TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Rama: Şiddete başvuranların hepsi, verdikleri zararın bedelini ödeyene kadar devletin gölgesinde kalacaklar.

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka cilësuar aktet e dhunës në protestën e tetë ditëve në Shqipëri si të orkestruara nga elementë të brendshëm dhe të jashtëm, me synimin për të destabilizuar Shqipërinë dhe vende të tjera të Evropës.

Gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, Rama deklaroi se përshkallëzimi i dhunës, me përdorimin e gurëve dhe zjarrit, përbën një fenomen që, sipas tij, lidhet me zhvillimet edhe në vende të tjera evropiane.

Rama premtoi paketë masash ndihmëse për studentë që i plotësojë kriteret që nga pagesa e 50 për qind të qirasë e deri te kreditë me interes zero për çiftet e reja. Por nga ana tjetër shefi i qeverisë përsëriti kërcënimin për studentët që ushtruan dhunë ndaj institucioneve dhe bankave, duke thënë se do të shlyejnë çdo dëm të shkaktuar.

“Ne do të nxjerrim një për një detyrat. Detyrat për ligjin për strehimin social dhe të përballueshëm, ku do na duhet edhe bashkëpunimi me ju. Është një ligj që adreson edhe problematikën e studentëve, sepse qysh në programin e Qeverisë dhe një muaj e kusur më parë, e hodhëm këtë draft duke krijuar një qasje krejt të re me rritjen e çmimeve dhe pamundësinë e studentëve për të paguar, pa iu marr frymën prindërve, qiratë në Tiranë. Qeveria do të futet për të paguar 50% të qirasë për të gjithë ata studentë që i plotësojnë kushtet. Kjo është vetëm njëra anë e medalje, ana tjetër është që të gjithë ata që kanë ngritur dorën kundër shtetit do ta kenë hijen e shtetit pas deri kur të shlyejnë dëmin që kanë bërë”, ka deklaruar Rama.

Diğer güncellemeleri okuyun
Arnavutluk'ta öğrenci protestolarının dokuzuncu günü.

Arnavutluk'ta öğrenci protestolarının dokuzuncu günü.