TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Jashari: Kosova, Avrupa ve Amerika'ya karşı olgun bir şekilde davranmalı.

Sala Yaşari

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, ka thënë se Kosova duhet të tregojë më shumë maturi politike dhe të sillet si një shtet i rritur në raport me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në veçanti pas vendimit të fundit për ish-krerët e UÇK-së.

Jashari ka deklaruar se duhet të hartohet një rezolutë në Kuvend për t’u dhënë mbështetje ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se kjo çështje nuk duhet të trajtohet si çështje e një partie politike, por e shtetit të Kosovës.

“Do duhej ta krijonim një rezolutë për t’i dhënë mbështetje krerëve të UÇK-së. Nuk do duhej të gjykoheshin në emër të popullit. Formimi i Gjykatës Speciale ka qenë një mirëbesim i shqiptarëve që kanë qenë të gatshëm për të dalë përballë asaj çfarë ka ndodhur, sepse besojmë në pastërtinë e asaj lufte. Ani pse unë mendoj se ka qenë një prej vendimeve të gabuara. Por nuk duhet të qëndrojmë te e kaluara, të mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen. Por mbi të gjitha, kjo nuk është çështje e PDK-së, kjo është çështje e shtetit të Kosovës. Kosova i ka bërë 18 vjet dhe duhet të sillet si e rritur, sidomos karshi Evropës dhe Amerikës. Duhet të kemi maturi politike më shumë se kurrë”, ka thënë ajo në “Interaktiv” të KTV-së. 

Sa i përket kërkesave për zhbërje të Gjykatës Speciale, ajo ka theksuar se ka disa pika që mund të sjellin ndryshime ligjore, por ka shtuar se për këto çështje duhet të flasin ekspertët e fushës.

“Të gjitha partitë duhet t’i lënë anash inatet, betejat politike, sepse tashmë Kosova e ka luftën më të madhe. Kjo është luftë politike që ne duhet t’i gjenim kokat e mençura të Kosovës dhe ta shtjellojmë mirë e mbarë se si t’u dalim në krah çlirimtarëve dhe historisë së Kosovës”, ka deklaruar Jashari.

Deputetja e PDK-së ka thënë se duhet të ndërmerren të gjitha masat për procesin në Apel, duke shprehur optimizëm nëse partitë politike bashkëpunojnë dhe ndërmarrin veprime konkrete.

“Duhet t’i marrim të gjitha masat për Apelin. Nëse ka bashkëpunim dhe veprime konkrete nga të gjitha partitë, unë jam optimiste”, ka thënë Jashari.

 

Diğer güncellemeleri okuyun
Jashari: PDK'nın Adalet Bakanlığı'na sahip olması gerekiyor.

Jashari: PDK'nın Adalet Bakanlığı'na sahip olması gerekiyor.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka propozuar që Ministria e Drejtësisë të udhëhiqet...