TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Bulgaristan Başbakanı Kurti'ye mektup yazarak Kosova'ya entegrasyon yolunda destek sözü verdi.

hükümet

Kryeministri i Bullgarisë i ka shkruar letër urime kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për mandatin e ri në krye të Qeverisë së Kosovës. Ai ka siguruar mbështetjen e vendit që drejton për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e saj të Këshillin Evropian.

“Kam kënaqësinë t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e formimit të suksesshëm të qeverisë së re dhe marrjes së detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Dinamika e marrëdhënieve ndërkombëtare kërkon përpjekje të vazhdueshme për mbrojtjen efektive të interesave kombëtare. Angazhimi juaj i palodhur për konsolidimin e Kosovës si anëtare e pavarur dhe e denjë e bashkësisë ndërkombëtare përbën një arsye të fortë për të besuar në suksesin e misionit tuaj”, shkroi kryeministri Radev. “Ju siguroj për gatishmërinë e qeverisë së drejtuar prej meje për të vazhduar mbështetjen për ofrimin e një perspektive të qartë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësimin e plotë të vendit tuaj në Këshillin e Evropës”, vazhdoi ai.

Sipas komunikatës për media dërguar nga Zyra e Kryeministrit, Radev e ka ftuar Kurtin në Bullgari për siç theksohet “thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe kontaktet miqësore personale përbëjnë një bazë të mirëfilltë për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet nesh. Jam i bindur se një vizitë juaja zyrtare në Bullgari në të ardhmen e afërt do të kontribuojë ndjeshëm në ngritjen e partneritetit ndërmjet dy vendeve tona në një nivel të ri, më të lartë. Ju lutem pranoni, i nderuar zoti Kryeministër, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, përfundoi letrën Radev.