---
description: Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka përfunduar intervistimin në stacionin policor të Skenderajt lidhur me rrahjen fizike të zëvendësministrit të Financav
title: "Lushtaku pas intervistimit: Krejt kjo është politike, Albin Kurti po do të viktimizohet"
image: https://resources.koha.net/images/2026/May/15/d6ec53db-a0a5-4ec9-af3f-a7e44f027030.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Lushtaku pas intervistimit: Krejt kjo është politike, Albin Kurti po do të viktimizohet

![Sami Lushtaku](https://resources.koha.net/images/2026/May/15/d6ec53db-a0a5-4ec9-af3f-a7e44f027030.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 15 maj 2026 19:35
- Shpërndaje në:

- 15 maj 2026 19:35
- Shpërndaje në:

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka përfunduar intervistimin në stacionin policor të Skenderajt lidhur me rrahjen fizike të zëvendësministrit të Financave, Hysni Mehani, gjatë ditës së djeshme në një kafene të qytetit. Intervistimi zgjati më pak se një orë. Nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë kanë konfirmuar se rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Pas intervistimit, ku u prit nga qytetarët të shumtë jashtë stacionit policor,  Lushtaku ka thënë se krejt kjo që ka ndodhur këto dy ditë është politike dhe se kryeministri në detyrë Albin Kurti po do të viktimizohet në prag të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit.

“Krejt kjo që ka ndodh është politike. Albin Kurti do që përmes aksioneve të tilla të viktimizohet. Në kushte normale nuk do të isha intervistuar”, ka thënë ai.

Lushtaku tutje ka thënë se nuk e di se në çfarë cilësie është intervistuar dhe se pret “të lirohen prej kësaj që ka shpif Hysni Mehani”.

Tutje, ai pati kritika se pse u soll dje Njësia Speciale në Skenderaj.

[Edhe ![Lirohen dy të dyshuarit për sulmin ndaj Mehanit në Skenderaj](https://resources.koha.net/images/2026/May/14/d4699d03-62a0-45fa-817c-5b459f2e8167.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 maj 2026 Lirohen dy të dyshuarit për sulmin ndaj Mehanit në Skenderaj](https://www.koha.net/arberi/lirohen-dy-te-dyshuarit-per-sulmin-ndaj-mehanit-ne-skenderaj)

“Është tepër e rëndë për qytetarët e Skenderajt, nuk e meritojnë as komunat e tjera që njësitë speciale me armë të gjata ta provokojnë qytetarin e këtij vendi që kanë dhënë shumë për Kosovën. Besoj që nuk duhet me shku kerku pa arsye e pa nevojë. Ata janë policë të Kosovës që i respektojmë shumë”, shtoi Lushtaku.

**Deklarata e Lushtakut (VIDEO):**

[Lexo përditësimet tjera![qytetaret para stacionit te policise ne Skenderaj](https://resources.koha.net/images/2026/May/15/839285cd-080b-4894-9911-f3900cded43d.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Përfundon intervistmi i Lushtakut</h4>Tekst i përditësuar  - Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka përfunduar intervistimin në stacionin policor...](https://www.koha.net/arberi/nura-ska-ftese-zyrtare-ende-por-lushtaku-do-ti-pergjigjet-prokurorise)

[#Sami Lushtaku](https://www.koha.net/tag/sami-lushtaku)

Artikuj të ngjashëm

- [![Mehanin e liron spitali, Lushtakun Policia](https://resources.koha.net/images/2026/May/14/d4699d03-62a0-45fa-817c-5b459f2e8167.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 maj 2026 Mehanin e liron spitali, Lushtakun Policia](https://www.koha.net/arberi/mehanin-e-liron-spitali-lushtakun-policia)
- [![Përfundon intervistmi i Lushtakut](https://resources.koha.net/images/2026/May/15/839285cd-080b-4894-9911-f3900cded43d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 maj 2026 Përfundon intervistmi i Lushtakut](https://www.koha.net/arberi/nura-ska-ftese-zyrtare-ende-por-lushtaku-do-ti-pergjigjet-prokurorise)
- [![Sami Lushtaku padit Albin Kurtin](https://resources.koha.net/images/2026/May/15/d6ec53db-a0a5-4ec9-af3f-a7e44f027030.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 maj 2026 Sami Lushtaku padit Albin Kurtin](https://www.koha.net/arberi/sami-lushtaku-padit-albin-kurtin)
- [![Lushtaku kërkon nga Kurti ta tërheqë deklaratën brenda 24 orësh](https://resources.koha.net/images/2025/October/05/71781585-99a0-4a12-8633-8018d8dffee1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 19 maj 2026 Lushtaku kërkon nga Kurti ta tërheqë deklaratën brenda 24 orësh](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/lushtaku-kerkon-nga-kurti-ta-terheqe-deklaraten-brenda-24-oresh)

[Arbëri.]() [ADN e pulës në suxhukun shtëpiak të “Buqukut”, AUV-ja urdhëron masa kufizuese të prodhimit](https://www.koha.net/arberi/adn-e-pules-ne-suxhukun-shtepiak-te-buqukut-auv-ja-urdheron-masa-kufizuese-te-prodhimit)

[Arbëri.]() [Aktakuzë ndaj dy personave për vjedhjen e 6 kg ari në një argjendari në Prishtinë](https://www.koha.net/arberi/aktakuze-ndaj-dy-personave-per-vjedhjen-e-6-kg-ari-ne-nje-argjendari-ne-prishtine)

[Arbëri.]() [Komuna e Mitrovicës në pritje të erërave të forta, kërkon kujdes të shtuar](https://www.koha.net/arberi/komuna-e-mitrovices-ne-pritje-te-ererave-te-forta-komuna-kerkon-kujdes-te-shtuar)

[Showbiz.]() [Johnny Depp rikthehet në Hollywood: A do të ketë sukses rikthimi i tij?](https://www.koha.net/showbiz/johnny-depp-rikthehet-fuqishem-ne-hollywood-a-do-te-kete-sukses-rikthimi-i-tij)

[Futboll.]() [Konferenca e Kosovës para ndeshjes me Izraelin](https://www.koha.net/futboll/live-konferenca-e-kosoves-para-ndeshjes-me-izraelin)

[Botë.]() [Rriten infeksionet në Gazë, OBSH-ja paralajmëron përkeqësim të situatës gjatë dimrit](https://www.koha.net/bote/rriten-infeksionet-ne-gaze-obsh-ja-paralajmeron-perkeqesim-te-situates-gjate-dimrit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Lushtaku pas intervistimit: Krejt kjo është politike, Albin Kurti po do të viktimizohet","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/lushtaku-perfundon-intervistimin","datePublished":"2026-05-15T19:35:18+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:10:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":253,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka përfunduar intervistimin në stacionin policor të Skenderajt lidhur me rrahjen fizike të zëvendësministrit të Financav","url":"https://www.koha.net/arberi/lushtaku-perfundon-intervistimin","keywords":"Sami Lushtaku","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/May/15/d6ec53db-a0a5-4ec9-af3f-a7e44f027030.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
