TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

New York Tartışması: Özel Mahkemenin Kararı Düzeltilmesi Gereken Bir Adaletsizliktir

Glaucus Konjufka

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se vendimi i shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së përbën “padrejtësi” që duhet të korrigjohet.

Konjufca i bëri këto deklarata në mbrëmjen gala e dytë vjetore të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, të mbajtur në New York, ku morën pjesë përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, miq të komunitetit shqiptar dhe personalitete nga jeta publike.

Në fjalën e tij, Konjufca vlerësoi kontributin e komunitetit shqiptar në SHBA, duke thënë se veprimtarët, shoqatat dhe organizatat shqiptare kanë punuar për dekada për çështjen shqiptare dhe për sensibilizimin e institucioneve amerikane për Kosovën.

Duke folur për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Konjufca ka thënë se ai “shkon përtej fatit personal të të dënuarve” dhe prek, sipas tij, kauzën e çlirimit dhe lirisë së Kosovës.

“Ky vendim është një padrejtësi që duhet të korrigjohet”, ka thënë Konjufca, duke shtuar se duhet të mbrohet legjitimiteti i luftës së UÇK-së, të cilën e cilësoi si luftë të drejtë të popullit të Kosovës për çlirim nga shtypja.

Konjufca foli edhe për situatën institucionale në Kosovë, duke bërë thirrje për përgjegjësi politike, reflektim dhe vendosjen e interesit shtetëror e kombëtar mbi interesat partiake.

Sipas tij, në kohën e sfidave të mëdha, kohezioni kombëtar dhe funksionimi i qëndrueshëm i institucioneve janë thelbësore.