---
description: Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) përmes hedhjes së pecetave menstruale para objektit të Qeverisë së Kosovës ka kërkuar heqjen e menjëhershme të ta
title: QIKA hedh peceta menstruale para Qeverisë, kërkon heqjen e TVSH-së
image: https://resources.koha.net/images/2025/May/28/bde9d165-8896-4fa8-9e0b-17d42e4303c6.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# QIKA hedh peceta menstruale para Qeverisë, kërkon heqjen e TVSH-së

![QIKA hedh peceta menstruale para Qeverisë, kërkon heqjen e TVSH-së](https://resources.koha.net/images/2025/May/28/bde9d165-8896-4fa8-9e0b-17d42e4303c6.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Driton Paçarada

- 28 maj 2025 14:05
- Shpërndaje në:

- 28 maj 2025 14:05
- Shpërndaje në:

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) përmes hedhjes së pecetave menstruale para objektit të Qeverisë së Kosovës ka kërkuar heqjen e menjëhershme të tatimit mbi vlerën e shtuar në këto produkte.

“Peceta nuk është luks”, shkruhej në një pecetë që u vendos në objekt të Qeverisë në shenjë proteste.

Nga kjo qendër, në një deklaratë për media, aktivistet kanë thënë se gratë në Kosovë vazhdojnë të përballen me vështirësi financiare për të siguruar produkte menstruale e se në Kosovë ende menstruacionet shihen si diçka e ndytë dhe e turpshme.

“Në pamundësi të përdorimit të mjeteve të duhura, gratë shpesh detyrohen të përdorin materiale të pasigurta për shëndetin e tyre gjatë ciklit menstrual, ndërsa shteti zgjedh të heshtë. Shteti e shikon varfërinë e grave si çështje të dorës së dytë. Në vend që të sigurojë qasje pa barriera në peceta dhe tampon, i detyron gratë të paguajnë 18% tatim për to, një normë që aplikohet për produkte joesenciale. Qeveria nuk po vepron as në përputhje me vullnetin qytetar. 7500 qytetarë të Kosovës e nënshkruan peticionin e udhëhequr nga QIKA në vitin 2023 ‘Peceta nuk është luks’. Ndërkaq 71 organizata dje iu bashkuan QIKA-s në letrën drejtuar ministrit në detyrë të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për heqjen e taksës për produkte menstruale. Andaj sot në Ditën Botërore të higjienës menstruale në shkallët e Qeverisë së Kosovës hodhëm peceta menstruale të mbështjella me gazeta për t’ju bërë me dije se stigma nuk vjen vetëm nga shoqëria. Stigma menstruale po mirëmbahet edhe përmes politikave shtetërore. Kjo taksë është pengesë për gëzimin e së drejtës në shëndet për gratë dhe personat që menstruojnë. Është shkelje e të drejtave të njeriut e rrjedhimisht edhe kundërkushtetuese”, kanë thënë nga QIKA pas aksionit.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/May/28/62d6f561-69e9-48c0-853d-7705ac4cf8af.webp?q=90&w=980)

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/May/28/14437866-f1a5-4ccf-9473-58ba797e8e39.webp?q=90&w=980)

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/May/28/99716da6-3255-410f-ba8c-04ca512f1d89.webp?q=90&w=980)

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/May/28/1b59bf2e-6cdc-45ad-8883-780e0f3f8c66.webp?q=90&w=980)

[#qika](https://www.koha.net/tag/qika) [#produkte menstruale](https://www.koha.net/tag/produkte-menstruale) [#tvsh](https://www.koha.net/tag/tvsh) [#luks](https://www.koha.net/tag/luks) [#Produkte esenciale](https://www.koha.net/tag/produkte-esenciale)

