çojnë në gjyq njërin që e lan Babën Dimër, edhe thotë “...ti po i merr në qafë fëmijët, e ti po i këqyr e ti...”
Thotë: “A po më lejoni, le të vijnë fëmijët dhe t’i vesim ata?”
Kur, në mesin e atyne të mirëve, djali i gjykatësit thotë: “Ky është Baba Dimër!” E gëzohet, e përqaf. Hajt lene pra. 
Jeta s’është matematike dhe nuk mundesh krejt me thonë kjo është e dobishme, se s’e din çfarë është e dobishme, bash edhe çfarë s’është e dobishme, ndoshta.

Surroi: Meli Qena: Faleminderit për këtë dhuratë. Ishte kënaqësi.

Qena: Ju faleminderit juve që ma dhatë mundësinë me fol nashti pak si shumë, po megjithatë i falemnderit shumë.

Surroi: Me kaq përfundojmë, faleminderit!