Kryeredaktorja e KOHËS, Brikenda Rexhepi, ka thënë se Kohavisioni tash e 22 vjet synon të ruajë standardin dhe parimet e gazetarisë, edhe përballë një trendi ku shikueshmëria dhe numri i pëlqimeve lidhen gjithnjë e më shumë me të hyrat e mediave.
Rexhepi ka thënë se pëlqimet dhe shikimet në rrjetet sociale, në rastin e prodhimit të lajmeve, në KTV i shohin më shumë si besim sesa si numra.
“Kjo është mbase ajo shtysa që na bën ne të ndihemi mirë dhe të vazhdojmë t’i përcjellim këto parime që i kemi”, ka thënë ajo në emisionin “tre8tre” të KTV-së.
Duke folur për vlerësimet që merr KTV-ja, veçanërisht për lajmet e orës 19:00, Rexhepi ka thënë se këto komplimente janë të shpeshta dhe se standardi i gazetarisë në KOHË ka një traditë që daton para luftës që me Kohën Ditore.
Ajo ka shtuar se atëherë është zhvilluar një gazetari alternative dhe e re, e cila ka ndjekur trendët e mediave me renome ndërkombëtare, ndërsa më pas është zhvilluar më tej edhe përmes televizionit.
“Është diçka që ndihet, është besimi që shkon te qytetarët dhe ata ndihen komodë duke u informuar”, ka thënë Rexhepi.
Ajo ka theksuar se KTV-ja përgjatë gjithë programit të saj ndjek standardet dhe vlerat shoqërore e kulturore të shoqërisë dhe se vazhdimisht përpiqen ta ruajnë këtë standard.
Rexhepi ka thënë se KTV-ja e ka mundësinë t’i ndjekë këto standarde dhe t’i konfirmojë e rikonfirmojë informacionet para publikimit, ndonëse sipas saj, sigurimi i të hyrave është më i vështirë në një kohë kur ekziston një trend për të pasur sa më shumë shikueshmëri në mënyrë që të ketë sa më shumë të hyra.
“Kur punon në media duhet të zgjedhësh nëse dëshiron ta mbash standardin dhe të mos e kesh të gjithë atë ‘reach’ siç e kanë disa media të tjera që kanë edhe të hyra më të mëdha nga kjo fushë, apo dëshiron ta kesh besimin”, ka deklaruar Rexhepi.
KOHAVISIONI bugün yayın hayatına başlamasının 26. yıl dönümünü kutluyor.
KTV'nin sahibi ve genel müdürü olan ve bu yıllarda 400'den fazla kişinin katkı sağladığı ve deneyim kazandığı Flaka Surroi.