TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

KfW ayrıca Rama'yı 80 milyonluk proje konusunda uyarıyor.

İlerleme Rama komünü

Fotoğraf illüstrasyonu: Driton Pacharada

Krahas “Termokosit”, Banka Gjermane për Zhvillim, ka paralajmëruar edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, se problemet me pëlqimet dhe lejet mund ta rrezikojnë mbështetjen për projektin 80.7-milionësh. Për zhbllokimin e procesit, Banka Gjermane për Zhvillim ka rikujtuar se Komuna e Obiliqit ku do të vendosen panelet, ka kërkuar që Prishtina të shtyjë me prioritet financimin dhe zbatimin e obligimeve që ka marrë nëpërmjet dy marrëveshjeve.

Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) ka paralajmëruar edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për tërheqje nga mbështetja në projektin 80.7-milionësh të ngrohjes qendrore, nëse nuk sigurohen pëlqimet dhe lejet që kërkohen në proces realizimi.

Burime të KOHËS kanë thënë se krahas paralajmërimit që i është bërë “Termokosit”, edhe Ramës në formë të shkruar i është thënë se problemi është bërë kritik për vazhdimin e projektit.

Panelet solare për llogari të ngrohjes qendrore e edhe infrastruktura përcjellëse, është paraparë të vendosen në Obiliq. Në bazë të dy marrëveshjeve që kjo komunë ka firmosur në 2023-tën me Prishtinën, shpronësimet, pëlqimet dhe lejet do të lëshohen nëse kryeqyteti konfirmon zotimin për koston financiare. Po ashtu, ato kushtëzohen edhe me zbatimin e një listë projektesh kapitale, përfshirë lidhjen e Obiliqit në tubin kryesor të ngrohjes qendrore.

Sipas burimeve, banka gjermane ia ka kumtuar Ramës se Obiliqi kërkon zbatimin me urgjencë të kësaj pike.

“Në komunikimin e shkruar, KfW-ja e ka informuar kryetarin Rama se përfaqësues të saj kanë takuar kryetarin dhe zyrtarët e Komunës së Obiliqit, të cilët kanë thënë se, për të zhbllokuar këtë situatë, duhet të shtyhet me prioritet të lartë financimi dhe zbatimi i njërit prej projekteve kapitale kryesore nga marrëveshja mes të dyja komunave, e që ka të bëjë me tubacionin e ngrohjes qendrore në mes të stacionit të nxjerrjes së nxehtësisë në termocentralin Kosova B dhe stacionit të marrjes së nxehtësisë në Obiliq”, ka thënë një zyrtar i Komunës së Prishtinës.

Ayrıca KfW, Termokos'un 87 milyon sterlinlik projesine verdiği desteğin sona erdirilebileceği konusunda uyarıda bulundu. Arberi KfW, Termokos'un 87 milyon sterlinlik projesine verdiği desteğin sona erdirilebileceği konusunda uyarıda bulundu.

Në emër të Komunës së Prishtinës, marrëveshjet janë nënshkruar nga Rama, kurse për Obiliqin ka firmosur Xhafer Gashi, që ka qenë kryetar komune atëkohë. Ndonëse të dy fituan garën si kandidatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dokumentet nuk janë zbatuar.

Bazuar në marrëveshjen e parë, lokacioni për vendosjen e paneleve për llogari të projektit të ngrohjes diellore “Solar4Kosovo”, do të vendoset në Shkabaj. Krahas kësaj, për llogari të projektit janë paraparë shpronësime edhe në një numër pronash në Milloshevë dhe Llazarevë.

“Komuna e Prishtinës do të nxjerrë konfirmim përmes të cilit zotohet se do të ketë mjete të mjaftueshme për pagesë që do të dalin nga procedura e shpronësimit dhe në përputhje me raportin e vlerësimit do t’i bartë mjetet financiare për të cilat ka marrë obligim nëpërmjet kësaj marrëveshjeje”, thuhet në pikën 1 të nenit 5 të marrëveshjes së parë.

Marrëveshja e dytë krijon obligim për Komunën e Prishtinës që të financojë dhe zbatojë një listë projektesh në komunën e Obiliqit. Ato përfshijnë vazhdim punimesh në kolektorë, zgjerim e rregullim rrugësh, ndërtim kanalizimesh, investime në zona të gjelbra e riaktivizim të linjës së trafikut urban në relacionin Prishtinë-Obiliq.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe as ish-kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi, nuk kanë treguar arsyet e moszbatimit të marrëveshjeve.

Ayrıca KfW'nin "Termokos" şebekesiyle ilgili uyarısının ardından vatandaşlar yetersiz ısınmadan şikayetçi oldu. Arberi KfW'nin "Termokos" şebekesiyle ilgili uyarısının ardından vatandaşlar yetersiz ısınmadan şikayetçi oldu.

Edhe kryetari i tashëm i Obiliqit, Halil Thaçi, ka refuzuar të deklarohet për këto dokumente dhe për gatishmërinë e mundshme që të ndërmarrë veprime për sigurimin e pëlqimeve dhe lejeve, për projektin.

Marrëveshja e dytë ku listohen projektet, trajton edhe kërkesën e tashme të komunës së drejtuar nga Thaçi, për lidhje në sistemin e ngrohjes qendrore.

“Komuna e Prishtinës përmes ‘Termokosit’, do të angazhohet që Komuna e Obiliqit të marrë përkrahje në sigurimin e investimeve që përfshin tubacionin nga stacioni për nxjerrjen e nxehtësisë (pika kyçe), deri te stacioni për pranimin e nxehtësisë... Në rast të mos realizimit të këtij projekti, Komuna e Prishtinës zotohet se do të sigurojë financimin e këtij projekti”, thuhet në një nga pikat e kësaj marrëveshjeje.

Tri ditë më parë, KOHA e ka publikuar edhe letrën e KfW-së adresuar “Termokosit”, në të cilën është paralajmëruar se po rrezikohet mbështetja për projektin e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes. Në letre drejtuar Bordit të ndërmarrjes, paralajmërohej për problemet me 159 nënstacione të pakontrolluara, impiantin jofunksional të degazifikimit dhe vonesat për sigurimin e tokës e lejeve. KfW-ja ka paralajmëruar edhe mundësinë e ndërprerjes së mbështetjes për “Termokosin”.

Ayrıca Murati: Priştine Belediyesi'nin kötü yönetimi, ısıtma şebekesi genişletme projesini tehlikeye atıyor. Arberi Murati: Priştine Belediyesi'nin kötü yönetimi, ısıtma şebekesi genişletme projesini tehlikeye atıyor.

Sipas faqes së “Termokosit”, projekti “Solar 4 Kosovo II” përfshin një prej impianteve më të mëdha diellore në Evropë. Përmes tij, synohet që të shtohen 50 megawattë për të furnizuar me ngrohje rreth 38 mijë konsumatorë të rinj të “Termokosit”. Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes parashihet të prekë disa lagje të kryeqytetit. Për këtë projekt, Qeveria Gjermane financon përmes Bankës Gjermane për Zhvillim 53.1 milionë euro (21.5 milionë grant dhe 31.6 milionë kredi) ndërsa 23.2 milionë euro të tjera kredi janë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe 4.4 milionë euro janë investim i “Termokosit”.

Rezana Bozhlani