TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Priştine Meclisi yeni bir temizlik şirketi kurdu.

kkp

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar për themelimin e ndërmarrjes publike “Pastrimi-Prishtina”.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, derisa propozoi themelimin e saj theksoi se Prishtina duhet ta marrë kontrollin për pastrimin në kryeqytet. 

“Kompania Pastrimi-Prishtina do t’i hyjë në punë qytetarëve dhe do të menaxhohet nga Kuvendi i Prishtinës me 100 për qind te aksioneve”.

Këtë e ka kundërshtuar shefi i grupit të asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla duke thënë se VV nuk do ta votojë këtë propozim. 

“Është një tendencë me vazhdu klientelizimin e shpërfaqur nga PDK të shpërndarë në shumicën e ndërmarrjeve të kryeqytetit. Kjo është një kërkesë për një mundësi të re që një pjesë të tregut t’ia japin operatorit privat. Prishtina e ka ndërmarrjen e vet, kompania “Pastrimi” i ka ndërpre pothuajse të gjitha aktivitetet në komunat tjera dhe mund të koncentrohet vetëm në Prishtinë. Qytetarët duhet ta dinë se po duan ta bankrotojnë “Pastrimin” dhe një pjesë të punëtorëve ta dërgojnë më ndërmarrjen e re. VV nuk e mbështet një propozim të tillë”, tha Sveçla.