---
description: Numri i rasteve të reja me kancer në Kosovë po rritet, ndërkohë që Klinika e Onkologjisë në QKUK po përballet me fluks të madh pacientësh çdo ditë. Vetëm gjatë
title: Mbi një mijë raste të regjistruara me kancer në Onkologji
image: https://resources.koha.net/images/2025/January/05/9a95efcb-0770-421b-8bd1-22695951d97d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Mbi një mijë raste të regjistruara me kancer në Onkologji

![Klinika e Onkologjisë](https://resources.koha.net/images/2025/January/05/9a95efcb-0770-421b-8bd1-22695951d97d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 17 gusht 2025 11:11
- Shpërndaje në:

- 17 gusht 2025 11:11
- Shpërndaje në:

Numri i rasteve të reja me kancer në Kosovë po rritet, ndërkohë që Klinika e Onkologjisë në QKUK po përballet me fluks të madh pacientësh çdo ditë. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë regjistruar rreth një mijë e njëqind raste, ndërsa kanceri më i përhapur në Kosovë mbetet ai i gjirit, me 235 raste të reja, shumica e të cilave te gratë mbi moshën pesëdhjetë vjeç.

Drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi, ka dhënë një përmbledhje të situatës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Kurtishi bëri të ditur se çdo ditë klinika trajton 250–300 pacientë në shërbimin e kimioterapisë dhe rreth 120–140 pacientë në shërbimin e radioterapisë.

“Këtë vit, në Klinikën e Onkologjisë janë paraqitur rreth një mijë e njëqind raste të reja, numër i njëjtë me atë të gjashtëmujorit të parë të vitit 2024. Kanceri më i shpeshtë në Kosovë është ai i gjirit. Ndërsa, sipas sistemeve, si vitin e kaluar, edhe këtë vit dominojnë tumoret e tubit digjestiv, duke përfshirë tumoret e zorrës së trashë, zorrës së hollë, mëlçisë, pankreasit, lukthit dhe ezofagut. Rreth 235 raste të reja me kancer të gjirit janë regjistruar dhe shumica kanë qenë gra mbi moshën pesëdhjetë vjeç. Në një ditë pune, në Klinikën e Onkologjisë kryhen 250–300 vizita në shërbimin e kimioterapisë dhe 120–140 trajtime në radioterapi”, ka deklaruar Kurtishi.

Ai tha se Klinika e Onkologjisë nuk ka listë pritjeje për pacientët që kanë nevojë për trajtim të menjëhershëm, si për radioterapi, ashtu edhe për kimioterapi.

[Edhe ![Kurtishi: Numri i rasteve me sëmundje malinje mbetet i ngjashëm me vitet paraprake](https://resources.koha.net/images/2024/June/02/6b662484-87fa-46cb-8391-52d9829a1130.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 maj 2026 Kurtishi: Numri i rasteve me sëmundje malinje mbetet i ngjashëm me vitet paraprake](https://www.koha.net/arberi/kurtishi-numri-i-rasteve-me-semundje-malinje-mbetet-i-ngjashem-me-vitet-paraprake)

Kurtishi theksoi se gjatë këtij gjashtëmujori nuk ka pasur asnjë rast që është referuar për trajtim jashtë vendit. Kjo, falë teknikave të avancuara si IMRT dhe stereotaksia, të cilat kanë reduktuar ndjeshëm nevojën për trajtime jashtë Kosovës.

“Klinika e Onkologjisë nuk ka listë pritjeje, përveç rasteve në radioterapi që kërkojnë një kohë të caktuar për fillimin e trajtimit. Realisht, listat e pritjes janë zero. Të gjitha rastet që kërkojnë trajtim urgjent, siç janë frakturat, menaxhimi i dhimbjeve, gjakderdhjet apo sindroma të caktuara, trajtohen menjëherë brenda ditës. Edhe në kimioterapi, nuk kemi listë pritjeje. Vlen të theksohet se këtë vit dhe vitin e kaluar kemi pasur shumë pak raste të referuara jashtë vendit. Këtë vit, për gjashtë muajt e parë, nuk kemi pasur asnjë rast të tillë, për shkak se përdorim teknika të avancuara të rrezatimit, si IMRT dhe stereotaksia, që janë futur vitin e kaluar dhe kanë sjellë shërbime cilësore për pacientët në vend”, deklaroi ai.

