TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Danimarka'dan Kosova'ya mahkumların gelişi tekrar ertelendi.

Kale

Fotoğraf: İllüstrasyon

Plani i Danimarkës për të dërguar të burgosurit e huaj në një burg në Kosovë është shtyrë sërish.

Burgu me 300 vende pritet të jetë në dispozicion në fund të vitit 2027 në opsionin më pozitiv, ka njoftuar ministri i Drejtësisë në Danimarkë, Nicloi Wammen, të premten.

“Kam informuar Agjencinë Daneze të Burgjeve se çështja e burgut në Kosovë është shtyrë, ashtu që vendet e burgut në rastin më të hershëm mund të jenë në dispozicion për t’u përdorur në fund të 2027-s e ndoshta jo para fillimit të vitit 2028”, ka thënë Wammen në një deklaratë me shkrim për “Ritzau”.

Danimarka dhe Kosova u patën dakorduar më 2021 për t’i marrë me qira 300 qeli në Kosovë për të ulur presionin e burgjeve të Danimarkës. Kur marrëveshja qe dakorduar, planet ishin që më 2023 të huajt e parë të dëboheshin në drejtim të Kosovës për të vuajtur dënimin. Shtyrja e re nënkupton se marrëveshja do të mund të nisë së realizuari rreth pesë vjet pas planit fillestar.

Wammen ka thënë se projekti mbetet prioritet për Qeverinë daneze “që të ulim presionin në burgjet e Danimarkës dhe që kriminelët, shtetas të huaj, t’i dëbojmë nga shteti”.

“Duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundshme dhe natyrisht që do të kisha dashur shumë që ne veçse të kishim nisur prej kohësh t’i dërgonim të burgosurit atje. Prandaj, sigurisht se jam larg së qenit i kënaqur me faktin se projekti po vonohet edhe më tej”, ka thënë ai.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë në Danimarkë, autoritetet në Kosovë e kanë zbrazur burgun nga të burgosurit. Marrëveshja me kontraktorin u nënshkrua në korrik dhe rinovimet pritet të zgjasin rreth një vit.

Projekti më herët ishte shtyrë për shkak të procesit të miratimit në Kuvendin e Kosovës.

Sipas marrëveshjes që në Kuvend u miratua më 23 maj 2024, 300 qeli të burgut të Gjilanit për një dekadë do të jenë në dispozicion për të burgosurit e sistemit danez të drejtësisë. Marrëveshja do të vlejë për 10 vjet, ndërsa Kosova do të përfitojë prej saj 210 milionë euro. Sipas Marrëveshjes, të burgosurit nga Danimarka do të dëbohen nga Kosova pasi që ta kenë vuajtur dënimin me burgim.