TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Kabashi: Anayasa Mahkemesi neredeyse Anayasayı yeniden yazıyor.

kabaşi

Ditar Kabashi, ligjërues i së drejtës kushtetuese, e vlerëson urgjente zgjedhjen e presidentit para afatit kushtetues, ndërsa thotë se zgjedhjet e reja në këtë kohë nuk i shërbejnë fare Kosovës. 

Ai ka theksuar se kjo çështje duhet të zgjidhet vetëm me marrëveshje politike, derisa ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për ndërhyrje dhe tejkalim të autorizimeve të saj.  

“Gjykata Kushtetuese nuk duhet të bëhet vetë ligji, vetë shkruesi i ligjit sepse atëherë interferon në kompetencat e organit legjislativ. Në aktgjykimin e fundit përsëri kemi devijim nga germa e Kushtetutës, përsëri kemi tejkalim të autorizimeve kushtetuese nga gjykata. Kemi vendosje të një afati, kemi një interpretim aq ekstensiv sa gjykata thuajse po e rishkruan Kushtetutën”, ka thënë ai në emisionin “60 Minuta”.

Kabashi ka deklaruar se zgjidhje afatgjatë e çështjeve të tilla politike që po çojnë në bllokada, është plotësimi i Kushtetutës. 

“Zgjidhja afatgjate është amandamentimi, plotësimi i Kushtetutës. Kur të konstituohen të gjitha organet të gjitha partitë duhet të ulen dhe ta amandamentojnë Kushtetutën, t’i shtojnë disa afate, dhe afatet që i shtojnë pastaj do të ketë pasoja juridike”, potencoi ai. 

Gjykata Kushtetuese ka publikuar të martën aktgjykimin e plotë, në të cilin ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar, ndërsa zgjedhjen e Qeverisë “Kurti 4” e ka vlerësuar në përputhje me Kushtetutën. Në të njëjtin aktgjykim, Gjykata ka përcaktuar edhe afatin deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Ka konstatuar se vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve nëse presidenti nuk zgjidhet më 6 tetor.