---
description: Veprime huligane të nxënësve janë kapur nga kamerat e veturave në lagjen “Bregu i Diellit”.Një grup i nxënësve shihen duke i gjuajtur me gurë veturat në rrugën
title: Prindërit dhe shkollat fajësohen për veprimet huligane të nxënësve
image: https://resources.koha.net/images/2025/March/12/71068cf4-662b-4432-9396-e55a36cab4cd.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Prindërit dhe shkollat fajësohen për veprimet huligane të nxënësve

- Nga: [Majlinda Ibrahimi](https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles) [![Majlinda Ibrahimi](https://resources.koha.net/author/2022/April/17/277846428_711239876557943_6281036407949280368_n1650210738.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles)
- 12 mars 2025 21:00
- Shpërndaje në:

- Nga: [Majlinda Ibrahimi](https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles) [![Majlinda Ibrahimi](https://resources.koha.net/author/2022/April/17/277846428_711239876557943_6281036407949280368_n1650210738.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles)
- 12 mars 2025 21:00
- Shpërndaje në:

## Rastet e fundit të veprimeve huligane të nxënësve në rrugët e kryeqytetit kanë ngritur shqetësime për rolin e institucioneve arsimore në formimin e tyre. Ndërsa disa fajësojnë sistemin arsimor për mungesën e disiplinës dhe edukimit të mirëfilltë, të tjerë theksojnë se prindërit kanë detyrën kryesore për të ndjekur dhe drejtuar sjelljen e fëmijëve jashtë orarit të mësimit.

Veprime huligane të nxënësve janë kapur nga kamerat e veturave në lagjen “Bregu i Diellit”.

Një grup i nxënësve shihen duke i gjuajtur me gurë veturat në rrugën “Enver Maloku”, e disa duke qëndruar në mes të rrugës për t’i bllokuar automjetet.

Për ish-zëvendësministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj, veprimet e tilla tregojnë për dështim të sistemit arsimor në vend.

Sipas tij, për veprimet e nxënësve ka përgjegjësi shkolla edhe jashtë rrethojave të institucionit arsimor.

“Në kohën e sotme të zhvillimit kaq të shpejtë të teknologjisë, prindi nuk mund të gjendet në edukimin e fëmijës, as në përcjelljen e trendëve sociale, shoqërim, abuzimi me substanca, shoqëria e keqe, ndikimi i mjeteve teknologjike, televizioni, emocionet e të tjera, prandaj në këtë kuptim duhet të vihet në pyetje shkolla. Tash askush tjetër në Kosovë nuk mundet me ndikuar në edukimin e mirëfilltë edhe këto bullizmi e dhuna që ndodhin janë probleme të mosfunksionimit të sistemit shkollor”, ka theksuar Rexhaj.

[Edhe ![Ekspertët i vlerësojnë të pamjaftueshëm “oficerët e sigurisë” në shkolla](https://resources.koha.net/images/2026/May/17/6e18b2ac-b0e0-4fcb-9091-9bde953a6b9f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 18 kor 2026 Ekspertët i vlerësojnë të pamjaftueshëm “oficerët e sigurisë” në shkolla](https://www.koha.net/arberi/ekspertet-i-vleresojne-te-pamjaftueshem-oficeret-e-sigurise-ne-shkolla)

Por me këtë nuk pajtohen institucionet arsimore.

Sipas drejtoreshës së shkollës “Ismail Qemali” në kryeqytetet, Mimoza Krasniqi, prindërit janë përgjegjës për sjelljet e tilla të nxënësve.

“Përgjegjësia i bie prindërve që fëmijët e tyre të drejtohen drejt e në shtëpi se kur përfundon orari mësimor ata duhet të shkojnë në shtëpi dhe jo të mbetën rrugëve dhe të bëjnë dëme të cilat nuk i takojnë”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas saj, të gjitha rastet që raportohen në shkollë trajtohen nga menaxhmenti në bashkëpunim me mekanizmat e tjerë institucionalë. 

[Edhe ![Më 2025, dyfishim të dhunës në shkolla dhe rreth tyre](https://resources.koha.net/images/2025/November/07/e3748667-a174-4709-b9f3-8f74a820f49b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 shk 2026 Më 2025, dyfishim të dhunës në shkolla dhe rreth tyre](https://www.koha.net/arberi/per-nje-vit-u-rrit-per-344-numri-i-incidenteve-te-evidentuara-ne-dhe-perreth-institucioneve-arsimore)

“Rastet të cilat raportohen pa marrë parasysh a janë brenda shkollës a jashtë shkollës ne jemi në bashkëpunim me prindërit, me policinë ose me kalimtarët e rastit të cilët i shohin e na tregojnë video, ne mundohemi me çdo kusht me i trajtuar duke u koordinuar me psikologen e pedagogen e shkollës”, ka thënë Krasniqi.

