Protestuesit i kanë vënë zjarrin Komisariatit nr. 3 në Tiranë në ditën e gjashtë të protestës.
Në pamjet e publikuara nga “TCh” në rrjetet sociale, shihet se flakët janë përhapur me shpejtësi në këtë objekt.
Protesta po vazhdon me hedhje të molotovëve drejt Policisë, e cila po u përgjigjet duke hedhur plumba gome, ujë me presion e gaz me qëllim shpërndarjen e tyre.