---
description:  Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumpi dhe sekretari i NATO-s, Mark Rutte, duan që Kosova të j
title: "Osmani: Trumpi dhe Rutte mund ta bëjnë të mundur anëtarësimin e Kosovës në NATO"
image: https://resources.koha.net/images/2025/July/10/0c2f8d11-6737-420b-a466-e7999f3ea083.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Osmani: Trumpi dhe Rutte mund ta bëjnë të mundur anëtarësimin e Kosovës në NATO

![Vjosa Osmani në Universitetin Johns Hopkins](https://resources.koha.net/images/2025/July/10/0c2f8d11-6737-420b-a466-e7999f3ea083.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Vjosa Osmani në Universitetin Johns Hopkins

- 10 korrik 2025 17:52
- Shpërndaje në:

- 10 korrik 2025 17:52
- Shpërndaje në:

 

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumpi dhe sekretari i NATO-s, Mark Rutte, duan që Kosova të jetë pjesë e aleancës atëherë kjo mund të bëhet e mundur.

Në një diskutim në Universitetin Johns Hopkins në SHBA të enjten, Osmani ka thënë se Trumpi dhe Rutte mund t’i bindin shtetet mosnjohëse për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Këtu ajo përmendi Spanjën, Rumaninë, Sllovakinë e Greqinë.

“Atyre mund t’ju duhej më shumë përpjekje me Spanjën, Sllovakinë e Rumaninë. Greqia s’ka qenë asnjëherë bllokuese”, u shpreh Osmani para studentëve, e shoqëruar nga ligjëruesi i këtij universiteti dhe eksperti i Ballkanit, Edward Joseph.

Tutje, presidentja u shpreh se anëtarësimi i Kosovës është më i thjeshtë sesa i Ukrainës – vend tjetër që ka shprehur aspirata t’i bashkohet aleancës veriatlantike, por ka probleme më të thella gjeopolitike, meqë është në luftë me Rusinë.

Duke dhënë argumente se pse është i nevojshëm anëtarësim i Kosovës në NATO, Osmani ka deklaruar se kjo duhet të bëhet për qëllime strategjike, por edhe ato ekonomike.

[Edhe ![Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent për Kosovën sesa integrimi evropian](https://resources.koha.net/images/2025/November/16/7f8d8f10-8186-4942-9ede-29638ac3338d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 nën 2025 Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent për Kosovën sesa integrimi evropian](https://www.koha.net/arberi/osmani-anetaresimi-ne-nato-me-urgjente-per-kosoven-sesa-integrimi-evropian)

Osmani theksoi se deri në vitin 2035 synojnë ta dyfishojnë buxhetin për mbrojtje. Në vitin 2025, Kosova planifikon të investojë 2% të PBB-së në mbrojtje. Anëtarët e NATO-s janë zotuar t’i rrisin shpenzime në 5%.

“Ne planifikojmë që ta bëjmë këtë para vitit 2035. Kjo sepse është nevojë strategjike e vendit për të ofruar stabilitet dhe siguri në rajon”, vijoi ajo.

Biseda e Osmanit me studentët zgjati rreth një orë e gjysmë.

[#vjosa osmani](https://www.koha.net/tag/vjosa-osmani) [#johns hopkins](https://www.koha.net/tag/johns-hopkins) [#donald trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#Mark Rutte](https://www.koha.net/tag/mark-rutte) [#kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#nato](https://www.koha.net/tag/nato)

Artikuj të ngjashëm

- [![Osmani: Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO](https://resources.koha.net/images/2025/March/11/b675d91e-6c8f-49d5-bbf3-74f8d9397998.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 11 mar 2025 Osmani: Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO](https://www.koha.net/arberi/osmani-eshte-koha-qe-kosova-ta-kete-vendin-e-saj-ne-nato)
- [![Osmani flet për mbështetje nga administrata Trump 2: Kjo duhej t’i pengonte vetëm Serbisë](https://resources.koha.net/images/2026/March/06/ceb70471-2caa-4eb6-98d4-e4df62cb9f53.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 9 mar 2026 Osmani flet për mbështetje nga administrata Trump 2: Kjo duhej t’i pengonte vetëm Serbisë](https://www.koha.net/arberi/osmani-flet-per-mbeshtetje-nga-administrata-trump-2-kjo-duhej-ti-pengonte-vetem-serbise)
- [![Osmani takon Rubion, ia thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO](https://resources.koha.net/images/2026/February/20/46d478cc-9093-461d-8518-febd9cfcf2f5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 shk 2026 Osmani takon Rubion, ia thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO](https://www.koha.net/arberi/osmani-takon-rubion-ia-thekson-rendesine-e-anetaresimit-te-kosoves-ne-nato)
- [![FAZ: Osmani po e luan “kandidaten e Trumpit”, e gatshme të bëjë gjithçka për karrierë](https://resources.koha.net/images/2026/February/04/424ac3fa-ae64-4146-b8f9-afbbed395c6a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 shk 2026 FAZ: Osmani po e luan “kandidaten e Trumpit”, e gatshme të bëjë gjithçka për karrierë](https://www.koha.net/arberi/faz-osmani-po-e-luan-kandidaten-e-trumpit-e-gatshme-te-beje-gjithcka-per-karriere)

[Arbëri.]() [Dy shkolla në Prishtinë e bojkotuan mësimin, shkaku i bërllokut e mungesës së ngrohjes](https://www.koha.net/arberi/dy-shkolla-ne-prishtine-e-bojkotuan-mesimin-shkaku-i-berllokut-e-mungeses-se-ngrohjes)

[Arbëri.]() [BE-ja kritike për diskursin “shumë të polarizuar” të politikanëve](https://www.koha.net/arberi/be-ja-kritike-per-diskursin-shume-te-polarizuar-te-politikaneve)

[Arbëri.]() [Qeveria s’ia ofron Komisionit Hetimor raportet për Arlinda Zekajn](https://www.koha.net/arberi/qeveria-sia-ofron-komisionit-hetimor-raportet-per-arlinda-zekajn)

[Kulturë.]() [Kadare i thurte nga qielli vargje Kosovës në të cilën nuk zbriste dot](https://www.koha.net/kulture/kadare-i-thurte-nga-qielli-vargje-kosoves-ne-te-cilen-nuk-zbriste-dot)

[Futboll.]() [Llapi fiton pas afro dy muajsh në Superligë](https://www.koha.net/futboll/llapi-fiton-pas-afro-dy-muajsh-ne-superlige)

[Futboll.]() [Hallgrimsson flet për Kosovën](https://www.koha.net/futboll/hallgrimsson-flet-per-kosoven)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Osmani: Trumpi dhe Rutte mund ta bëjnë të mundur anëtarësimin e Kosovës në NATO","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/osmani-trumpi-dhe-rutte-mund-ta-bejne-te-mundur-anetaresimin-e-kosoves-ne-nato","datePublished":"2025-07-10T17:52:20+02:00","dateModified":"2026-07-11T08:05:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":290,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":" Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumpi dhe sekretari i NATO-s, Mark Rutte, duan që Kosova të j","url":"https://www.koha.net/arberi/osmani-trumpi-dhe-rutte-mund-ta-bejne-te-mundur-anetaresimin-e-kosoves-ne-nato","keywords":"vjosa osmani, johns hopkins, donald trump, Mark Rutte, kosova, nato","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/July/10/0c2f8d11-6737-420b-a466-e7999f3ea083.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