Artikuj të ngjashëm

- [![QIKA bën përgjegjës shtetin për vrasjen e Arlinda Zekajt](https://resources.koha.net/images/2026/October/26/fe8e4e89-bafc-45c8-86f0-7c004e65dd7c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 26 tet 2026 QIKA bën përgjegjës shtetin për vrasjen e Arlinda Zekajt](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/qika-ben-pergjegjes-shtetin-per-vrasjen-e-arlinda-zekajt)
- [![QIKA me aksion simbolik, mbishkrimi “Shteti e vrau Arlindën” vendoset në ndërtesën e Qeverisë](https://resources.koha.net/images/2026/October/26/9d51c0c0-5872-4dbf-bc29-0e3573570dc7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 26 tet 2026 QIKA me aksion simbolik, mbishkrimi “Shteti e vrau Arlindën” vendoset në ndërtesën e Qeverisë](https://www.koha.net/kronike/qika-me-aksion-simbolik-mbishkrimi-shteti-e-vrau-arlinden-vendoset-ne-ndertesen-e-qeverise)
- [![Forca të shtuara të Policisë te Qeveria](https://resources.koha.net/images/2026/September/17/20fb737a-cafd-401a-a540-4e9715269a07.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 sht 2026 Forca të shtuara të Policisë te Qeveria](https://www.koha.net/arberi/forca-te-shtuara-te-policise-te-qeveria)
- [![Fermerët “lajnë” me qumësht Ministrinë e Bujqësisë](https://resources.koha.net/images/2026/July/06/4d6b8edc-eabb-4d7c-a83f-ade47a80ac10.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 kor 2026 Fermerët “lajnë” me qumësht Ministrinë e Bujqësisë](https://www.koha.net/arberi/fermeret-kosovare-te-qumeshtit-protestojne-para-ministrise-se-bujqesise)
- [![Fermerët e qumështit me traktorë e cisterna protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë](https://resources.koha.net/images/2026/July/05/a3d6ef1e-14b6-4692-bac9-2ca25338eefe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 kor 2026 Fermerët e qumështit me traktorë e cisterna protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë](https://www.koha.net/arberi/fermeret-e-qumeshtit-me-traktore-e-cisterna-protestojne-neser-para-ministrise-se-bujqesise)

[Kronikë.]() [Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-albert-sylaj-i-dyshuari-per-vrasjen-e-arlinda-zekajt)

[Arbëri.]() [Vrasja e Zekajt, Sijarina: Komisioni hetimor strategji e Qeverisë për të blerë kohë](https://www.koha.net/arberi/vrasja-e-zekajt-sijarina-komisioni-hetimor-strategji-e-qeverise-per-te-blere-kohe)

[Futboll.]() [Sabitzer ia siguron Dortmundit fitoren](https://www.koha.net/futboll/sabitzer-ia-siguron-dortmundit-fitoren)

[Futboll.]() [Kolni kalon tutje, El Mala shkëlqen me dy gola](https://www.koha.net/futboll/kolni-kalon-tutje-el-mala-shkelqen-me-dy-gola)

[Futboll.]() [Como vazhdon me fitore](https://www.koha.net/futboll/como-vazhdon-me-fitore)

[Futboll.]() [Roma kthehet te fitorja](https://www.koha.net/futboll/roma-kthehet-te-fitorja)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"QIKA hedh peceta menstruale para Qeverisë, kërkon heqjen e TVSH-së","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/qika-hedh-peceta-menstruale-para-qeverise-kerkon-heqjen-e-tvsh-se","datePublished":"2025-05-28T14:05:57+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:15:09+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":341,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) përmes hedhjes së pecetave menstruale para objektit të Qeverisë së Kosovës ka kërkuar heqjen e menjëhershme të ta","url":"https://www.koha.net/arberi/qika-hedh-peceta-menstruale-para-qeverise-kerkon-heqjen-e-tvsh-se","keywords":"qika, produkte menstruale, tvsh, luks, Produkte esenciale","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/May/28/bde9d165-8896-4fa8-9e0b-17d42e4303c6.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
