Mbretëria e Bashkuar e mbështet fuqishëm shtetin e Kosovës dhe ndihet krenare që me aleatët e NATO-s ka intervenuar më 1999, ka deklaruar ministri britanik për Evropën, Stewart Wood. E Shtetet e Bashkuara, përmes një reagimi kanë thënë se e respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara dhe u kanë bërë thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë atë. Thirrje të njëjtë kanë bërë edhe Bashkimi Evropian dhe Gjermania
Rezana Balzhani
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi i Dhomave të Specializuara.
Në reagimin e saj, SHBA-ja ka thënë se e respekton aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë verdiktin që ka shpallur fajtorë katër ish-udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së: Hashiim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.
Në reagimin e Departamentit të Shtetit theksohet se SHBA-ja e mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe ritheksohet mbështetja për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, thuhet në reagimin e DSH-së.
Edhe komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka kërkuar që vendimi i Dhomave të Specializuara për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të respektohet, derisa ka përmendur që palët kanë të drejtë të apelojnë.
"X" platformunda yaptığı bir paylaşımda, kendi ifadesiyle, bölgedeki oyuncuları geçmişin yaralarını iyileştirmeye yardımcı olmaya çağırdı.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Vendimet e tyre duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. U bëj thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit, vendet e rajonit mund t’i kapërcejnë ndarjet dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE”, thuhet në reagimin e komisioneres Kos.
Ndryshe nga to Mbretëria e Bashkuar në reagimin e saj ka thënë se e mbështet fuqishëm shtetin e Kosovës dhe ndihet krenare që me aleatët e NATO-s ka intervenuar më 1999 ndaj forcave serbe.
Ministri britanik për Evropën, Stewart Wood, ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar respekton pavarësinë e Gjykatës dhe procesin e saj gjyqësor dhe se mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, llogaridhënies dhe pajtimit në mbarë rajonin.
“Mbretëria e Bashkuar mbetet mike dhe partnere e afërt e Kosovës, duke mbështetur fuqishëm sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin e saj territorial, si dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Jemi krenarë për rolin që luajtëm së bashku me aleatët e NATO-s në ndihmën për parandalimin e një katastrofe humanitare në vitin 1999 dhe në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008″, thuhet në reagimin e tij.
Në reagim theksohet se aktgjykimi nuk është “një gjykim për shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj”.
Edhe Franca ka ritheksuar mbështetjen e saj për pavarësinë e Kosovës e po ashtu për institucionet e saja.
“Franca rithekson mbështetjen e saj për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe rikujton angazhimin e saj në luftën kundër mosndëshkimit. Ajo gjithashtu rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj”, thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme të Francës.
Ndërkohë, edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, ka bërë thirrje të respektohet aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Gjermania e ka mbështetur punën e Dhomave të Specializuara që nga fillimi, me bindjen se ato përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në përballjen me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në përafrimin e mëtejshëm të Kosovës me Bashkimin Evropian. Me themelimin e Dhomave të Specializuara dhe bashkëpunimin me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), Kosova ka dëshmuar se po përmbush përgjegjësinë e saj, përfshirë përballjen me krimet e luftës, si një shtet i pavarur dhe sovran”, ka shkruar Rudolph në rrjetet sociale.
Po ashtu, ai ka thënë se aktgjykimi nuk i shfajëson akerët jugosllavë nga përgjegjësia për konfliktin e armatosur dhe shkeljet në shkallë të gjerë të të drejtave të njeriut të shkaktuar ndaj popullit të Kosovës në fund të viteve ’90.
“Aktgjykimi në asnjë mënyrë nuk i shfajëson aktorët jugosllavë nga përgjegjësia për konfliktin e armatosur dhe shkeljet në shkallë të gjerë të të drejtave të njeriut të shkaktuara ndaj popullit të Kosovës në fund të viteve 1990, të cilat tashmë janë hetuar nga gjykatat ndërkombëtare dhe që nxitën ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë aktgjykimin dhe dinjitetin e viktimave”, ka thënë Rudolph.
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke theksuar se ky aktgjykim nuk e ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë.
Hırvatistan Dışişleri Bakanlığı, Lahey'deki Özel Mahkeme kararının ardından yaptığı açıklamada, bu kararın Kosova ve halkının Slobodan Miloseviç rejiminin baskı ve ağır suçlarının kurbanı olduğu gerçeğini değiştirmediğini vurguladı.
Është thënë po ashtu se krimet dhe represioni i regjimit të Millosheviqit ndaj popullsisë së Kosovës nuk duhet të relativizohen.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim për krime lufte, ndërsa Kadri Veseli me 18, kurse Rexhep Selimi me 13.