TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Muja: "Vita" Süt Ürünleri, palm yağı ve süt tozu ithalatında en büyük firmadır.

süt ürünleri

Resim: "Vita" Süt Ürünleri

Fotoğraf: “Driton Pacharada”

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, në një konferencë për media ka thënë se janë disa produkte të qumështores “Abrazen – Vita”, përfshirë edhe qumësht, të cilat sipas Mujës nuk janë fare qumësht.

Muja ka deklaruar se “Vita” ka importuar më së shumti sasi të vajit të palmës dhe të qumështit pluhur. Ai ka thënë se nuk e kupton pse nuk është hequr nga tregu qumështi MyCow dhe Holla, derisa ka bërë thirrje të mos blihet sepse është qumësht artificial.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, ka prezantuar edhe një qumësht tjetër që përdoret në kafiteri e që siç tha Muja – në esencë qytetarët pijnë makiato me vaj palme.

“Një qumësht tjetër që do të duhej të hiqej nga tregu është MyCow në të cilin po ashtu është konstatuar prani e vajit të palmës. Holla nuk është qumësht me yndyrë shtazore, mos u mashtroni ta bleni. Është qumësht artificial, kujdes gjatë blerjes. Si produkt në bazë të AUV-it nuk është i aprovuar. As Holla krem. Në esencë makiatot tona po ashtu përmbajnë vaj palme dhe konsumatori duhet ta dijë këtë çështje nëse dëshiron ta bëjë një blerje të tillë”, ka thënë Muja.

Muja ka thënë se qumështorja “Vita” ka arritur kulmin e importit të vajit të palmës në vitin 2025, me plot 1 milion kg sasi.

“Ky qumësht pluhur dikah është kah shkon. Në indeks, prapë në vitin 2022 eksplodimi për ta arritur kulmin në vitin 2025. Po ashtu është edhe hirra pluhur, këto të dhëna janë nga Dogana për subjektin Abrazer (qumështorja Vita) dhe subjekte të tjera. Ka ndodhur ky import. I jam drejtuar AUV-it që në bashkëpunim me Doganën të përcaktoj për secilin subjekt çka ka importuar nga secili vit. Është dokumentuar pas raportimit të Doganës dhe subjekteve që kanë importuar qumësht pluhur, janë lokalizuar të gjithë blerësit dhe përdoruesit. Është konstatuar përtej dyshimit që Qumështorja ‘Vita’ ka importuar sasi të mëdha të vajit të palmës, për ta arritur kulmin në vitin 2025 që është afërsisht 1 milion kg”, ka thënë Muja.

Muja ka thënë se pas konferencës do t’i drejtohet Prokurorisë për këtë çështje dhe se ka disa emra që sipas tij “kanë mbyllur njërin sy” gjatë kësaj faze. Ka shtuar se nuk do të ketë kompromis as ndaj zyrtarëve e as ndaj qumështoreve.

Ayrıca FVA, "Vita" süt ürünleri fabrikasında yasalara aykırılık tespit etti ve işletme fabrikayı kapattı. Arberi FVA, "Vita" süt ürünleri fabrikasında yasalara aykırılık tespit etti ve işletme fabrikayı kapattı.

“Më lejoni t’iu informoj që Prokurorisë do t’ia dërgoj edhe disa emra me interes nga AUV-i dhe jemi në dispozicion që ta ndihmojmë një herë e mirë veç me një motiv të vetëm: A ka mundësi që ne në Republikën e Kosovës ta dimë çka është qumësht çka s’është sepse është produkt që e karakterizon konsumin tonë ditor. A bën edhe me ditë se përtej dyshimit të bazuar se kush e ka urdhëruar e kush e ka mbyllur njërin sy gjatë kësaj faze. Unë i kam ca dyshime e këto do t’ia drejtoj prokurorit. Nuk do të kemi kompromis as ndaj zyrtarëve tonë që e kanë mbyllur njërin sy potencialisht, e as ndaj subjekteve që i kanë bërë këto shkelje. Që sot kam iniciuar përgjegjësi edhe ndaj AUV-it, masë të përgjegjësisë. Në çështje të tilla duhet të kemi transparencë. Sot është bërë identifikimi pas kërkesës”, ka thënë Muja.

Një konferencë tjetër, Muja e kishte mbajtur edhe javën e kaluar në të cilën u deklarua se gati në çdo të pestin produkt të qumështit të kontrolluar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), janë konstatuar përbërës të padeklaruar, si vaj palme apo qumësht pluhur.

Qumështorja "Vita" në vazhdimësi e ka mohuar një gjë të tillë.