Sağlık politikası uzmanları, ilaç fiyatlarının gözden geçirilmesi sürecinde Bakanlığın şirketlerin baskısına boyun eğmemesi ve fiyatları artırmaması gerektiğini söylüyor.
Rezana Bozhlani
Ministria e Shëndetësisë ua ka dhënë mundësinë kompanive që të aplikojnë për çmime të reja me të cilat mund të shiten produktet medicinale në barnatore.
Afati për të aplikuar me çmime të reja ka përfunduar të premten.
Në Shoqatën e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale, thanë se kompanitë kanë mundur të aplikojnë për ndryshim të çmimit, varësisht nga faktorët që ndikojnë në çmim, si kosto e prodhimit, kostot operative, transporti, derivatet, inflacioni, e të tjea.
“Pas publikimit të çmimeve, pas evaluimit të lëndëve nga ana e komisionit, shpresojmë që edhe këto produkte t’i ofrohen pacientëve përmes barnatoreve dhe institucioneve publike”, thuhet në përgjigjen e shoqatës.
Ayrıca
OKA: 24 vakada, Sağlık Sigorta Fonu kriterleri karşılamadan taahhütte bulundu.
Në vitin 2023 është miratuar ligj që përcakton çmimet e produkteve medicinale për qarkulluesit e licencuar farmaceutik me shumicë dhe pakicë në Kosovës. Ato me pakicë kanë çmime fikse.
Pas publikimit të çmimores që duhet t’i përmbahen barnatoret, kompanitë farmaceutike nuk vunë në treg një numër barnash, me arsyetimin se çmimi i vendosur është më i ulët se kostoja për to.
Njohësi i politikave shëndetësore, Bujar Vitija, thotë se në procesin e vendosjes së çmimeve të reja, Ministria nuk duhet të ndikohet nga presioni që mund t’ia bëjnë këto kompani.
“Problematike për mua mbetet rreziku i përdorimit të mungesës, si një lloj mekanizmi si dhe presioni ndaj ministrisë për të rritur çmimet e produkteve. Për këtë arsye ministria duhet paraprakisht të sigurohet që ka mungesë të këtij produkti në treg pastaj të lejojë ndryshimin. Kjo ka qenë edhe një nga problemet kryesore, prej fillimit të zbatimit të ligjit. Sa herë që kompanitë nuk janë pajtuar me çmimet e vendosura nga Komisioni i Ministrisë, mungesa e produktit është përdorur si një lloj presioni për të shtyrë përpara propozimet e tyre për çmime”, ka thënë Vitija.
Por, në Shoqatën e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale thanë se anëtarët e saj përkrahin Ligjin për Përcaktimin e Çmimeve të Produkteve Farmaceutike, dhe e konsiderojnë hap të rëndësishëm dhe garantim të vazhdimësisë së furnizimit të tregut me produkte cilësore dhe me çmime të favorshme për pacientët.
Ayrıca
Sağlık Sigorta Fonu'nun kurulması, işlevsiz bir yapının yeniden aktif hale getirilmesi olarak görülüyor.
Aktualisht, dy vite nga fillimi i zbatimit të Ligjit për deklarimin e çmimeve, furnizimi, çmimet dhe tregu, sipas Shoqatës së Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale, po stabilizohen gradualisht.
Në këtë shoqatë thanë se në tremujorin e fundit të këtij viti, pritet të shpallet afati për rideklarim të çmimeve, e të cilat do të vlejnë për vitin 2027.