---
description: Lajmi pas pak
title: Kurti s’paraqitet për intervistim në Prokurorinë Speciale, “mirëpret” prokurorët në zyrën e tij
image: https://resources.koha.net/images/2024/December/16/047fc0a9-8cb5-4a57-b781-c1ffca0b5824.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Kurti s’paraqitet për intervistim në Prokurorinë Speciale, “mirëpret” prokurorët në zyrën e tij

![Albin Kurti - Prokuroria Speciale](https://resources.koha.net/images/2024/December/16/047fc0a9-8cb5-4a57-b781-c1ffca0b5824.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto-Ilustrim: Prokuroria Speciale

Foto: Alban Bujari

- Nga: [Ardit Kika](https://www.koha.net/autori/ardit-kika/articles) [![Ardit Kika](https://resources.koha.net/author/2021/May/28/ardit_kika1622231451.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/ardit-kika/articles)
- 16 dhjetor 2024 10:11
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Nga: [Ardit Kika](https://www.koha.net/autori/ardit-kika/articles) [![Ardit Kika](https://resources.koha.net/author/2021/May/28/ardit_kika1622231451.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/ardit-kika/articles)
- 16 dhjetor 2024 10:11
- Shpërndaje në:

Kryeministri Albin Kurti, nuk është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale, ku ka qenë i ftuar të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit në një rast penal.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, ka thënë se nga Kryeministria janë njoftuar se Kurti është në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet. 

Ajo ka shtuar se konform ligjit në fuqi, Prokuroria do ta përgatisë një ftesë tjetër për Kurtin. 

“Prokuroria Speciale përmes thirrjes së rregullt e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit në një rast penal që kjo prokurori e ka në hetim. Sot nga kabineti i kryeministrit Kurti, Prokuroria Speciale është informuar se kryeministri Kurti gjendet në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet. Prokuroria Speciale konform legjislacionit në fuqi do ta përgatisë një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti, për një datë tjetër. Ende nuk është vendosur data për ftesën tjetër”, ka thënë Kozmaqi. 

![](https://resources.koha.net/wysying/2024/December/16/cdb56025-ef0d-4c15-af35-752422dd2c48.webp?q=90&w=980)

*Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi/ Foto: Alban Bujari - KOHA*

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se kryeministri vizitën jashtë vendit e ka pasur në agjende dhe të konfirmuar më herët. 

[Edhe ![Opozita: Sjellja e Kurtit mbi gjyqësorin e prokurorinë, e papranueshme dhe e gabuar](https://resources.koha.net/images/2024/December/16/e42a740e-99b0-4884-898d-9b07d48a89ec.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 dhj 2024 Opozita: Sjellja e Kurtit mbi gjyqësorin e prokurorinë, e papranueshme dhe e gabuar](https://www.koha.net/arberi/opozita-sjellja-e-kurtit-mbi-gjyqesorin-e-prokurorine-e-papranueshme-dhe-e-gabuar)

“Prokuroria Speciale, përkatësisht prokurorët e rastit janë njoftuar se për shkak që kryeministri është jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë, ai nuk mund të jetë i pranishëm sot sipas ftesës së prokurorisë”, është shprehur Kryeziu. 

Ai ka thënë se Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i presë në zyrë prokurorët e rastit.

“Megjithëkëtë, kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë”, ka deklaruar Kryeziu. 

Kryeministri Kurti, ishte ftuar nga Prokurorinë Speciale të paraqitet sot në orën 09:30 në cilësinë e dëshmitarit.

Prokuroria Speciale nuk ka treguar se për cilin rast është ftuar të dëshmojë kryeministri dhe as Kurti nuk ka treguar nëse do t’i përgjigjet ftesës.

[Edhe ![Kurti ftohet sërish për dëshmi nga Prokuroria, insiston që prokurorët t’i shkojnë në zyrë](https://resources.koha.net/images/2024/December/20/512f8a38-a7db-4fea-868b-fd9e06c60603.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 dhj 2024 Kurti ftohet sërish për dëshmi nga Prokuroria, insiston që prokurorët t’i shkojnë në zyrë](https://www.koha.net/arberi/kurti-insiston-qe-prokuroret-ti-shkojne-ne-zyre-per-ta-intervistuar)

Pasi mori pjesë në lansimin e “Projektit për forcim të qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”, të enjten e javës së kaluar, një ditë pasi e mori ftesën e Prokurorisë, Kurti nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve përkitazi me këtë çështje.

“Jam me nxitim njëherë sot”, ka thënë shkurt Kurti.

Bazuar në informacione jozyrtare, kryeministri Kurti është ftuar si dëshmitar në rastin për keqpërdorim të rezervës shtetërore.

Ditë më parë Mahmut Halimi, avokat i Ridvan Muharremit, i akuzuar në këtë rast, nuk e ka konfirmuar këtë.

