---
description: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 25-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi nga autoritetet serbe, duke thënë se epoka e
title: "Kurti: Duhet të marrë fund epoka e mosndëshkimit të krimeve serbe"
image: https://resources.koha.net/images/2024/June/25/00fd3aad-9f1f-4ed4-b428-617015487d69.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Kurti: Duhet të marrë fund epoka e mosndëshkimit të krimeve serbe

![Kryeministri Albin Kurti](https://resources.koha.net/images/2024/June/25/00fd3aad-9f1f-4ed4-b428-617015487d69.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Kryeministri Albin Kurti

- 8 korrik 2024 20:02
- Shpërndaje në:

- 8 korrik 2024 20:02
- Shpërndaje në:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 25-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi nga autoritetet serbe, duke thënë se epoka e mosndëshkimit të krimeve serbe “duhet të marrë fund”.

Kurti ka shkruar në rrjetin social X se askush s’është mbajtur përgjegjës për vrasjen e vëllezërve që ishin shtetas amerikanë.

“Trupat e tre vëllezërve të rinj shqiptarë, të cilët ishin gjithashtu shtetas amerikanë, u gjetën në një varr masiv menjëherë pas luftës. Agroni, Mehmeti dhe Ylli u vranë në paraburgimin e policisë serbe, me plumba në kokë, ndërsa duart e tyre ishin të lidhura. Megjithatë askush nuk është mbajtur përgjegjës. Epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund”, ka shkruar Kurti.

Në 25-vjetorin e vrasjes së tyre, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, ka kërkuar nga Serbia që ta përfundojë hetimin dhe t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi.

“25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agroni dhe Mehmet Bytyqi u vranë në paraburgimin e policisë serbe. Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë sërish që të përfundojë hetimin e saj dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tyre”, ka shkruar Miller në platformën X.

[#Albin Kurti](https://www.koha.net/tag/albin-kurti) [#Vellezerit Bytyçi](https://www.koha.net/tag/vellezerit-bytyci)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kurti: Vëllezërit Bytyqi, dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë](https://resources.koha.net/images/2026/July/09/b045a0b7-382f-46f5-b12d-8afe26c6946c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 9 kor 2026 Kurti: Vëllezërit Bytyqi, dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë](https://www.koha.net/arberi/kurti-vellezerit-bytyqi-deshmia-e-qarte-e-krimeve-te-serbise)
- [![Kurti në New York: Ideali i vëllezërve Bytyqi, udhërrëfyes për të ecur përpara](https://resources.koha.net/images/2025/September/27/90db53fa-00ce-4ebe-81f9-b82f2bfa8425.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 27 sht 2025 Kurti në New York: Ideali i vëllezërve Bytyqi, udhërrëfyes për të ecur përpara](https://www.koha.net/arberi/kurti-ne-new-york-ideali-i-vellezerve-bytyqi-udherrefyes-per-te-ecur-perpara)
- [![Kurti bën homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në New York](https://resources.koha.net/images/2024/September/28/6e11fd00-a6d2-4b65-9b45-8dad2f4681c4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 sht 2024 Kurti bën homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në New York](https://www.koha.net/arberi/kurti-ben-homazhe-te-varrezat-e-vellezerve-bytyqi-ne-new-york)
- [![25 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyqi, SHBA-ja i kërkon Serbisë drejtësi](https://resources.koha.net/images/2024/July/08/0ab6210e-a0cb-4c9b-ae8c-1957d22d6650.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 8 kor 2024 25 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyqi, SHBA-ja i kërkon Serbisë drejtësi](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/25-vjet-nga-vrasja-e-vellezerve-bytyqi-shba-ja-i-kerkon-serbise-drejtesi)
- [![SHBA-ja i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e vëllezërve Bytyqi](https://resources.koha.net/images/2024/July/08/85b1277d-0828-48af-882d-781e7cc43289.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 kor 2024 SHBA-ja i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e vëllezërve Bytyqi](https://www.koha.net/arberi/shba-ja-i-kerkon-serbise-ti-sjelle-para-drejtesise-pergjegjesit-per-vdekjen-e-vellezerve-bytyqi)

[Arbëri.]() [Asociacioni i Arkitektëve kërkon anulimin e vendimit për “Ulpianën”](https://www.koha.net/arberi/asociacioni-i-arkitekteve-kerkon-anulimin-e-vendimit-per-ulpianen)

[Botë.]() [Sekretari amerikan i Thesarit zhvendoset në një bazë ushtarake pas shqetësimeve për sigurinë e tij](https://www.koha.net/bote/sekretari-amerikan-i-thesarit-zhvendoset-ne-nje-baze-ushtarake-pas-shqetesimeve-per-sigurine-e-tij)

[Kulturë.]() [Dukagjin Lipa, folës kryesor në konferencën “Crowd & Loud” në Zagreb](https://www.koha.net/kulture/dukagjin-lipa-foles-kryesor-ne-konferencen-crowd-loud-ne-zagreb)

[Arbëri.]() [Aliu: Produktet në Kosovë shiten deri në 60 për qind më shtrenjtë se në vendet e tjera](https://www.koha.net/arberi/aliu-produktet-ne-kosove-shiten-deri-ne-60-per-qind-me-shtrenjte-se-ne-vendet-e-tjera)

[Botë.]() [Greva e parë e përgjithshme në Spanjë pas 14 vjetëve, në Barcelonë regjistrohen incidente](https://www.koha.net/bote/greva-e-pare-e-pergjithshme-ne-spanje-pas-14-vjeteve-ne-barcelone-regjistrohen-incidente)

[Arbëri.]() [Kurti udhëton në Irlandë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian](https://www.koha.net/arberi/kurti-udheton-ne-irlande-merr-pjese-ne-samitin-e-komunitetit-politik-evropian)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kurti: Duhet të marrë fund epoka e mosndëshkimit të krimeve serbe","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/kurti-duhet-te-marre-fund-epoka-e-mosndeshkimit-te-krimeve-serbe","datePublished":"2024-07-08T20:02:44+02:00","dateModified":"2026-07-11T02:10:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":253,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 25-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi nga autoritetet serbe, duke thënë se epoka e","url":"https://www.koha.net/arberi/kurti-duhet-te-marre-fund-epoka-e-mosndeshkimit-te-krimeve-serbe","keywords":"Albin Kurti, Vellezerit Bytyçi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/June/25/00fd3aad-9f1f-4ed4-b428-617015487d69.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
