TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Ramaj: Kamu sağlık sisteminde kimin kime karşı sorumlu olduğu net değil.

Hulumtuesja e politikave shëndetësore Saranda Ramaj ka thënë se në sistemin publik shëndetësor në Kosovë, nuk është e qartë se kush kujt i jep llogaridhënie. 

Ramaj në “Interaktiv”  të KTV-së ka thënë se derisa nën Qeverinë Kurti buxheti për shëndetësi është rritur nuk është kthyer në efektivitet. 

“Nuk është e qartë se kush kujt i jep llogaridhënie në sistemin publik shëndetësor...Pikërisht kjo Qeveri dëshmoi se nuk mjafton vetëm rritja e buxhetit, nëse nuk krijohen mekanizmat përcjellës të mbikëqyrjes e menaxhimit të shpenzimit të parasë. Pastaj nëse gjitha këto para e investime mund të interpretohen apo rezultojnë si kosto efektive”, ka thënë Ramaj. “S’po themi se shëndetësia në të kaluarën ishte mirë, e papritmas u prish. Por, rritja e buxhetit është dashur të përkthehej në më shumë rezultate”. 

Ramaj ka folur edhe për mungesën e barnave, veçanërisht ato onkologjike. Ka përmendur mungesën e ilaçit Avastin.

“Çkado që mungon në QKUK, sidomos barna onkologjike, nëse një ilaç blehet 500 euro nga shteti, në treg të zi në momentin kur vërehet mungesa në SHSKUK atëherë bëhet 1000 apo 1500 euro”, tha Ramaj. “Kjo shkakton probleme”.

Ayrıca Rambouillet'de nasıl kıl payı kurtulduk Arberi Rambouillet'de nasıl kıl payı kurtulduk

Ramaj  ka thënë se shteti duhet të krijojë mekanizma për ta kontrolluar tregun farmaceutik, e nuk mund të lihet që tregu farmaceutik ta kontrollojë prokurimin publik. 

“Një nga mënyrat për ta bërë është përmes autorizim marketingut”, ka thënë Ramaj. 

Ramaj ka thënë se nuk ka kuptim që të shfrytëzohet një kontratën 130 për qind e pastaj të hapet tenderi, pasi kështu shkaktohen mungesa. 

“Lista esenciale nuk është listë dëshirash, por është listë obligative që shteti duhet ta sigurojë”, tha Ramaj. 

Ayrıca Dünyanın yeniden şekillendiği, dramatik yıllarda yaşıyoruz. Arberi Dünyanın yeniden şekillendiği, dramatik yıllarda yaşıyoruz.

Ajo ka thënë se mungesat e barnave, nënkuptojnë se pacientët duhet të sigurojnë barnat vetë e kjo është barrë shtesë dhe padrejtësi. 

“Është e padrejtë që pacientit me kancer t’i vendoset edhe barra e shpenzimeve që shteti e ka obligim t’ia mbulojë”, ka thënë Ramaj.