TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Rama, "Pastrimi" adlı belediye şirketinin kurulamamasının ardından VV'yi sabotajla suçladı.

Periparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po saboton pastrimin e kryeqytetit pasi Kuvendi Komunal nuk e miratoi themelimin e kompanisë komunale “Pastrimi”. 

Në mbledhjen e së premtes të Kuvendit Komunal të Prishtinës, kjo nismë mori 32 vota pro nga 45 asamblistë të pranishëm. Për ta kaluar këtë pikë, duheshin 34 vota. Asamblistët e Vetëvendosjes nuk votuan fare.

Në një status në Facebook, Rama ka thënë se me këtë vendim asamblistët e VV-së se e lanë qytetin në bërllok. 

“Ja kush jeni ju! Me votën tuaj e latë qytetin në bërllog, lagjet ku jetoni vetë, rrugët ku ecin fëmijët tuaj, familjet tuaja. Krejt qytetarët e Prishtinës i lini në bërllog. Çka mundet njeri me thënë më shumë për ju? Mjerë ata qytetarë që ju kanë votuar dhe ju kanë besuar kur ju keni shitë pallavra se jeni këtu për të mirën e tyre. Besoj që secili votues i juaji sot ndihet i turpëruar kur e sheh çka bëni ju këtu, jo veç me votën tuaj, por edhe me sjelljet në Asamblenë e Kryeqytetit. Marre! Mos me votu me u hek bërllogu prej dyerve tona, prej lagjeve tona, prej rrugëve ku ecin fëmijët tanë, e kalon secilin nivel të logjikës. Kjo i bjen me punu kundër vetëvetes! Seriozisht, jeni për studim!”, ka shkruar Rama.

Në një konferencë gjatë ditës së djeshme, Rama pati thënë se me këtë ndërmarrje synojnë që t’i japin fund problemit me mbeturina në kryeqytet.