TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Priştine'deki okullar, bağışçıların insafına kalmış durumda.

okul

Fotoğraf: İllüstrasyon

Gëlqerosja e klasave, blerja e perdeve dhe e klimave, në një numër shkollash publike në kryeqytet bëhet nga vetë prindërit. Në Këshillin e Prindërve kanë thënë se iniciativat po ndërmerren, meqë komuna nuk ka investuar. Edhe në shkolla kanë se komuna nuk u është përgjigjur kërkesave për investim

Prindër të nxënësve kanë nisur të kontribuojnë financiarisht në disa shkolla publike në Prishtinë, për të përmirësuar kushtet në ambientet ku mësojnë fëmijët e tyre.

Në shkollën fillore “Afrim Gashi” në Hajvali, disa prej tyre kanë shprehur gatishmërinë që të financojnë gëlqerosjen e tri klasave.

Drejtori i shkollës ka thënë se kërkesa të shumta i janë drejtuar Drejtorisë Komunale të Arsimit për sanimin e infrastrukturës, porse nuk ka marrë përgjigje asnjëherë.

Por ai ka theksuar se kontributi i prindërve nuk është kërkuar nga shkolla.

“Nga ana e shkollës, në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast, nuk u është kërkuar prindërve që të kontribuojnë financiarisht apo të ndërhyjnë në sanimin e infrastrukturës së shkollës. Megjithatë, pasi kanë parë gjendjen e disa klasave, disa prindër, me vullnetin e tyre të lirë, kanë shprehur gatishmërinë që vullnetarisht të kontribuojnë në gëlqerosjen e së paku tri klasave”, ka thënë Islam Pireva, ushtrues detyre i drejtorit të shkollës “Afrim Gashi”.

Një situatë e ngjashme është edhe në shkollën fillore “Naim Frashëri”, ku, përveç gëlqerosjes, prindërit kanë kontribuuar edhe në blerjen e klimave dhe perdeve.

Në drejtorinë e shkollës nuk i janë përgjigjur pyetjeve të KOHËS për këto ndërhyrje.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit të Prindërve, Nexhmi Hoxha, ka thënë se iniciativat janë të ligjshme, kur mungojnë investimet publike.

“Këshilli i Prindërve, me vendim të Këshillit Drejtues të Shkollës dhe me pëlqim të tyre, me udhëzim administrativ, e ka të drejtën e plotë ose të investojë në shkollë ose çka do, por nuk e ka të drejtën t’i obligojë. Nëse do të pritej komuna apo edhe shteti që të investojë në disa gjëra, shkollat tona shkatërrohen krejt”, ka thënë ai.

Hoxha ka thënë se prindërit po detyrohen të mobilizohen për shkak të vonesave në realizimin e nevojave bazë të shkollave.

“Nuk është e drejtë prej Komunës që ne si prindër të blejmë, për shembull, edhe materialin bazë, nganjëherë edhe letër, ngjyrë të printerit duhet të blejmë ne. Po ta presim Drejtorinë e Arsimit, shkon me muaj, për të mos thënë me vjet. E bëjmë për të mos pësuar fëmija, për shkak të tekave të tyre. Ne po mobilizohemi qysh po mundemi... Pa marrë masa ndëshkuese ndaj personave përgjegjës, sepse e kanë obligative t’i kryejnë këto punë, nuk përmirësohemi”, ka deklaruar Hoxha.

Për këtë situatë, KOHA ka dërguar pyetje edhe në Drejtorinë e Arsimit të Prishtinës, por deri në publikimin e këtij raporti nuk ka marrë përgjigje.