TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Başkentteki kitapçılarda ders kitapları için uzun kuyruklar oluştu.

Başkentteki kitapçılarda ders kitapları için uzun kuyruklar oluştu.

Libraritë e kryeqytetit janë mbushur me prindër, vetëm tri ditë para fillimit të vitit të ri shkollor. Ata kanë nisur t’i blejnë tekstet shkollore, ndërsa çmimet e tyre po përcaktohen sipas katalogut të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Radhë të gjata u krijuan të premten në librari të kryeqytetit, nga prindër që shkuan për t’i blerë tekstet shkollore për fëmijët e tyre. Blerja ka nisur vetëm 3 ditë para se nxënësit të kthehen në bankat e shkollës, dhe kjo ka vënë në siklet librarët.

“Po aplikojmë zbritjen 10% prej Ministrisë. Ka ardhur në momentet e fundit, pak para fillimit të vitit të ri shkollor, por po ia dalim”, ka thënë Adem Bajoku, pronar i njërës nga libraritë e Prishtinës.

Derisa në pikën e shitjes po kalkuloheshin çmimet për blerësit, Inspektorati i Arsimit shkoi në monitorim pikërisht për këtë çështje. Aty ku gjejnë shkelje, raportin kanë thënë zyrtarët e tij do ta çojnë tek Inspektorati i Tregut të Punës për të vazhduar më pas me inspektim.

Meqë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është vonuar në miratimin e Katalogut të Teksteve Shkollore dhe ekzekutimin e mjeteve për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9, jo pak prindër kanë blerë librat para këtij vendimi. Dhe për këtë arsye, Ministria e Arsimit dhe Shkencës kishte bërë thirrje që, derisa të dalë katalogu me çmime, prindërit të mos i blejnë tekstet shkollore, e as libraritë të mos i nxjerrin në treg.

Megjithatë, për ata që nuk e respektuan thirrjen dhe i blenë librat më herët, libraria “Dukagjini” thotë se do t’ua rimbursojë mjetet.

“Në bazë të vendimeve, ato blerje të mëhershme do të rimbursohen. S’ka pasur fluks të madh të prindërve. Për shkak të tollovisë që kemi këto ditë, kemi vendosur që rimbursimi të fillojë më 15 shtator. Prandaj, secili prind që i ka blerë librat, le ta ruajë kuponin fiskal dhe nga data 15 e tutje ejani në pikën ku e keni bërë blerjen dhe do të bëhet rimbursimi në bazë të çmimores së re”, ka bërë të ditur Elvin Blakaj, koordinator në Librarinë “Dukagjini”.

Ndërkohë që librat po shiten në librari me çmime zyrtare, në rrjetet sociale ende po zhvillohet tregu i zi me tekste shkollore dhe me çmime më të lira.

Sipas udhëzimit administrativ tekstet shkollore të vjetra me përfundimin e vitit shkollor duhet të kthehen në shkollë. Viti i ri shkollor nis më 1 shtator. 

Egzona Mema