TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Petkoviç, Kosova'nın "Sırp halkının varlığını inkar ettiğini" iddia ediyor.

Petar Petkoviç

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, akuzoi autoritetet e Kosovës se po e “mohojnë ekzistencën e popullit serb”. 

Ai reagoi pas përplasjeve në Kuvendin e Kosovës rreth përdorimit të termit “populli serb”, duke i cilësuar zhvillimet si “segregacion” dhe “aparteid” ndaj serbëve.

Petkoviq pretendoi se serbët në Kosovë përballen me arrestime, presione ndaj gjuhës dhe simboleve serbe dhe forma të tjera diskriminimi, pa dhënë ndonjë dëshmi për këtë. 

Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të reagojë.

Në seancën e së mërkurës kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk i ka hedhur në votim kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit pasi ka thënë se propozimi i Listës Serbe ka ishte jokushtetues për shkak të përdorimit të termit “populli serb”.