TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Protestolar şiddetlendi, Arnavutluk'taki Eğitim Bakanlığı taşlandı.

Protesto

Ka nisur me veprime të dhunshme edhe dita e gjashtë protesta e studentëve dhe gjimnazistëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Protestuesit kanë shkulur gurët nga trotuari dhe kanë sulmuar autobotin e policisë dhe uniformat blu.

Edhe sot po bëhet thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë tha më herët sot se është përpjekur të mos bjerë në kurthin e dhunës që kërkon gjak.

Ministria e Arsimit ka marrë masa shtesë sigurie, duke mbyllur dyert dhe dritaret e godinës me dërrasa, pas incidenteve dhe zjarrvënieve të regjistruara gjatë tubimeve.

Ndërkohë, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë pozicionuar pranë institucionit, në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës.

Në pesë ditët e protestave, numri i përgjithshëm i të lënduarve ka arritur në 272. Prej tyre, 169 janë punonjës të Policisë, 82 protestues dhe 21 kalimtarë. /TopChannel

Diğer güncellemeleri okuyun
Arnavutluk

LIVE: Dita e gjashtë e protestave në Shqipëri