TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Kurti - Kallasit: Kosova, Özel Mahkeme kararının temyiz yoluyla düzeltilmesi için çalışacak.

Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka takuar Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ndërsa i ka theksuar se Kosova do të angazhohet që verdikti i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së të korrigjohet në shkallën e apelit. 

Ai i ka vlerësuar të rënda dhe të padrejta dënimet ndaj ish-krerëve, ndërsa ka theksuar se Ushtria Çlirimtare lindi si përgjigje ndaj represionit, vrasjeve e masakrave, dëbimeve masive e spastrimit etnik nga Serbia dhe se lufta e saj për liri ishte e drejtë dhe e pastër. 

“Shpreha shqetësimin tim të thellë për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, në aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, pas një procesi pa transparencë në tërësinë e tij. Gjykimi nuk ka përfunduar dhe Republika e Kosovës do të angazhohet që ky proces dhe verdikt të korrigjohem në shkallën e apelit... Serbia ishte agresori me plan gjenocidal. Qindra mijëra qytetarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe mijëra u vranë, ndërsa rreth 20 mijë gra e burra konsiderohen viktima të dhunës seksuale që u përdor si armë lufte. Shumë krime të forcave serbe mbeten ende pa u ndëshkuar”, ka thënë Kurti në takimin me Kallasin në në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Neë York.

Kurti i ka përmendur edhe sulmin në Banjskë dhe i ka kërkuar Kallasit që Serbisë t’i bëhet trysni për dorëzimin e përgjegjësve të sulmit.

“Pasnesër, më 24 shtator, mbushen tre vjet nga agresioni i Serbisë dhe sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku. Ndërkohë, Millan Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist paramilitar, të cilët po mbrohen nga presidenti i Serbisë, teksa i ofrojnë mbrojtje dhe shërbime, duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë. Për këtë kërkova përkrahjen e BE-së që t’i bëjnë trysni Serbisë”, shkroi në Facebook Kurti.

Kurti ngriti edhe çështjen e diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilët në Serbi nuk gëzojnë të drejta të barabarta. “Aty ka një nënpërfaqësim të theksuar në institucione, teksa vazhdon spastrimi etnik administrativ me heqjen e adresave”, deklaroi ai. 

“Teksa fqinji ynë verior sikur qëndron mes Rusisë e Kinës, duke i kthyer shpinën vlerave demokratike dhe duke kthyer kokën vetëm për fondet e BE-së, Republika e Kosovës është strategjikisht e përcaktuar dhe e palëkundur në rrugën e saj të integrimit evropian dhe euro-atlantik. Jemi tërësisht të linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, kemi shënuar përparim të rëndësishëm në pothuajse të gjitha fushat dhe jemi të gatshëm të punojmë edhe më shumë, andaj përgjigjja e duhur dhe e domosdoshme e Brukselit do të ishte dhënia e statusit të vendit kandidat për anëtarësim”, deklaroi kryeministri Kurti.