TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Maddi sıkıntı içindeki tüketicilerin elektrik faturaları için 15 milyon euro ayrıldı.

devlet

Fotoğraf: “Driton Pacharada”

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro në kuadër të programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike 2026-207. Siç ka njoftuar Ministria për Familje, vendimi u mor të martën në mbledhjen e Qeverisë. Ai parasheh që për konsumatorët e cenueshëm të ketë subvencionim të faturave të rrymës.

“Programi ka për qëllim mbështetjen e ekonomive familjare nga sistemi i mbrojtjes sociale dhe sigurimin e qasjes së barabartë në energji elektrike si shërbim esencial, përmes subvencionimit të energjisë për konsumatorët e cenueshëm”, thuhet në njoftim të Ministrisë.

Sipas njoftimit, në ditët në vazhdim do të përcaktohen edhe kushtet dhe kriteret për përfitim, që të hapet thirrja për aplikim.

“Programi fokusohet në mbështetjen financiare përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike, si një nga mënyrat më të drejtpërdrejta për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm. Republika e Kosovës ka marrë obligime edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili parasheh zhvillimin e mekanizmave të qëndrueshëm për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm, përfshirë krijimin dhe mirëmbajtjen e një regjistri funksional të konsumatorëve të cenueshëm”, thuhet në njoftim.