TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Molliqaj: Vetëvendosje'nin Özel Mahkeme'den sorumluluğu, ona oy verenler kadar büyüktür.

Dardan Mollikaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kjo qeveri e Kosovës që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, mban përgjegjësi historike në raport me Gjykatën Speciale po aq sa deputetët që e kanë votuar themelimin e saj.

Molliqaj në emisionin “Konfront” në KTV, ka thënë se nuk është ndërmarrë asnjë hap nga kjo Qeveri së paku për të monitoruar nëse po respektohen të drejtat e njeriut për katërshen e UÇK-së.

Ai ka thënë gjithashtu se edhe shërbimet shëndetësore atje janë dhënë me vonesë, derisa ka specifikuar në rast që siç ka thënë Molliqaj – një i arrestuar ka humbur të gjithë dhëmbët nga infeksioni pikërisht për shkak të kësaj vonesë.

“Vetëvendosja mban përgjegjësi historike po aq sa ata që e kanë votuar. Asnjë organizim ndërkombëtar nuk e ka kontraktuar përmes Kuvendit t’i monitorojë së paku të drejtat e njeriut. Atje shërbimet shëndetësore i kanë marrë me vonesë. A e dini që njëri nga të arrestuarit kur kam shkuar unë i ka humbur të gjithë dhëmbët nga infeksionet. Që këtu në burgjet e Kosovës nuk ndodhë”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka thënë gjithashtu se Qeveria e Kosovës i ka persekutuar moralisht dhe publikisht të akuzuarit në Hagë duke i publikuar shpenzimet për udhëtimet e familjarëve të tyre.

“Ta reduktosh siç bën Qeveria e Kosovës që ju i keni pasur fajet dhe dëshiron ta amnistojë veten që për këto gjashtë vjet nëse ka pasur persekutim ligjor, shkelje të drejtave të njeriut të ngjashme në Hagë, ka pasur persekutim moral dhe publik nga Qeveria e Kosovës ndaj të akuzuarve në Hagë. Publikimi i shpenzimeve të cilat kanë qenë ligje të miratuara në Kuvendin e Kosovës, ka qenë fushatë denigruese ndaj atyre në Hagë”, ka thënë Molliqaj.

Kryetari i PSD-së ka deklaruar se Dhomat e Specializuara nuk janë bërë për shqiptarët por për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe këtë e shpjegon fakti që atje po gjykohen krerët e saj.

“Problemi në thelb është te pikënisja. Gjykata Speciale ose Dhomat e Specializuara nuk janë bërë për shqiptarët por për UÇK-në ekskluzivisht. Pra, subjekt i hetimit dhe përndjekjes janë njerëzit që kanë qenë në strukturat e UÇK-së, nga lart që është Hashim Thaçi e deri poshtë. Këso raste në Evropë unë e njoh vetëm gjykimin ndaj nazizmit. Ky është problem i madh historik. Kjo që i ka ndodhur Kosovës është e papranueshme për mua qysh në start”, është shprehur Molliqaj në “Konfront”.

Diğer güncellemeleri okuyun
Özel Odalar

CANLI YAYIN: Kararın açıklanmasından bir gün önce - gerilim ve sükunet çağrıları arasında