TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Savcılık, Priştine Belediyesi'nin bütçeyi bloke etme suçlamasıyla yaptığı suç duyurusunu reddetti.

Priştine Belediyesi

Ministria e Financave ka njoftuar të premten se Prokuroria ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ushtruar nga zyrtarë të  Komunës së Prishtinës ndaj ministrisë lidhur me pretendimet për bllokim të buxhetit komunal për vitin 2025. 

Në njoftimin e MF-së thuhet se kjo dëshmon se pretendimet e zyrtarëve kanë qenë të pavërteta, ndërkohë ka shtuar se atëkohë Komuna ishte vonuar në dorëzimin e buxhetit për çka më pas kishte mbetur edhe jashtë përfshirjes në Ligjin e Buxhetit. 

“Rikujtojmë për publikun se Komuna e Prishtinës ishte vonuar në dorëzimin e buxhetit të vitit 2025, duke e dorëzuar me disa muaj vonesë përtej afatit ligjor, dhe pasi Ligji i Buxhetit ishte miratuar nga Kuvendi. Kjo vonesë e Komunës kishte rezultuar në mos-përfshirje të buxhetit komunal në Ligjin e Buxhetit, gjë që kishte pamundësuar alokimin dhe shfrytëzimin e plotë të buxhetit komunal në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Më 2025 mes ministrit të Financave, Hekuran Murati, e kryetarit të komunës Përparim Rama, pati përplasje. Murati pati thënë se Rama e kishte përcjellë buxhetin tre muaj pas kërkesës ligjore andaj edhe s’ishte përfshirë në ligj, ndërkohë që për zyrtarët e komunës pati deklaruar se po përpiqen “përmes dezinformatave të mashtrojnë opinionin publik”. 

E, Rama pati akuzuar Qeverinë për mungesë bashkëpunimi e i pati bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta zhbllokonte buxhetin. Rama më pas pati deklaruar se çështja e buxhetit ishte rezultat i vendimeve politike të Muratit.