Për sa i përket barnave esenciale, Kurtishi tha se klinika është e furnizuar në 80% me to. Ai shtoi se pesë barna mungojnë për shkak të pengesave ligjore dhe procedurave të prokurimit, por barnat kryesore janë të disponueshme.

Pacientët duhet të sigurojnë vetë barnat që mungojnë në klinikë.

[Edhe ![Rritet numri i rasteve me kancer të gjirit krahasuar me vitin e kaluar](https://resources.koha.net/images/2024/October/20/36a3e8be-6c71-4b79-b269-d2e69759be79.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 mar 2026 Rritet numri i rasteve me kancer të gjirit krahasuar me vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/rritet-numri-i-rasteve-me-kancer-te-gjirit-krahasuar-me-vitin-e-kaluar)

“Klinika është e furnizuar vazhdimisht nga barnatorja qendrore. Sipas të dhënave më të fundit, mbi 80 për qind e barnave esenciale janë të pranishme. Disa barna që nuk kanë autorizim marketingu janë siguruar vitin e kaluar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa këtë vit jemi në pritje për shkak të procedurave ligjore dhe vonesave në lidhjen e kontratave. Aktualisht mungojnë tre deri në pesë barna, por shumica e barnave kryesore – si imunoterapia, target-terapia, terapitë biologjike dhe ato për tumoret e gjirit e të lëkurës – janë të disponueshme. Ato barna që mungojnë, pacientët duhet t’i sigurojnë vetë”, theksoi Kurtishi.

Ai përfundoi duke thënë se Klinika e Onkologjisë ka nevojë të vazhdueshme për rritjen e numrit të infermierëve, pasi aktualisht ka mungesë të tyre. /ksp

[#kancer](https://www.koha.net/tag/kancer) [#Klinika e Onkologjisë](https://www.koha.net/tag/klinika-e-onkologjise)

Artikuj të ngjashëm

- [![Në vitin 2025 rreth 2 mijë raste të reja me kancer, rritje te moshat 30–50 vjeç](https://resources.koha.net/images/2024/October/17/f08da0e0-2af3-4a0b-8b73-f8ecf29f379c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 jan 2026 Në vitin 2025 rreth 2 mijë raste të reja me kancer, rritje te moshat 30–50 vjeç](https://www.koha.net/arberi/ne-vitin-2025-rreth-2-mije-raste-te-reja-me-kancer-rritje-te-moshat-30-50-vjec)
- [![Një ditë me mantelbardhët që ndihmojnë pacientët të luftojnë kancerin](https://resources.koha.net/images/2024/October/17/f08da0e0-2af3-4a0b-8b73-f8ecf29f379c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) SOT 28 tet 2025 Një ditë me mantelbardhët që ndihmojnë pacientët të luftojnë kancerin](https://www.koha.net/sot-ktv/nje-dite-me-mantelbardhet-qe-ndihmojne-pacientet-te-luftojne-kancerin)
- [![Kurtishi: Numri i rasteve të diagnostikuara me kancer të gjirit afërsisht i njëjtë me vitin e kaluar](https://resources.koha.net/images/2025/October/01/14e544e6-a946-4f39-a434-571e02577608.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 tet 2025 Kurtishi: Numri i rasteve të diagnostikuara me kancer të gjirit afërsisht i njëjtë me vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/kurtishi-numri-i-rasteve-te-diagnostikuara-me-kancer-te-gjirit-afersisht-i-njejte-me-vitin-e-kaluar)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Mbi një mijë raste të regjistruara me kancer në Onkologji","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/mbi-nje-mije-raste-te-regjistruara-me-kancer-ne-onkologji","datePublished":"2025-08-17T11:11:11+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:30:09+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":650,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Numri i rasteve të reja me kancer në Kosovë po rritet, ndërkohë që Klinika e Onkologjisë në QKUK po përballet me fluks të madh pacientësh çdo ditë. Vetëm gjatë","url":"https://www.koha.net/arberi/mbi-nje-mije-raste-te-regjistruara-me-kancer-ne-onkologji","keywords":"kancer, Klinika e Onkologjisë","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/January/05/9a95efcb-0770-421b-8bd1-22695951d97d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