Polica në kryeqytet ka thënë se rasti i të mërkurës nuk është raportuar në këtë institucion.  
E sipas të dhënave që ka ofruar Policia, vitin e kaluar janë shënuar mbi 400 incidente në shkolla dhe përreth tyre dhe janë konfiskuar mbi 70 armë të zjarrit dhe të ftohta.

[#Nxënësit](https://www.koha.net/tag/nxenesit) [#huliganizmi](https://www.koha.net/tag/huliganizmi) [#Xhavit Rexhaj](https://www.koha.net/tag/xhavit-rexhaj) [#edukimi](https://www.koha.net/tag/edukimi) [#niveli i arsimimit](https://www.koha.net/tag/niveli-i-arsimimit) [#prinderit](https://www.koha.net/tag/prinderit) [#shkolla](https://www.koha.net/tag/shkolla)

Artikuj të ngjashëm

- [![Shkollat e Prishtinës denoncuan 99 nxënës në Polici për një vit](https://resources.koha.net/images/2026/February/11/def84f46-f2ea-46c8-af96-8f3bd9b8be84.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 14 shk 2026 Shkollat e Prishtinës denoncuan 99 nxënës në Polici për një vit](https://www.koha.net/arberi/shkollat-e-prishtines-denoncuan-99-nxenes-ne-polici-per-nje-vit)
- [![Rexhaj: Arsimi menaxhohet në mënyrë të gabuar, askush s’merret me shkolla](https://resources.koha.net/images/2026/February/10/d567092f-87e1-4ba5-95d1-f665d568ba26.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 10 shk 2026 Rexhaj: Arsimi menaxhohet në mënyrë të gabuar, askush s’merret me shkolla](https://www.koha.net/arberi/rexhaj-arsimi-menaxhohet-ne-menyre-te-gabuar-askush-smerret-me-shkolla)
- [![Rexhaj: Dhuna në shkollë, rezultat i politizimit primitiv 25-vjeçar të arsimit](https://resources.koha.net/images/2025/October/28/c7eb6461-6a30-4502-b344-d64714ae6dab.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 9 shk 2026 Rexhaj: Dhuna në shkollë, rezultat i politizimit primitiv 25-vjeçar të arsimit](https://www.koha.net/arberi/rexhaj-dhuna-ne-shkolle-rezultat-i-politizimit-primitiv-25-vjecar-te-arsimit)

[Arbëri.]() [MINTI, tash e dy vjet s’po ia paguan Drenasit hisenë e qirave për Parkun Industrial](https://www.koha.net/arberi/minti-tash-e-dy-vjet-spo-ia-paguan-drenasit-hisene-e-qirave-per-parkun-industrial)

[Basketboll.]() [Ylli fiton bindshëm ndaj Bashkimit](https://www.koha.net/basketboll/ylli-fiton-bindshem-ndaj-bashkimit)

[Arbëri.]() [Shkolla në Shtërpcë, që organizon mësimin në shqipe, detyrohet të blejë vetë ngrohëse](https://www.koha.net/arberi/shkolla-ne-shterpce-qe-organizon-mesimin-ne-shqipe-detyrohet-te-bleje-vete-ngrohese)

[Arbëri.]() [Mbi 20 mijë gjoba në 10 muajt e parë të 2026-s për kosovarët në Shqipëri](https://www.koha.net/arberi/mbi-20-mije-gjoba-ne-10-muajt-e-pare-te-2026-s-per-kosovaret-ne-shqiperi)

[Arbëri.]() [Një muaj pas premtimit të ministrit Vitia për furnizim, terapi s’ka ende në Onkologji](https://www.koha.net/arberi/nje-muaj-pas-premtimit-te-ministrit-vitia-per-furnizim-terapi-ska-ende-ne-onkologji)

[Arbëri.]() [534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani](https://www.koha.net/arberi/534-mjeke-te-papune-ne-kosove-e-611-te-tjere-te-sistemuar-ne-gjermani)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Prindërit dhe shkollat fajësohen për veprimet huligane të nxënësve","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/prinderit-dhe-shkollat-fajesohen-per-veprimet-huligane-te-nxenesve","datePublished":"2025-03-12T21:00:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T10:25:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":412,"author":[{"@type":"Person","name":"Majlinda Ibrahimi","url":"https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Veprime huligane të nxënësve janë kapur nga kamerat e veturave në lagjen “Bregu i Diellit”.Një grup i nxënësve shihen duke i gjuajtur me gurë veturat në rrugën","url":"https://www.koha.net/arberi/prinderit-dhe-shkollat-fajesohen-per-veprimet-huligane-te-nxenesve","keywords":"Nxënësit, huliganizmi, Xhavit Rexhaj, edukimi, niveli i arsimimit, prinderit, shkolla","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/March/12/71068cf4-662b-4432-9396-e55a36cab4cd.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
