TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Kos: Özel Gümrük Tarifesindeki Değişiklikler AB'ye Doğru Atılan Ciddi Bir Geri Adımdır

Marta Kos

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, sërish ka kritikuar Kosovën për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në një postim në rrjetin social X, derisa ka njoftuar për takimin me kryenegociatorin e Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, Kos ka thënë se kjo nismë përbën hap serioz prapa në rrugën e Kosovës drejt integrimit Evropian.

"Megjithatë, ndryshimet e fundit në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të papranueshme. Miratimi dhe zbatimi i tyre do të binin ndesh me zotimet e Kosovës ndaj BE-së. Ato do të përbënin një hap serioz prapa në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian", yazdı.

Tutje ka thënë se respektimi i sundimit të ligjit dhe i institucioneve të pavarura gjyqësore është thelbësor për përgatitjen e hapave të ardhshëm të Kosovës në rrugën drejt BE-se.

Kos ka deklaruar se pavarësisht jostabilitetit institucional gjatë dy viteve të fundit, Kosova ka shënuar përparim me reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe Planin e Rritjes, duke shtuar se gjithashtu ka bërë përparim të mirë drejt anëtarësimit në SEPA.