TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Konjufca, Kosova'nın Adriyatik Şartı'nın tam üyesi olmasını talep ediyor.

gl

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar që Kosova të jetë anëtare e plotë në Kartën e Adriatikut, gjatë takimit të sotëm të asociacionit.

Gjatë takimit ai ka thënë se dha dy shembuj konkretë pse Kosova duhet të jetë anëtare. Ai përmendi sulmin terrorist në Banjskë dhe atë në kanalin e Ibër-Lepencit duke theksuar se Kosova i zmbrapsi të dy këto sulme dhe “triumfoi”. 

“Për ne, këto nuk janë rreziqe abstrakte. Ne përballemi drejtpërdrejt me to dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë drejtpërdrejt në reagimin rajonal. Anëtarësimi i plotë në A5 ia mundëson Kosovës pikërisht këtë. Ka ardhur koha që A5 të bëhet A6”, ka shkruar Konjufca në X.

Karta e Adriatikut (A-5) është një nga nismat kryesore rajonale në fushën e sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore, e themeluar me qëllimin e shteteve anëtare për të arritur integrimin në NATO dhe BE. Karta e Adriatikut përbëhet nga Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Kosova ishte vendi i fundit që fitoi statusin e vëzhguesit në A-5 në vitin 2012 dhe kërkesa e saj për t'u bërë anëtare e plotë dështoi nga vetoja e Bosnja dhe Hercevogina në vitin 2014.