TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

"Güneşli Sahil"in bir kısmı 24 saat boyunca susuz kaldı.

Uji

Një pjesë e banorëve të lagjes “Bregu i Diellit” kanë mbetur pa ujë që nga e hëna në mëngjes. 

Për ndërprerje të ujit në rrugët “Hyzri Talla”, “Ilir Durmishi”, “Besa”, “Fadil Ferati” dhe te Qendra Tregtare, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar në mbrëmje.

KRU “Prishtina” në njoftimin për konsumatorët ka thënë se për shkak të dëmtimit të gypit të ujësjellësit me diametër DN 150 mm në lagjen “Bregu i Diellit”, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në rrugët e përmendura. 

Ata kanë njoftuar se për shkak të kompleksitetit të punimeve për sanimin e dëmtimit, rikthimi i furnizimit me ujë pritet të bëhet gjatë të martës. 

Në momentin e publikimit të lajmit, zëdhënësja e KRU “Prishtinës” Arjeta Mjeku, ka thënë se janë ende duke punuar në sanimin e defektit.