TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Leposavic'te resmi belgeleri yasa dışı olarak düzenlediği gerekçesiyle bir kişi gözaltına alındı.

policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është ndaluar për 48 dhe i janë sekuestruar pajisje elektronike dhe dokumente pas dyshimeve se kundërligjshëm merret me nxjerrjen e dokumenteve zyrtare të Kosovës, që ndërlidhen me regjistrimin civil.

“Në kioskën e të dyshuarit në Leposaviq të cilën i dyshuari e shfrytëzon si vend për servisimin e celularëve, zyrtarët policor nga Sektori i Hetimeve Rajonale të DRP-së Mitrovicë Veri kanë kryer kontrolle policore dhe me asistim të njësisë së forenzikes rajonale të DRP-së Mitrovicë Veri si dëshmi materiale kanë sekuestruar përkohësisht pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme relevante lidhur me rastin, të cila dëshmi do të procedohen tutje sipas udhëzimeve të Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim. 

Në njoftim po ashtu thuhet që përveç dy personave tjerë, është intervistuar edhe i dyshuari në prezencën e avokatit mbrojtës, ndërsa pas shqyrtimit të rrethanave të rastit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalimin policor të të dyshuarit për 48 orë.