Ai ka vënë në pikëpyetje bazën ligjore për ftesën eventuale të kryeministrit Kurti në këtë rast, pas vendimit të Apelit për të liruar nga paraburgimi të akuzuarin që e mbron.

[Edhe ![Kurti sërish shmang gazetarët, s’u përgjigjet për ftesën nga Prokuroria Speciale](https://resources.koha.net/images/2024/December/19/2e08b423-65c1-48c2-bf3d-314d499d4be2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 dhj 2024 Kurti sërish shmang gazetarët, s’u përgjigjet për ftesën nga Prokuroria Speciale](https://www.koha.net/arberi/kurti-serish-shmang-gazetaret-su-pergjigjet-per-ftesen-nga-prokuroria-speciale)

“Po më çudit kur gjykata e instancës më të lartë konstaton se nuk ekziston dyshimi i bazuar se është kryer vepër penale, nuk është ofruar nga prokuroria prova për dyshimin e bazuar, qysh do me vazhdu procedurën”, ka thënë avokati Halimi.

**VIDEO:**

[Lexo përditësimet tjera![Albin Kurti - Prokuroria Speciale](https://resources.koha.net/images/2024/December/16/d18741c2-e803-4cae-aed3-2113fabe708c.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Kurti sot pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale</h4>

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar në Prokurorinë Speciale të paraqitet sot në orën 09:30...](https://www.koha.net/arberi/kurti-sot-pritet-te-paraqitet-ne-prokurorine-speciale)

[#Albin Kurti](https://www.koha.net/tag/albin-kurti) [#Albin Kurti Prokuroria Speciale](https://www.koha.net/tag/albin-kurti-prokuroria-speciale) [#prokuroria speciale](https://www.koha.net/tag/prokuroria-speciale) [#ligji](https://www.koha.net/tag/ligji) [#Liridona Kozmaqi](https://www.koha.net/tag/liridona-kozmaqi)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kurti i gatshëm që intervistimi nga Prokuroria të bëhet në zyrën e tij](https://resources.koha.net/images/2024/December/16/1e07ebea-5d75-4296-a11c-7c45c578ceac.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 16 dhj 2024 Kurti i gatshëm që intervistimi nga Prokuroria të bëhet në zyrën e tij](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kurti-i-gatshem-qe-intervistimi-nga-prokuroria-te-behet-ne-zyren-e-tij)
- [![Kurti sot pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale](https://resources.koha.net/images/2024/December/16/d18741c2-e803-4cae-aed3-2113fabe708c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 dhj 2024 Kurti sot pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale](https://www.koha.net/arberi/kurti-sot-pritet-te-paraqitet-ne-prokurorine-speciale)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Konsensus për ndryshimet e Ligjit të Speciales, jo edhe për presidentin](https://www.koha.net/arberi/konsensus-per-ndryshimet-e-ligjit-te-speciales-jo-edhe-per-presidentin)

[Arbëri.]() [Nagavci: Të votojmë të martën presidentin dhe projektligjin për Specialen](https://www.koha.net/arberi/nagavci-te-votojme-te-marten-presidentin-dhe-projektligjin-per-specialen)

[Arbëri.]() [Policia: Gjashtë zyrtarë policorë u lënduan, u intervenua vetëm kur u shfaq dhunë](https://www.koha.net/arberi/policia-gjashte-zyrtare-policore-u-lenduan-u-intervenua-vetem-kur-u-shfaq-dhune)

[Showbiz.]() [Michael Douglas: Nuk mendoj se kam pasur lidhje me shumë gra, nuk e shoh ashtu](https://www.koha.net/showbiz/michael-douglas-nuk-mendoj-se-kam-fjetur-me-aq-shume-gra-nuk-e-shoh-ashtu)

[Futboll.]() [Zeneli nis aksionin e golit të fitores](https://www.koha.net/futboll/zeneli-nis-aksionin-e-golit-te-fitores)

[Futboll.]() [Italia thellon krizën e Turqisë](https://www.koha.net/futboll/italia-thellon-krizen-e-turqise)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kurti s’paraqitet për intervistim në Prokurorinë Speciale, “mirëpret” prokurorët në zyrën e tij","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/kurti-sparaqitet-per-intervistim-ne-prokurorine-speciale-mirepret-prokuroret-ne-zyre-e-tij","datePublished":"2024-12-16T10:11:32+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:15:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":574,"author":[{"@type":"Person","name":"Ardit Kika","url":"https://www.koha.net/autori/ardit-kika/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Lajmi pas pak","url":"https://www.koha.net/arberi/kurti-sparaqitet-per-intervistim-ne-prokurorine-speciale-mirepret-prokuroret-ne-zyre-e-tij","keywords":"Albin Kurti, Albin Kurti Prokuroria Speciale, prokuroria speciale, ligji, Liridona Kozmaqi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/December/16/047fc0a9-8cb5-4a57-b781-c1ffca0b5824.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
