---
description: Njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, ka deklaruar se nevojitet krijimi i një sindikate të re të mësimdhënësve. Të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së, Q
title: "Qehaja: Duhet të krijohet një sindikatë e re e mësimdhënësve"
image: https://resources.koha.net/images/2024/December/04/47295163-b68e-47b5-a7e4-db04c1c5bc60.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Qehaja: Duhet të krijohet një sindikatë e re e mësimdhënësve

![Rinor Qehaja](https://resources.koha.net/images/2024/December/04/47295163-b68e-47b5-a7e4-db04c1c5bc60.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 4 dhjetor 2024 23:36
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 4 dhjetor 2024 23:36
- Shpërndaje në:

Njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, ka deklaruar se nevojitet krijimi i një sindikate të re të mësimdhënësve. 

Të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së, Qehaja ka thënë se kjo sindikatë nuk duhet të futë konkurrencë e hatërmbetje në këtë komunitet. 

“Ajo çka do të doja të shihja është një komunitet i mësimdhënësve jo shumë i kufizuar në një sindikatë të vetme. Jo një sindikatë që fut konkurrencë dhe hatërmbetje e inate në komunitetin e mësimdhënësve, por një sindikatë që ka objektiva të ndryshme”, ka thënë ai. 

Ai ka shtuar se mungesa e dialogut midis mësimdhënësve dhe ekzekutivit, dëmin më të madh e shkakton te nxënësit. 

“Ky dialog ose mungesë dialogu ekskluzivisht kthehet në dëm për nxënësit dhe komunitetin e mësimdhënësve.  Nuk ka përfitues nga kjo mungesë e dialogut social. Është obligim i Qeverisë të nxitë për dialog social, të kërkojë partnerë socialë dhe të ketë një komunikim të vazhdueshëm me komunitetin e mësimdhënësve”, ka thënë ai. 

[Edhe ![Rexhaj: Rritja e pagave të mësimdhënësve në mënyrë lineare, gabim i madh](https://resources.koha.net/images/2025/December/18/d46b6bd9-90ec-419c-8673-fa65b6339f94.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2025 18 dhj 2025 Rexhaj: Rritja e pagave të mësimdhënësve në mënyrë lineare, gabim i madh](https://www.koha.net/zgjedhjet-2025/rexhaj-rritja-e-pagave-te-mesimdhenesve-ne-menyre-lineare-gabim-i-madh)

Derisa ka folur për llogaridhënien që duhet dhënë mësimdhënësit, ai ka thënë se përgjegjësia është e institucioneve qeveritare, pasi ka prej mësimdhënësve që nuk janë inspektuar asnjëherë.

“Ngritja në pagë duhet të shkojë paralel me rritje të llogaridhënies. Ka qindra dhe mijëra mësimdhënës që në asnjë moment të karrierës së tyre nuk janë inspektuar nga askush. I tërë sistemi arsimor është në vullnet të mësimdhënësve. Përgjegjësia është e institucioneve qeveritare, në këtë rast e Ministrisë së Arsimit për të instaluar politika të qëndrueshme që na garantojnë një mbikëqyrje të vazhdueshme dhe llogaridhënie të mirëfilltë”, ka thënë ai.

[#rinor qehaja](https://www.koha.net/tag/rinor-qehaja) [#Ministria e Arsimit](https://www.koha.net/tag/ministria-e-arsimit)

Artikuj të ngjashëm

- [![Jasharaj: Pagat e mësimdhënësve në Kosovë të jenë së paku sa të atyre në Shqipëri](https://resources.koha.net/images/2024/June/03/48e53572-c586-495a-8f67-1f7a963c93c6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 sht 2025 Jasharaj: Pagat e mësimdhënësve në Kosovë të jenë së paku sa të atyre në Shqipëri](https://www.koha.net/arberi/jasharaj-pagat-e-mesimdhenesve-ne-kosove-te-jene-se-paku-sa-te-atyre-ne-shqiperi)
- [![Qehaja: Pjesëmarrja në PISA e paarsyeshme derisa s'ka ndryshim të sistemit të arsimit](https://resources.koha.net/images/2025/March/20/4bf9d076-b963-4f71-b127-6b4e197926b6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 mar 2025 Qehaja: Pjesëmarrja në PISA e paarsyeshme derisa s'ka ndryshim të sistemit të arsimit](https://www.koha.net/arberi/qehaja-pjesemarrja-ne-pisa-e-paarsyeshme-derisa-ska-ndryshim-te-sistemit-te-arsimit)
- [![Sindikalistët e arsimit paralajmërojnë një formë tjetër të grevës](https://resources.koha.net/images/2022/October/22/SBASHK-Rrahman_Jasharaj-Paralajmrimi_per_Greve-Ne_Rast_se_Nuk_Miratohet_Ligji_per_Paga-Nga_Qeveria_e_Kosoves-Prishtine-12-11-2021-dp_51666423055.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 10 shk 2024 Sindikalistët e arsimit paralajmërojnë një formë tjetër të grevës](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/sindikalistet-e-arsimit-paralajmerojne-nje-forme-tjeter-te-greves)
- [![Rexhaj: Arsimi menaxhohet në mënyrë të gabuar, askush s’merret me shkolla](https://resources.koha.net/images/2026/February/10/d567092f-87e1-4ba5-95d1-f665d568ba26.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 10 shk 2026 Rexhaj: Arsimi menaxhohet në mënyrë të gabuar, askush s’merret me shkolla](https://www.koha.net/arberi/rexhaj-arsimi-menaxhohet-ne-menyre-te-gabuar-askush-smerret-me-shkolla)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Protestuesit kalojnë natën para Kuvendit](https://www.koha.net/arberi/protestuesit-kalojne-naten-para-kuvendit)

[Kolumne.]() [Pse Këshilli nuk e ndan entuziazmin e Komisionit për zgjerimin e BE-së](https://www.koha.net/kolumne/pse-keshilli-nuk-e-ndan-entuziazmin-e-komisionit-per-zgjerimin-e-be-se)

[Kulturë.]() [Kori nis sezonin me rrëfim të kohëve të vështira e flijimit](https://www.koha.net/kulture/kori-nis-sezonin-me-rrefim-te-koheve-te-veshtira-e-flijimit)

[Arbëri.]() [Sot seancë e jashtëzakonshme për projektligjin për Specialen](https://www.koha.net/arberi/sot-seance-e-jashtezakonshme-per-projektligjin-e-speciales)

[Showbiz.]() [Kim Kardashian shqetësohet për ndikimin e famës te fëmijët e saj](https://www.koha.net/showbiz/kim-kardashian-shqetesohet-per-ndikimin-e-fames-te-femijet-e-saj)

[Tech.]() [Robotë të prodhuar në vend shërbejnë në një restorant të Pakistanit](https://www.koha.net/tech/robote-te-prodhuar-ne-vend-sherbejne-ne-nje-restorant-te-pakistanit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Qehaja: Duhet të krijohet një sindikatë e re e mësimdhënësve","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/qehaja-duhet-te-krijohet-nje-sindikate-e-re-e-mesimdhenesve","datePublished":"2024-12-04T23:36:31+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:25:03+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":324,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, ka deklaruar se nevojitet krijimi i një sindikate të re të mësimdhënësve. Të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së, Q","url":"https://www.koha.net/arberi/qehaja-duhet-te-krijohet-nje-sindikate-e-re-e-mesimdhenesve","keywords":"rinor qehaja, Ministria e Arsimit","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/December/04/47295163-b68e-47b5-a7e4-db04c1c5bc60.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
