Artistja Meli Qena ka thënë se teatri “Dodona” ka humbur shumë nga funksioni dhe gjallëria që kishte pasur para luftës, duke shprehur shqetësimin për mungesën e shfaqjeve dhe interesimin e të rinjve për teatrin e kukullave.
Halkla ilişkiler sorumlusuyla bir sohbette Veton Surroi, në podcastin “PIKË”, Qena ka thënë se pas luftës teatri kishte mbetur pa gjallërinë e dikurshme, kur hapësirat e tij përdoreshin edhe nga studentët për ushtrime, mësim dhe qëndrim.
“Jo, mas luftës Dodona ka sharru krejt”, u shpreh Qena, kur Surroi e pyeti se çfarë kishte ndodhur me teatrin pas luftës.
Ajo ka thënë se sot një nga problemet kryesore është mungesa e aktorëve të vjetër dhe mosinteresimi i aktorëve të rinj për shfaqjet me kukulla. Sipas saj, të rinjtë janë më të interesuar të dalin vetë në skenë sesa të punojnë me kukulla.
Qena tregoi se u kishte shpjeguar aktorëve të rinj rëndësinë e kësaj forme të teatrit, duke theksuar se përmes kukullave aktori mund të jetë njëkohësisht interpretues dhe regjisor, duke i dhënë jetë personazhit që krijon.
“Loja me kukulla është shumë e rëndësishme, sepse aty je vetë regjisor, vetë aktor, vetë s’të përzihet kurrkush. Ti e ngjall një kukull!”, rrëfeu ajo.
Artistja e cilësoi të dhimbshme mungesën e shfaqjeve në një kohë kur, sipas saj, teatri ka publik, por nuk ka mjaftueshëm shfaqje për ta.